Shfaqja teatrore “Vizita” fituesja e tre çmimeve në Festivalin Teatror Shqiptar “Moisiu” në Tiranë u shfaq për dy mbrëmje në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Drama “Vizita” erdhi në skenën teatrore nga Davide Iodice, një regjisor i teatrit bashkëkohor. Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme”. Ndihmës regjie Jozef Shiroka, përktheu veprën Zija Vukaj dhe kostruksionet skenografike Divni Gushta. Interpretuesit në shfaqjen që u shfaq në 2 dhe 3 dhjetor janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. “Vizita e mrekullueshme” HG Wells u botua në 1895. HG Wells ishte një shkrimtar shumë produktiv. Ai ka shkruar më shumë se 100 libra gjatë karrierës së tij 60 vjeçare. Veprat e tij të fiction bien në shumë zhanre, duke përfshirë fantashkencën, fantazinë, satirën dhe tragjedinë. Davide Iodice është diplomuar për regji në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” në Romë me maestro Andrea Camilleri. Ai ishte bashkëdrejtor artistik i Qendrës Kërkimore Teatro Nuovo në Napoli. Ai është krijuesi dhe drejtori artistik i Scuola Elementary del Teatro | Konservatori popullor për projektin e artit skenik, artit dhe përfshirjes sociale. Iodice është përgjegjës për projektet e artit dhe përfshirjes sociale për teatrin Trianon Viviani. Iodice ka krijuar vepra radiofonike për Radio 3 Rai me bashkëpunimin e Goffredo Fofi dhe Maurizio Braucci, dokumentarin kolektiv Com’è bella la Città me Roberta Torre, Pasquale Pozzessere, Giovanni Maderna dhe është protagonist dhe autor i shkrimit skenik të filmit dokumentar Gelsomina Verde pere la me regji nga Massimiliano Pacifico. Drama “Vizita” më shfaq për herë të parë në ditët e fundit të tetorit në teatrin “Migjeni”, vijoi në skenën e Tiranës dhe sërish u rikthye në Shkodër.