BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Kultura

Sokol Marsi: Në koncertin “Mbretëresha e valles shqipe” me artistët e Ansamblit Popullor kanë asistuar të gjithë bashkëkohësit e Lili Cingut

Sokol Marsi: Në koncertin “Mbretëresha e valles shqipe” me

Koncerti “Mbretëresha e valles shqipe” vjen në skenë në kujtim të valltares Lili Cingu.  “Mjeshtre e Madhe”, solistja e valles popullore Lili Cingu u shqua për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohëse e folklorit të të gjitha trevave. Por nesër në mbrëmje artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore vijnë në skenë me një koncert, ku kujtimi i mbretëreshës së valles shqipe, Lili Cingu, do të nderohet me një buqetë këngësh e vallesh popullore, të cilat do të interpretohen nga emra të njohur dhe artistë të rinj. Sokol Marsi drejtor artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore thotë se koncerti që vjen me një program të pasur muzikor është gjithashtu dhe në vazhdim të ciklit “Gjerdani i Artë”. ““Mbretëresha e valles shqipe” është koncert i ndërtuar me artistët e ansamblit dhe artistët e rinj që trajnohen tek ne. Një e veçantë është se në këtë koncert kanë asistuar gjithë bashkëkohësit e Lili Cingut si Andrea Kokeri, Hysen Male, Diana Millona, Lindita Kaimi, Mimoza Bekteshi dhe Gëzim Alimehmeti. Këta janë ish valltarë të ansamblit dhe kanë kuruar vallet së bashku me mjeshtrin e valleve të ansamblit Genc Kastrati. Edhe ky koncert është në vazhdim të ciklit “Gjerdani i Artë” dhe vjen pas koncertit kushtuar mjeshtrit Besim Zekthi dhe mjeshtrit Lefter Çipa”, shprehet Sokol Marsi drejtor artistik i Ansamblit Popullor. Koncerti nesër në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen me “Vallen e Rexhës”, për të vijuar me “Dueti i Tiranës”, vallen “Nën hijen e mollës”, “Vallen e Logut”, “Vallen e Çobanit”, atë me motive çame, kolazh i veriut e të tjera, si dhe me korale e këngë, si “Trëndafilin kur ta dhashë”, “Kur perëndon dielli” e shumë të tjera.

Lili Cingu si valltare e Ansamblit Popullor

Lili Cingu në vitin 1967, pranohet si valltare profesioniste pranë AKKVP. Në fillim interpreton si valltare e thjeshtë në grupin e valleve në vallet “Vallja e maleve”, “Vallja e tërkuzës”etj. Që nga viti 1969 pas një turneu në Turqi ajo u bë një ndër solistet më të shquara të AKKVP, e cila arriti që në repertorin e saj të interpretonte rreth 200 valle, nga më të thjeshtat e deri tek ato më të arrirat si “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe  ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjave”, “Në garë”, “Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj. Një rol të rëndësishëm në jetën e gjatë artistike të Lili Cingut kanë luajtur edhe koreografët, ata që i besuan asaj perlat e koreografisë, duke filluar që nga Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, Agron Aliaj, etj. Me kërcim  të lehtë e plotë bukuri  interpretoi me shije si vallen e Jugut, Çamërisë, të Dropullit, të Korçës, të Kolonjës, të Shqipërisë së Mesme, ashtu edhe vallet epike të Veriut (Shota dhe Azem Galica”, “Sup më sup me malet”, “Oshëtima e maleve”, etj. Lili Cingu lindi në Tiranë më 31 dhjetor 1950  dhe  vdiq më 5 shkurt 2024.