Peter Stamm një nga autorët më të njohur bashkëkohorë zhvilloi një bisedë me lexuesit e tij shqiptarë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Shkrimtari zviceran, i përkthyer në gati 40 gjuhë, vjen nga gjermanishtja në shqip falë punës së Anna Koves dhe Aleph Club. Gjatë këtij takimi, të pranishmit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit biseduan me autorin e gjithashtu u lexuan pasazhe nga librat e tij, të botuar në shqip “Agnesa” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës”. “Agnesa” është vepra e parë e autorit, ndërsa “Shpërfillja e ëmbël e botës”, u shkrua dy dekada më vonë. Ndër të tjera gjatë takimit me lexuesit shqiptarë, Peter Stamm tha se të dyja veprat janë sa të ngjashme po aq edhe të ndryshme. “Më vjen mirë që jam në Tiranë. E shoh sallën e takimit plot dhe kjo më gëzon. Sapo kanë dalë librat më thanë dhe sigurisht është ende herët të kërkoj lexues shqiptaren, por këtë takim letrar shumë të interesuar. Të dyja veprat janë po aq të ngjashme, po aq edhe të ndryshme”, tha ai. Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Peter Stamm me mbi 1.5 milionë libra të shitur dhe në 40 gjuhë i përkthyer, pa dyshim është një autor shumë i dashur dhe i vlerësuar për lexuesit në mbarë botën. Pas takimit letrar në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Peter Stamm zhvilloi një takim edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, salla “Europa”, i ftuar nga Departamenti i Gjuhës Gjermane të Universitetit të Tiranës. Ndërsa nesër ai do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku do të zhvillojë një takim në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i ftuar nga Departamenti i Letërsisë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë