Teatri Kombëtar e nisi sezonin e premierave me shfaqjen teatrore “Edipi mbret”, tragjedia që zbret nga antikiteti, shkruar nga Sofokliu. Një bashkëpunim mes dy teatrove kombëtarë të Shqipërisë dhe Kosovës, me regji të Ilir Bokshit. Roli kryesor, Edipi, u interpretua nga aktori i njohur Helidon Fino, i cili më herët ka treguar se ka provuar një eksperiencë të re me këtë shfaqje. “Edipi…” ishte një shfaqje e cila ishte gjatë gjithë kohës aktive. Gjithçka fillon me këngë dhe me lëvizje të vallëzimit dhe dialogut nëpërmjet gjuhës së trupit. Një diell i madh që natën shndërrohet në hënë është i vënë në qendër të skenës, prapa fronit të Edipit. Por nëse Sofokliu e bëri mbret në skenë, Shekspiri me “Ëndrra e një nate vere” e veshi si Paku, një personazh që sigurisht që ka të veçantat e tij në komedinë shekspiriane. “Për momentin ky është dhe angazhimi im në skenën teatrore. Kjo është premiera e re e Teatrit Kombëtar. Sigurisht që në vijim do të jenë dhe të tjera projekte”, pohon aktori Helidon Fino, i cili këto ditë po merr duartrokitjet e publikut me rolin e Pakut në skenën teatrore. Në teatër Helidon Fino ka jo pak role, por nuk ka munguar dhe në kinema. Në disa prej prodhimeve më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, aktori Helidon Fino ka qenë me personazhet e tij.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë