BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Kultura

Skënder Jaçe: Janë shumë faktorë që kinemaja ka humbur shkëlqimin dhe që kanë sjellë krizën e saj dhe braktisjen e sallave nga spektatori

Skënder Jaçe: Janë shumë faktorë që kinemaja ka

Shkatërrimi i sallave të kinemave në vendin tonë ka sjellë probleme për shfaqjen e filmave. Por ndërkohë janë një sërë faktorësh të tjerë që kanë sjellë krizën e kinemasë. Kineasti dhe producenti Skënder Jaçe një nga profesionistët e fushës bën një analizë se çfarë ka ndodhur me kinemanë dhe pse sot është në krizë dhe në botë. Në intervistën për gazetën “SOT” producenti Skënder Jaçe thotë se që nga krijimi i saj ajo ka pasur kriza të ndryshme, të cilat janë kapërcyer shpejt dhe pa një humbje kaq të dukshme të spektatorit siç po ndodh sot. Jaçe thotë se madhështia e arkitekturave të godinave të kinemave garantonte dhe impononte, respektin e spektatorit të kohës, por sipas tij tek ne u shkatërrua çdo sallë kinemaje në çdo qytet të Shqipërisë, duke u rritur për 30 vjet breza që se njohin fare ekranin e madh të kinemasë, e duke humbur kështu përfundimisht kulturën e shkuarjes në kinema. Kineasti Jaçe ndalet dhe te distribucioni që sipas tij mungon në Shqipëri, aq më shumë ai i filmit shqiptar. Ai thotë se ata pak filma që prodhohen, qoftë edhe me iniciativë private, shoqërohen nga regjisori i cili shkon në ato qytete ku kanë mbetur disa salla teatrosh për ta promovuar.

-Ju jeni shprehur mbi kinemanë sot, ku thoni se në gjithë botën është në krizë. Çfarë  po ndodh?

Kinemaja sot në të gjithë botën është në krizë. Natyrisht që nga krijimi i saj ajo ka pasur kriza të ndryshme, të cilat janë kapërcyer shpejt dhe pa një humbje kaq të dukshme të spektatorit siç po ndodh sot. Ata që e përjetojnë në mënyrë të dhimbshme, janë pikërisht pronarët e sallave pra atje ku një vepër kinematografike merë jetë.

Skënder Jaçe: Janë shumë faktorë që kinemaja ka

-Cilët janë faktorët që sipas jush kinemaja ka humbur shkëlqimin e saj. Nëse ju bëni një analizë, ku do ndaleni si kineast?

Janë shumë faktor subjektiv që kinemaja e djeshme ka humbur shkëlqimin e saj. Le të ndalemi konkretisht në disa prej tyre dhe sidomos në vendin tonë. Të analizojmë: Familjet shqiptare gjatë viteve ‘60-‘70 bënin përpjekje që njëherë në javë të shkonin në kinema familjarisht, s’kishte gjë më të bukur, të gjithë përgatisnin rrobat e tyre, dhe rrugët gumëzhinin nga padurimi për të ndjekur premierën e radhës. Madhështia e arkitekturave të godinave të kinemave garantonte dhe impononte, respektin e spektatorit të kohës. Shkatërruam çdo sallë kinemaje në çdo qytet të Shqipërisë, duke rritur për 30 vjet breza që se njohin fare ekranin e madh të kinemasë, e duke humbur kështu përfundimisht kulturën e shkuarjes në kinema. Sot duket e pabesueshme, por a e dini se në vitin 1972, kinematë në Shqipëri kapën shifrën rekord 20 milionë spektatorë në vit, prej këtyre 8 milionë i kishte filmi shqiptar. Një shikueshmëri tepër e lartë si popullatë, krahasuar edhe me vendet e mëdha dhe të zhvilluara në botë! Kjo ndodhi përpara se të humbnim brendësinë e gjerë të artit nga shkurtpamësia. Gdhendja e auditorit të zbukuruar bukur të teknologjisë digitale dhe tv, e cila prishi përvojën e të shkuarit në foto, u bë një parathënie e trishtuar e gjërave që do të vinin më pas. Heqja e formatit 35/mm nga projeksionet në kinema duke u zëvendësuar me një format Digital DCP, solli rrjedhje të madhe të spektatorit në të gjithë botën. Sipërmarrësit e sallave në të gjithë botën protestuan për këtë ndryshim të shpejtë, por e kotë. Në përgjithësi, vlerësimi midis tyre varion në varësi të preferencave të individëve, teknologjisë së disponueshme dhe kontekstit të përdorimit. Filmi 35mm ka një përvojë unike ishte më profesional, për specialistë të kësaj fushe. Ndërsa formati DCP është një zgjidhje më praktike dhe e përshtatshme për produksionin dhe shfaqjen e filmit në kinema sot. Kohët moderne sollën shkëlqimin e rremë duke ngritur kështu kinematë multipleks, duke vrarë kështu çdo gjurmë të fundit të magjisë së filmit. Banakët e shitjes që strehojnë këto ngrehina pa shpirt, i largojnë spektatorët në vende që ti mirëpresin. Marrja e familjes në kinema jo vetëm që është e keqe për xhepin tuaj, por mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj pasi të keni marrë parasysh të gjitha ato kova me kokoshka të shtrenjta, hotdogs të qelbur dhe nachos të mbytura në djathë plastik, zhurma e të cilave të shqetëson për të ndjekur një film. Njerëzit, minuta të tëra përtypen duke krijuar shqetësim për publikun që do ta shijojë veprën.  Siç mund ta shihni, qëndrimi në shtëpi sigurisht që ka tërheqjen e tij. Çmimet e biletave gjithashtu duhet të bien nëse kinematë do të konkurrojnë me shërbimet e projeksioneve dhe jo me taksa të fshehta për të ashtuquajturat “filma me ngjarje”. Volumi i zërit në sallat “moderne” është shumë i lartë, duke detyruar spektatorin ta ndjekë filmin në kushte shtëpie, thjesht përdor telekomandën në vend që t'ju duhet të mbushni me pambuk veshët tuaj. Pyetja e vërtetë tani është: Pse dikush do të zgjidhte të shkonte në kinema, kur kinemaja ka ardhur në mënyrë efektive tek ne? Dhe sinqerisht, përvoja e shikimit të filmave në shtëpi, është shumë më pak stresuese, e thënë kjo nga një profesionist është e dhimbshme, por prezente! Po, mund të humbisni emocionet e përbashkëta të dëgjimit të njerëzve të tjerë që shushurijnë, atë magji që kinemaja e ka në realitet. Në shtëpi, ju mund të shtriheni nëpër divan me pizhame, të ndaloni përdorimin e kokoshkave të zhurmshme dhe të shkoni në tualet pa u ndëshkuar. Në një sallë kinemaje sot, asgjë s’ke ç’bën, në se ata që ke afër duke ndjekur filmin fillojnë të bëjnë thashetheme ose mesazhe gjatë filmit, apo kërcet zilja e telefonit dhe ai ose ajo flet sikur është në arrë dhe po shkul qepë, guxo të flasësh! Kjo e largon spektatorin dhe zgjedh ngrohtësinë e shtëpisë, ku nuk i imponohet sjellja e tjetrit. Arkitektët duhet të fillojnë të ndërtojnë hapësira tërheqëse dhe të heqin dorë nga adoptimi i hangareve nëpër qendra komerciale, të cilat qysh në ndërtim nuk kanë pasur në planimetri salla kinemaje. Kinemaja është një institucion religjoz ndaj lipset më shumë respekt ndaj saj. Nga ana tjetër kriza e dukshme e prodhimit të filmave në Hollywood,  jo në numër por në skenarë të dobët, filma thjesht komercial, ka kohë që i mungojnë ekranit të madh të kinemasë filma që akoma janë hit. Filmi Evropian pothuajse është i munguar në Shqipëri, me përjashtim të eventeve që zhvillojnë ambasadat e huaja në Shqipëri ku promovojnë filmat e shteteve të tyre.

Skënder Jaçe: Janë shumë faktorë që kinemaja ka

-Ju jeni producent dhe kineast dhe herë pas here keni shprehur problemet me kinematografinë në vendin tonë, një prej tyre ka qenë dhe distribucioni i filmave. Duke qenë profesionist i filmit dhe kinemasë, çfarë po ndodh me filmin shqiptar?

Distribucioni mungon në Shqipëri, aq më shumë ai i filmit shqiptar. Ata pak filma që prodhohen, qoftë edhe me iniciativë private, shoqërohen nga regjisori i cili bredh në ato qytete ku kanë mbetur disa salla teatrosh për ta promovuar, gjë që çalon në marketingun që koha kërkon sot. Teknologjia ecën me ritme të shpejta, ajo po e "zvogëlon" botën. Televizionet, kabllorët, pirateria, platformat e ndryshme si Netflix, etj, e kanë zbehur shkëlqimin e dikurshëm të kinemasë. Ndërsa kinematë do të vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e kulturës së filmit, ato do të duhet të përshtaten me ndryshimet për të mbetur relevante dhe për të ofruar përvoja unike që nuk mund të kopjohen në shtëpi. Kjo mund të përfshijë ofrimin e përvojave të reja interaktive, si dhe përdorimin e teknologjive të realitetit virtual, për të krijuar një ndjenjë më të thellë të imazhit. E ardhmja e kinemasë do të jetë një fushë e gjallë e eksperimentimit dhe inovacionit.

-Ju flisni për disa probleme, por ndërkohë është pohuar dhe se do të ketë një riorganizim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në vendin tonë së cilës pritet që ti kalojë dhe godina ku ishte Ministria e Kulturës. Çfarë prisni ju nga ky riorganizim i saj?

Po, jam në dijeni që Korpusi i ish Kinostudios ku ishte vendos Ministria e Kulturës i kalon Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, një hap i mirë ky për më shumë hapësira për filmin dhe kinemanë  tonë.

Skënder Jaçe: Janë shumë faktorë që kinemaja ka

-Ndërkohë që më parë është folur dhe për ligjin për kinematografinë, ku siç ka shprehur ministri Blendi Gonxhja do të ketë përditësime. Për ju çfarë duhet synuar te kjo pjesë?

 Natyrisht me përditësimin e ligjit mbi kinematografinë do të kemi zhvillime të reja për mbështetjen e kineastëve me projekte të qarta dhe një vizion bashkëkohor për filmin duke i dhënë përparësi skenarëve të merituar. Gjithashtu edhe sipas programit të shpallur nga kryetari i ri i QKK do ti kushtohet vëmendje zbatimit të ligjit mbi të drejtën e autorit e sidomos prodhimeve të filmave para viteve ’90-të, të cilët janë shfrytëzuar barbarisht dhe pa kriter nga Tv dhe platformat digitale, kabllorët, etj. Programit i shpallur nga vetë kryetari i ri i QKK, përparësi do të ketë distribucionin në shkallë vendi, i cili do të bëj shpërndarjen në një stil të ri e të shpejtë ashtu si vendet evropiane. Pritshmërit janë të mëdha.

Intervistoi: Julia Vrapi