Dy artistët e famshëm, babë e bijë, dirigjenti Eno Koço dhe sopranoja Teuta Koço, erdhën për publikun shqiptar me një koncert në Universitetin e Arteve. Në këtë koncert me Orkestrën Simfonike të RTSH, u ekzekutua vepra premierë simfonia e 4 e kompozitorit austriak Gustav Mahler, pjesë nga Johan dhe Ricard Shtraus, si dhe një pjesë nga komedia muzikore e Franc Lehar “Buzët e mija që puthin kaq nxehtësisht”. Por ndërsa në Tiranë tashmë sopranoja e talentuar shqiptare ka mbaruar koncertin, ajo sonte do të udhëtojë drejt Londrës, sepse atje e pret një aktivitet i ngjeshur artistik. Në datën 27 qershor sopranoja shqiptare që po zhvillon aktivitet në skenat më prestigjioze të botës do të jetë me një koncert recital në Londër, ku për publikun do të interpretohen pjesë nga kryevepra botërore. Në koncertin që do të zhvillohet në Belsize Park, artisten shqiptare do të shoqërojnë dhe disa artistë të tjerë të huaj. “Është një koncert për piano dhe violinë, dhe veç meje do të jenë dhe tre artistë të tjerë. Në këtë koncert do të jenë pjesë të ndryshme muzikore, si nga Poulenc, Schoenberg, etj”, tregon sopranoja Teuta Koço. Sot sopranoja e cila zhvillon jo pak aktivitet në skena të ndryshme të botës, nga viti në vit repertori i saj pasurohet me role kryesore operistike, nga autorë të mëdhenj si Moxart, Verdi, Rosini, etj.
“Je vajzë e bukur në shpirt”/ Genci bën urimin e veçantë për Eni Koçin
Këngëtarja e njohur Eni Koçi ditën e djeshme festoi ditëlindjen. Urimet nuk munguan nga të afërmit, miqtë e sigurisht nga...
Lexo më shumë