BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Kultura

Shkrimtarët: Libri duket si i mbetur jetim, duke u shitur rrugëve në erë, pluhur dhe shi si plaçkat e vjetra, me urgjencë të drejtohet vëmendja ndaj tij dhe të vlerësohet nga institucionet

Shkrimtarët: Libri duket si i mbetur jetim, duke u shitur rrugëve

Shkrimtarët në Ditën Botërore të Librit kërkojnë më shumë vëmendje ndaj tij nga institucionet në vend. Ata shprehen se për librin duhet të ketë më shumë vlerësim. Sipas tyre, ndërsa në shtetet e tjera tregohet më shumë interesim për çfarë ndodh me krijimtarinë letrare dhe librin, në vendin tonë nuk tregohet kjo vëmendje. Autor i disa librave dhe studiues arti Agim Janina thotë se libri sot duket si i mbetur jetim dhe vëmendja ndaj tij duhet të kthehet me urgjencë. “Shteti e ngre librin në podin e merituar, duke e ndjekur, nxitur, vlerësuar. Jetojmë në kohën e reklamës dhe ajo vendos dhe drejton shijet dhe kulturën. Sa shumë u bëhet reklamë koncerteve muzikore, ndërsa për librin dëgjohet vetëm një zë i dobët. Duket si i mbetur jetim, duke u shitur rrugëve në erë, pluhur dhe shi si plaçkat e vjetra. Ndaj tij duhet drejtohet me urgjencë vëmendja dhe e para duhet të vlerësohet nga institucionet. Ku vdes libri, vdes kombi”, thotë studiuesi Janina. Por me çfarë po ndodh me librin, studiuesi Janina thotë se një nga problemet është dhe rënia e leximit në letërsi. Sipas tij edukimi me librin fillon që nga familja. “Sot fatkeqësisht nuk lexohet letërsi. Ajo është zëvendësuar me rrjetet sociale. Çdokush aty thotë fjalën e tij. Edukimi me librin fillon nga familja dhe jo kur fëmija ka ardhur në jetë, por që kur është në mitër të nënës, ajo duhet t'i flasë dhe t"i lexojë”, shprehet Janina në reagimin e tij.    

Libri të marrë vëmendjen që meriton

Për shkrimtarin Pandeli Koçi sot duhet të flitet më shumë për librin dhe vlerat e tij. Sipas tij, duhet të luftohet me të gjitha rrugët qoftë ato institucionale, familjare apo vetjake për ta mbajtur dashurinë për librin në lartësinë e asaj që ajo e meriton. “Edhe shkenca dhe gjithë arritjet për kulturën, ekonominë, etj, bazën e kanë te libri, te aftësitë e librit”, thotë ai. Në Ditën Botërore të Librit shkrimtari Pandeli Koçi autor i librave të ndryshëm për fëmijë, por dhe për të rritur sjell në vëmendje dhe rolin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Shkrimtari thotë që duhet të tregojë me politikat e saj më shumë interes për krijimtarinë. “Ne ende vijomë ndryshe nga shtete të tjera që bëjnë më shumë për librin. Ata kanë një interesim më të madh, një kujdes që ai të jetë në lartësinë e duhur. Por tek ne shumë pak i kushtohet rëndësi librit. Si mund që ti kushtohet një ministri që është edhe e Ekonomisë, edhe e Kulturës edhe e Inovacionit? Ajo ka drejtorët e saj, por këto ne nuk i shohim të materializuara në ndihmën në kontributet për librin artistik. Duhet të ketë më shumë vëmendje për librin nga institucionet. Mund ta ketë shkruar dikush librin, por nuk e boton dot. Flasim për librat që kanë vlera dhe ne kemi shkrimtarë, prozatorë, poetë që kanë vlera dhe këtë e kanë treguar me botimet që kanë dhe jashtë”, thotë shkrimtari Pandeli Koçi. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.