BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

Restaurohen rreth 600 libra të viteve 1800-1940,  pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare

Restaurohen rreth 600 libra të viteve 1800-1940,  pjesë e arkivit

Hapësira e njohur si ish-Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, sot qendra “Sotir Kolea” iu rikthye publikut përmes shërbimit të librave të rrallë, por pranë laboratorit po vijon dhe puna me restaurimin. Laboratori i restaurimit të librave në qendrën e librit “Sotir Kolea”, ka restauruar rreth 600 libra të viteve 1800-1940, pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.  Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka ndarë një video në rrjet sociale ku tregohet puna që po bëhet me restaurimin dhe se këto pajisje të mundësuara falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, ruajnë fondin e çmuar të librave dhe vlerave të rralla që ato mbartin. Antonio Çikollari, përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes së librit pranë qendrës “Sotir Kolea” shpjegon se dikur punët kryheshin në mënyrë mekanike. “Punonjëset i bënin me dorë ose me mjete pothuaj primitive. Ndërsa me pajisjet e reja, puna lehtësohet shumë, bëhet shumë më e lehtë për punonjëset e bibliotekës, por ndikon edhe në sasinë e restaurimit dhe përpunimit të librave”, shprehet ai. Puna që bëhet për restaurimin e librave merr një rëndësi për këto koleksione të rralla që janë pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare, por përpara restaurimit bëhet dhe një përzgjedhje. Antonio Çikollari përgjegjësi i sektorit të mirëmbajtjes së librit pranë kësaj qendre thotë se vlera të fshehura po shpalosen për publikun. “Përzgjedhja e librave bëhet edhe në varësi të përmbajtjeve. Për shembull, kemi libra të Erasmusit të Roterdamit të cilët janë gjetur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe që normalisht libri dëmtohet për efekt kohe, edhe kur nuk është ekspozuar kurrë. Kështu që lind nevoja që këtyre veprave të rralla që kemi, t’u kushtohet një vëmendje e veçantë, në mënyrë që këto vlera të “fshehura” në arkiva t’u japim dritë e t’i shpalosim për publikun”,  shprehet Çikollari.

Projekti më parë

Qendra “Sotir Kolea” mban emrin e një personaliteti të kulturës shqiptare, i cili si drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjatë periudhës 1928-1937, dha një kontribut të veçantë në hedhjen e bazave të bibliotekonomisë në Shqipëri. Kjo qendër u rikonstruktua dhe u kthye në jetë përmes investimit të qeverisë dhe pajisjes me aparatura moderne me mbështetjen e Bashkimit Europian përmes programit “EU4Culture”. Më herët projekti në tërësi konsistoi në rikonstruksionin total të objektit, në krijimin e kushteve dhe hapësirave të përshtatshme të punës për stafin dhe përdoruesin e rregullt. Më parë u bë me dije se programi “EU4Culture” i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UNOPS Albania në partneritet me Ministrinë e Kulturës ka prokuruar dhe dorëzuar pajisje moderne restauruese me vlerë 667,174.00 USD (afërsisht 621,672.73 Euro) për Njësinë e Restaurimit të Fondit të Bibliotekës Kombëtare Shqiptare.