BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Shkrimtarët: Ministria e Kulturës të ketë politika më produktive, autorët kanë mbetur të varfër edhe pse veprat e tyre japin kontribute

Shkrimtarët: Ministria e Kulturës të ketë politika më

 Shkrimtarët kërkojnë që të bëhet më shumë për librin dhe letërsinë. Ata shprehen se përballen me probleme të ndryshme në krijimtari, duke pohuar se duhet që Ministria e Kulturës të ketë politika kulturore më produktive. Në “Ditën Botërore të Shkrimtarëve”, që shënohet çdo vit më 3 mars, autorët Xhahid Bushati dhe Vasil Premçi thanë se është një ditë që rikthen vëmendjen dhe te problemet. Ata shprehen se me politikat që ndjek Ministria e Kulturës në vend duhet bërë më shumë për krijuesit. Për shkrimtarin Xahid Bushati nga ministria duhet të jenë politika për t’i dhënë forcë jetës së krijuesve. “Ministria e Kulturës të bëjë platformat, që janë shumë të rëndësishme, që të krijojë truallin e sigurisë së shkrimtarit, gjithmonë flasim për ata autorë të talentuar, sepse asgjë nuk ndodh. Vetë MK të bëjë rezidenca në jug a veri dhe të shkojnë nga një muaj autorët shqiptarë. Ministria e Kulturës të ketë politika më produktive për t’i dhënë forca jetës së shkrimtarëve", thotë Bushati. Një tjetër problem sipas shkrimtarit Xhahid Bushati është dhe rënia e leximit. Sipas tij, autorët shqiptarë sot janë të varfër edhe pse kanë kontribute. “Problem është se sot edhe pak lexohet, ka rënie të leximit. Shkrimtarët kanë mbetur të varfër, por veprat e tyre japin kontribute. Ndaj ka nevojë për stade të reja të kulturës edhe për të artikuluar dhe më bukur gjuhën shqipe”, thotë Bushati. Edhe pse shpreh kritika për MK, shkrimtari Xhahid Bushati vlerëson punën që bën Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me mundësitë që ka. Sipas tij, QKLL sa mundësi ka po zhvillon aktivitete. “QKLL realisht është duke nderuar shkrimtarët dhe aktivitetet e saj janë të shumta. Mua më vjen mirë, që 2023 është shpall “Viti i Petro Markos””, thotë ai. Në “Ditën Botërore të Shkrimtarëve” që u shënua dje, Xhahid Bushati tha se është shumë i rëndësishëm misioni i shkrimtarit. “Kontributi i shkrimtarëve është i një rëndësie të veçantë për të mbrojtur identitetin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë sonë”, tha ai.

Ligji dhe autorët

Shkrimtari Vasil Premçi shprehet se autorët shqiptarë edhe pse përballen me probleme në aktivitetin e tyre, ata janë të larguar nga përkrahja dhe mbështetja. Sipas tij dhe ligji nuk është në favor të autorit. “Të larguar nga një front i tërë, që duket se po e mposht letërsinë. Ne e shohim me sytë tanë këtë punë. Të gjithë e përjetojmë me mënyra të ndryshme, lexuesit largohen, ligjet dalin në disfavor të librit dhe shkrimtarëve. Subjekt dalin menaxherët e librit, tregtarët e librit, shtëpitë botuese, që përcaktojnë shkrimtarët dhe librat. Ne na duket sikur jemi të mbyllur në një kafaz, që menaxhohemi nga të tjerët. Ligjet, panairet, tregu, mbështetja dhe përkrahja janë larg nesh”, thotë ai. Problem për shkrimtarin Premçi është dhe çfarë ndodh me konkurset letrare, ku me kritika shprehet dhe çfarë ndodh dhe në panairin e librit. “Konkurset letrare nga Ministria e Kulturës u ngjajnë tenderave, që bëhen në çdo fushë që janë të kapura përpara. Janë të kapura me komisionet e famshme, që bëhen”, thotë Premçi. 3 marsi është shpallur “Dita Botërore e Shkrimtarëve” dhe festohet që prej vitit 1986. “Dita Botërore e Shkrimtarëve” është themeluar nga Kongresi ndërkombëtar i PEN Club, një shoqatë e shkrimtarëve në gjithë botën e themeluar në Londër në vitin 1921.