Filmi “Maya”, një ndër prodhimet më të vlerësuar kinematografike shqiptare, sjell në ndërmend dhe aktoren e njohur Rovena Lule. Aktorja e cila shkëlqeu me interpretimin e saj në filmin me regji të Pluton Vasit, solli para publikut një personazh që mori jo pak vlerësime jo vetëm nga publiku por dhe kritika në festivale të ndryshme. Aktorja Rovena Lule është dhe pedagoge në lëndën e mjeshtërisë së aktorit në Fakultetin e Artit Skenik në Universitetin e Arteve, dhe tregon se ditët e saj janë të zëna në shkollë, pasi ky sezon është në fund të tij dhe ka jo pak punë. “Gjatë ditëve të javës jam në fakultet, pasi është dhe fundi i sezonit dhe po përgatitemi me studentët”, tregon aktorja Rovena Lule, pedagoge. Larg angazhimeve të saj në fakultet, aktorja shton se zakonisht fundjavat janë ndryshe, nuk mungojnë udhëtimet apo dhe drekat jashtë Tirane me familjen. “Këtë të shtunë jam për drekë me familjen në Durrës, ndërsa në mbrëmje do të jem në Tetarin Kombëtar për të parë premierën e re të këtij sezoni”, pohon aktorja, e cila vetëm disa ditë më parë u kthye nga Nju Jorku. Në jetën e saj artistike në filmin “Maya” aktorja mban peshën kryesore në film, në rolin e Majës, që dashurohet me shqiptarin e sapoardhur nga perëndimi.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë