BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Kultura

Shfaqja “Turjela” me regji nga Saimir Gongo produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në vitet shtatëdhjetë

Shfaqja “Turjela” me regji nga Saimir Gongo produksioni më i

Vepra teatrore “Turjela” vjen në skenë me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në kohën e diktaturës. Sigurimi i shtetit ka një detyrë speciale për shkrimtarin Dritan Korami...të raportojë mendimet e gabuara të dikujt në familjen e tij! Nëse nuk e bën ndoshta mund të ketë pasoja për të vetë dhe ai merr një vendim. “Turjela” premierë absolute është produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo, si dhe në role ka një kast aktorësh të njohur të skenës sonë. Vepra teatrore që shënoi premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” erdhi në skenë, duke përcjellë dhe mesazhe të publiku. Në role janë aktorët Helidon Fino, Olta Daku, Muzafer Zifla, Neritan Liçaj dhe Indrit Çobani. Në Shqipërinë e diktaturës në vitet shtatëdhjetë, Dritan Korami shkrimtar i suksesshëm, rekrutohet nga sigurimi i shtetit që të raportojë mikun tij piktor Marion. Ky i fundit dyshohet se pëlqen artistë dekadentë si Pikason dhe Modilianin. Pa dëshirën e tij, por i nxitur edhe nga e shoqja e tij Eva, Dritani shkon në studion e mikut të tij Marion për të zbuluar se ky i fundit duket se vërtetë pëlqen autorët e ndaluar në Shqipëri, dhe madje ushqen mendime të gabuara ndaj udhëheqjes. I udhëhequr nga ndjeja e miqësisë, Dritani vendos të mos raportojë, por tani i jepet një detyrë tjetër edhe më e vështirë, të raportojë dikë në familjen e tij. Dilemat dhe lufta shpirtërore e shkrimtarit bëhen akoma dhe më të forta ndërsa zbulon se diktatura është edhe më e egër dhe më e sofistikuar se sa  e ka menduar më parë. Vepra që erdhi në skenë nga Saimir Gongo do të vijojë dhe net të tjera për publikun. As regjisor Donald Shehu, skenografia dhe kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe regjia audiovizuale Gentian Shkurti.

Gongo dhe aktiviteti me teatrin

Saimir Gongo i diplomuar për regjisurë pranë Akademisë së Arteve Tiranë ka zhvilluara aktivitetin si regjisor teatri dhe televiziv. U bë i njohur për publikun teatror të kryeqytetit me komedinë e suksesshme “Shtëpia pa dritare” shkruar dhe vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga vetë ai. Si dramaturg është dy herë fitues i festivalit “Netët e dramës shqipe” me pjesët “Shtëpia pa dritare dhe “Pengu”. Është i njohur si bashkautor , skenarist dhe regjisor i serialeve komikë “Bar kafe” dhe seriali tjetër “Familja kuqezi”. Sa i takon komedisë “Shtëpia pa dritare” gjatë pandemisë erdhi sërish në programin artistik online të Teatrit Kombëtar. Vepra teatrore “Turjela” që erdhi këto mbrëmje premierë absolute dhe po vijon në skenën e Teatri Kombëtar është në vijim të sezonit artistik. Tetari Kombëtar ka publikuar dhe datat e tjera që do të vijojë shfaqja teatrore “Turjela” në skenë për publikun.  Shfaqja me regji nga Saimir Gongo dhe një kast aktorësh të njohur në role do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në mbrëmjen e së enjtes, premtes, shtunës dhe të dielës gjatë kësaj jave. Edhe më parë në skenën e TK-së gjatë sezonit artistik këtë vit kanë qenë të tjera premiera për publikun.