Nga Julia Vrapi
Shfaqjet “Gruaja e thyer”, “Mbretëreshat e klubit të natës” dhe “Mein Kampf” përgjatë muajit korrik do të jenë në skenat teatrore. Produksione teatrore të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, si dhe një shfaqje në bashkëpunim, do të jenë për publikun jo vetëm në skenë te “ArTurbina”, por edhe në qytete të tjera. Shfaqja “Gruaja e thyer” që vjen me regji nga Endri Çela dhe interpretimin e aktores Adriana Tolka do të jetë këtë mbrëmje për publikun tek “Mësonjëtorja e parë shqipe” në qytetin e Korçës, si dhe më datë 8 korrik në qendrën “Arka” në qytetin e Shkodrës. Në vijim do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” shfaqja “Mbretëreshat e klubit të natës” që do të shfaqet mbrëmjen e 16 korrikut. Nga ,Bruch‘- dhe Klaudja Piroli. Me Rexhina Ibro, Matia Llupa, Paolo Kadillari, Ina Kollçaku. Kontribuuan Kunthug , Valentin Mase. Pas këtyre shfaqjeve në vijim do të jetë për publikun po në skenë te “ArTurbina” shfaqja “Mein Kampf” me regji nga Altin Basha dhe aktor Florian Agalliu. Kostimografe dhe skenografia Iliriana Basha, koreografia Silvester Shuta, përkthye Rovena Vyshka. Kjo shfaqje që vjen si bashkëpunim me teatrin do të jetë në skenë për publikun te “ArTurbina” në datat 25 dhe 26 korrik.
Monodrama “Gruaja e thyer”
Monodrama “Gruaja e thyer” që shfaqet këtë mbrëmje në Korçë dhe në vijim në Shkodër, më parë shënoi premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Shkruar nga Simone De Beauvoir, interpretimin e aktores së njohur Adriana Tolka dhe regji nga Endri Çela, një monodramë e kohës, që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton. Një shfaqje kontemporane, ku gjithçka buron nga e brendshmja e personazhit: lëvizja trupore, fjala, imazhi, muzikaliteti, e kënduara dhe e luajtura e muzikës “live”. Shfaqja është e përshtatshme për një publik mbi 16-vjeç. Shqipëroi Amantia Kapo, skenografia Beqo Nanaj, kostumografia Sofi Kara. Muzika nga Adriana Tolka dhe në violonçel Sotiraq Jorgji. Muriel 43 vjeçe, pas pesë vitesh që jeton e vetme dhe e mbyllur në apartamentin e saj, mezi pret të nesërmen për tu takuar me bashkëshortin dhe të birin e mitur, që jeton me të atin. Ajo ka planifikuar të shtrojë gjithë arsyet se përse i biri duhet të jetojë me të ëmën. Mirëpo, gjatë natës, duke kaluar nëpër kalvarin e kujtimeve, ajo zbërthen, sipas këndvështrimit të saj- të një njeriu perfeksionist – marrëdhëniet e ngushta familjare e shoqërore dhe nuk rresht së fajësuari të tjerët: dy bashkëshortët për dështimin e martesave të saj, të bijën për vetëvrasjen që ka kryer, të ëmën, e cila e ka përbuzur gjithmonë, të vëllanë, shoqet e ngushta e deri tek fqinjët. Nga ana tjetër, justifikon qëndrimet e saj, duke e paraqitur veten të sinqertë dhe gjithmonë në kërkim të rregullit dhe të një familjeje tradicionale, ku një grua duhet të ketë me patjetër një burrë në krahë dhe fëmijë për t’u kujdesur, që të fitojë një status të denjë për moralin e shoqërisë. Në këto kushte, ajo pret ditën e nesërme, e cila nuk i dihet se ç’të ardhme do i sjellë.
Do jetë pjesë e BBV4? Këngëtarja e njohur habit fansat: Propozimi më është bërë…
Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Top Channel. Ajo është vënë...
Lexo më shumë