BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Kultura

Të premten dhe të shtunën, në teatrin "Petro Marko" të Vlorës, komedia e jashtëzakonshme "Gruaja e burrit tim" me regji të Kiço Londos

Të premten dhe të shtunën, në teatrin "Petro

Komedia “Gruaja e burrit tim” është premiera më e re e Teatrit Shëtitës “Çajupi”. Vepra e autorit të njohur britanik Ray Cooney vjen në skenë me regji nga Kiço Loço dhe do të shënojë premierën në skenën e teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Në mbrëmjen e së premtes dhe të shtunës për publikun e Vlorës  do të jetë në skenë vepra e autorit britanik Ray Cooney, ku dhe më parë regjisori Londo ka sjellë në skenat tona pjesë të tij. Në fillim të shfaqjes "Gruaja e burrit tim", dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë. Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij. "Gruaja e burrit tim" është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmendjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve. Rolet në komedi këtë herë regjisori Kiço Londo ia ka besuar një kasti aktorësh të njohur për publikun. Në role janë Xhejni Fama, Denisa Demaj, Denada Llanaj, Ersiljano Xhelollari, Aleksandër Kondi, Genci Lleshi, Eglein Laknori. Vepra është përkthyer nga Vasilika Londo, as regjsor Olgert Mataj.

Londo dhe veprat e autorit anglez në skenë

Komedia “Gruaja e burrit tim” është vepra e tretë që regjisori Kiço Lodo vendos ta sjellë në skenën teatrore shkruar nga autori i njohur anglez Ray Cooney. Më parë në skena për publikun kanë qenë me regji nga Kiço Londo shfaqjet teatrore “Një burrë me dy gra” dhe “U njohëm në internet” vepra të shkruara nga Ray Cooney, që gjithashtu kanë pasur shumë sukses. Shfaqja teatrore në Vlorë është një tjetër premierë e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, ku një nga qëllimet e tij është që të vihen në skenë produksione teatrore cilësore. Ray Cooney (lindur më 30 maj 1932) është një dramaturg i njohur, por aktiviteti i tij është edhe si dhe aktor e regjisor anglez. Cooney filloi të aktrojë në vitin 1946. Me Tony Hilton, ai shkroi skenarin për filmin komedi britanik “What a Carve Up!” (1961), i cili paraqet Sid James dhe Kenneth Connor. Në vitin 1983, Cooney krijoi Teatrin e Komedisë dhe u bë drejtor artistik. Gjatë drejtimit të tij kompania prodhoi mbi njëzet shfaqje. Në vijim të aktiviteti të tij nuk kanë munguar dhe vlerësimet ndër vite.