Aktori Sokol Angjeli ka spikatur në skenën teatrore dhe në kinematografi për rolet e tij të karakterit. Edhe këto ditë ai nuk mungon për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. Regjisori amerikan John Blondell i ka besuar rolin e Tom Turirit, një kazanxhi që nuk i mungon premierës “Ëndrra e një nate vere”. Aktori tregon se ndihet shumë mirë mes kastës së aktorëve dhe kjo vepër teatrore ka qenë një eksperiencë e re për të. “Në këtë premierë kam një rol interesant, Tom Turiri, kazanxhiu, njeri i kazanëve. Është vepër e Shekspirit, një kryevepër botërore dhe tani është premierë dhe në skenën teatrore në TK”, pohon aktori i njohur. Por si gjithë të tjerët, edhe aktori Sokol Angjeli tregon se kur ditët nuk janë të zëna në teatër, kur ai nuk ka rol, nuk mungon të ndjekë shfaqjet që vihen në skenën teatrore. “Vij gjithmonë në teatër, edhe kur nuk kam rol në vepër, shikoj të gjitha shfaqjet teatrore që vijnë në skenë. Kjo është gjithmonë”, pohon aktori Sokol Angjeli. Larg aktiviteti të tij artistik, aktori Sokol Angjeli shprehet se nuk mungon në vendet që i falin qetësi. “Kur nuk kam aktivitete teatrore, mundësisht të shkoj në një vend që ti jap qetësi vetes, si në gjirin e Lalzit, Pogradec, etj. Kjo bën që të reflektoj dhe atë se çfarë ka ndodhur gjatë javës”, tregon aktori, i cili në skenën e Teatrit Kombëtar po prezantohet me rolin e kazanxhiut në premierën e Shekspirit. Më tej aktori shton se dhe leximi i veprave të ndryshme është pjesë e pandarë e tij. “Nuk ndahem dot nga leximi, lexoj shumë vepra të ndryshme, sidomos të shtunave lexoj shumë”, pohon aktori. Mes dhjetëra roleve në teatër, pas nuk mbeten dhe rolet e tij në kinematografi. Mes tyre përmendim rolet tek filmat “Pesha e gruas sime” (2002), “Një baba tepër” (2000), “Funeral Business” (1999), “E diela e fundit” (1993), “Binarët” (1987), “Kur xhirohej një film” (1981), “Shoqja nga fshati” (1980), “Pas gjurmëve (1978)”, etj. Ndërkaq që veç interpretimeve të tij në skenën teatrore dhe në kinematografi, aktori nuk ka munguar dhe në disa prej dokumentarëve më të njohur dhe të vlerësuar shqiptarë, si dokumentari “Skënderbeu”, i cili u shfaq premierë në vitin që lamë pas. Ashtu si dhe të tjerë aktorë, duket se dhe Sokol Angjeli pas këtij roli me veprën “Ëndrra e një nate vere” do të rikthehet sërish në sezonin e dytë artistik.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë