Shfaqja teatrore “Të kujt janë këpucët?” në fundjavë do të jetë në skenën e teatrit Metropol në Tiranë. Teatri shprehet se është një tregim magjik për fëmijë 3-12 vjeç. “Njihuni me historinë e ndjeshme të rivalitetit mes motrave në botën e Imelda Baglady”, thuhet nga teatri Metropol që ka ndarë dhe disa foto të shfaqjes në faqen e tij në rrjete sociale. Vepra teatrore për fëmijë me titull “Të kujt janë këpucët?” është shkruar nga autori Mike Kenny, përkthimi dhe regjia Suela Xhonuzi. Eldamina dhe Madelina, dy motra në një udhëtim emocionesh dhe dashurie. Eldamina, e madhja, adhuron të kërcejë si Hirushja, madje mbajti edhe këpucët e famshme prej qelqi! Por gëzimi i saj hijezohet nga xhelozia ndaj motrës së saj të vogël. Ndërsa Imelda Baglady, me një karakter unik, përcjell rrëfimin, duke ndërtuar histori rreth objekteve të saj të dashura, përfshirë një palë këpucë të veçanta, pretenduar se janë nga Hirushja. Në një moment zemërimi, Eldamina hedh këpucët e çmuara në liqen, duke shkaktuar ngjarje që ndryshojnë jetën e familjes së tyre. Udhëtimi i Eldaminës për të gjetur këpucët çon në një realizim emocionues të dashurisë për motrën e saj të vogël, duke ia dhuruar në fund këpucët e Hirushes. Në role janë Silvana Brahimataj, Luisa Dinellari. Shfaqja teatrore është në skenë çdo të shtunë dhe të diel ora 11:00. Skenografia dhe kostumet nga Blegina Bezo. Shfaqja teatrore “Të kujt janë këpucët?”, që do të jetë në skenë në këtë fundjavë vjen në vijim dhe të veprave të tjera më parë për fëmijët këtë sezon artistik. Herë pas herë në teatrin Metropol në Tiranë vihen shfaqje të ndryshme teatrore, ku angazhohen artistë të ndryshëm për ti sjellë në skenë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë