
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Skënder Jazexhiu: Ministria e Kulturës është e vonuar në stimulimin autorëve për veprat e reja kombëtare, mos ta lërë popullin vetëm me tallava

Shkruar nga Julia Vrapi 10 Mars 2023

Veprat kombëtare duhet të jenë më shumë në skena, por krijues dhe artistë të ndryshëm shprehen se problem për operat dhe baletet janë buxhetet e pakta apo dhe mungesa e konkurseve. Skënder Jazexhiu solisti i parë në TKOB dhe pedagog i Shkollës së Baletit thotë se prej vitesh nga Ministria e Kulturës nuk është treguar vëmendje për veprat madhore opera dhe balete të reja kombëtare. Solist i parë në TKOB Skënder Jazexhiu ka kërcyer dhe në baletin e parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, jo në vitin 1963 kur ishte premierë, por më pas. Jazexhiu tregon se ishte një arritje ato vite që u vu në skenë ajo vepër, por shpreh shqetësimin që sot pak bëhet për të stimuluar autorët shqiptarë të shkruajnë vepra kombëtare. Ai thotë se është Ministria e Kulturës, që duhet të hapë konkurset për të stimuluar autorët shqiptarë. “Është problem që nuk tregohet vëmendje për veprat e reja, mungon stimulimi si duhet i autorëve shqiptarë për të shkruar vepra madhore opera dhe balete. Janë vënë shumë pak në këto gati tre dekada vepra kombëtare. Sot nuk shkruhen më vepra kombëtare si dikur, sepse shteti nuk ka stimuluar krijuesit prej vitesh. Më parë ne kishim dhe konkurse për veprat. Sot nuk shkruhen më librete për operën dhe baletet, sepse nuk stimulohen krijuesit. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit të hapin konkurse dhe të vijojë krijimtaria jonë kombëtare. Ne kemi autorë si Aleksandër Peçi, Limos Dizdari, etj, që duhet të inkurajohen për të shkruar vepra dhe të vihen në skenë”, shprehet Skënder Jazexhiu.
Rikthimi i veprave
Solisti i njohur Skënder Jazexhiu thotë se shumë mirë që u rikthye në skenë opereta “Karnavalet” shkruar nga kompozitori Avni Mula dhe u shfaq pas 45 vitesh për publikun. Por ai shprehet se është mirë që në skenën e TKOB të vazhdojnë të rikthehen veprat, që kanë qenë dikur. “Ne kemi shumë vepra të mira që janë shkruar dikur. Veprat e mëdha madhore janë “Skënderbeu”, “Mrika”, baleti “Delina”, etj. U rikthye opereta “Karnavalet” dhe u mirëprit në skenën e TKOB. Është gjë e mirë që TKOB po rikthen veprat në skenë, ato mund të risillen dhe duke i përshtatur me kohën”, shprehet Jazexhiu. Për solistin nëse arrihet që të kemi veprat e reja kombëtare opera dhe balete, më pas është më e lehtë vënia e tyre në skenë. Por si fillim sipas Jazexhiut duhet të mos mungojë mbështetja për krijuesit. “Ministria e Kulturës bën politikat dhe ka buxhetet. Ministria e Kulturës është e vonuar për të stimuluar autorët për veprat e reja kombëtare, sepse atë detyrë ka që të nxisë krijimtarinë shqiptare. Mos ta lërë popullin në harresë vetëm me tallava. Nuk kanë forcë kompozitorët e sotëm nëse nuk i nxit për të shkruar vepra madhore, sepse mendojnë pse të lodhen kur nuk gjen dritën e skenës vepra. Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë për çfarë ndodh me zhvillimin e artit dhe kulturës në vend. MK jep fondin dhe aprovohen veprat, realizimi pastaj është më i lehtë, do të gjenden buxhetet për në skenë”, thotë solisti Jazexhiu. Në aktivitetin e Skënder Jazexhiut në balete kombëtare dhe të huaja përmendim personazhet Musta te “Halili dhe Hajria”, Arbani te “Delina”, roli i burizanit te “Fatosi partizan”, Pjetri te “Cuva e Maleve”, te “DonKishtoi” Sanço, “Lola” roli i Mengos, “Arrëthyesi” spanjolli, “Tokë e pamposhtur” peshkatari, “Bijtë e peshkatarit” Petriti, “Lumi i vdekur” Llazi, etj. Në 2002 mbyll aktivitetin në skenë me baletin “DonKishoti”. Skënder Jazexhiu ka dhënë mësim te Shkolla e Baletit, si dhe në Institutin e Lartë të Arteve.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
