Aktori i njohur amerikan Robert Miano është pjesë e një filmi që po xhirohet në vendin tonë. Aktori ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh. Në vendin tonë Miano ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjisor Fatmir Dogën dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha. I pranishëm këto ditë në vendin tonë, aktori i njohur hollivudian Robert Miano e cilësoi Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë. “Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet aktori Miano. Ndërkohë që regjisori Fatmir Doga përmes një videoje të shpërndarë në rrjete sociale tregon se ka bashkëpunuar dhe më parë më aktorin e njohur. “Në vitin 2012 bëra një film në Hollywood dhe ishte nder e privilegj të punoja me yllin e kinematografisë botërore mikun tim: Robert Miano. Universi e deshti që ne të dy të punojmë bashkë sërish, por këtë herë në po bëjmë një film në vendlindjen time: Shqipëri”, shkruan regjisori. Aktori ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn, etj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë