BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Kultura

Sopranoja Ermonela Jaho në Royal Opera House në mbrëmjen kushtuar maestros Antonio Papanno, në skenë ngjitet përshëndet dhe mbreti Charles III

Sopranoja Ermonela Jaho në Royal Opera House në mbrëmjen kushtuar

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho interpretoi në mbrëmjen gala në Royal Opera House, ku në skenë përshëndeti dhe mbreti Charles III. Sopranoja shkëlqeu në mbrëmjen që iu dedikua maestros Sir Antonio Papanno, ku për të respektuar artistët që interpretuan në skenë u ngjit dhe përshëndeti edhe mbreti i Anglisë. Vetë sopranoja Ermonela Jaho ka ndarë në rrjete sociale foto nga ky koncert, ku ajo është takuar me mbretin e Anglisë Charles III dhe janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenë pas përfundimit të mbrëmjes gala. Në këtë mbrëmje sopranoja Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë si Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel. Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare. “Një natë shumë e veçantë Royal Opera House, për të treguar nderimet e mia së bashku me kolegët dhe madhërinë e tij mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno”, shkruan sopranoja Jaho në rrjete sociale. Në videot  publikuara, duartrokitje të shumta janë për sopranon Ermonela Jaho, e cila ishte e shoqëruar nga mbreti Charles III në skenë. Maestro Antonio Papanno shërbeu edhe si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar. The Royal Opera është një kompani britanike e operës me qendër në Londrën. Së bashku me Operën Kombëtare Angleze, ajo është një nga dy kompanitë kryesore të operës në Londër.

Sopranoja Ermonela Jaho në Royal Opera House në mbrëmjen kushtuar

Jaho në skenat ndërkombëtare

Sopranoja Ermonela Jaho me një interpretim në skena të ndryshme është një nga artistet e vlerësuar me çmime ndërkombëtare.  Në vijim të aktivitetit të saj ajo u shpall “Artistja e vitit 2023” nga “International Classical Music Awards -ICMA”.  Çmimi i delegohej sopranos së shquar të operës botërore, Ermonela Jaho me motivacionin: "Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës. Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”. Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ermonela Jaho pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, studion në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë. Karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jahos është vlerësuar gjithashtu me një çmim të madh ndërkombëtar më parë. Me interpretime në shfaqje të ndryshme operistike në botë, Ermonela Jaho është prezantuar me sukses edhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.