Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” mori pjesë në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisu” në Tiranë. Me regji nga Erson Zymberi, “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” është një vepër intriguese e autorit Jeton Neziraj. Në rolet e shfaqjes janë Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Egzona Saliu, Musa Isufi dhe Faton Ibrahimi. Ky tekst hedh dritë mbi sfidat dhe tensionet e një teatri të vogël, ku ata marrin një ofertë të papritur për të krijuar një shfaqje solemne për shpalljen e pavarësisë së vendit. Gjëja më intriguese është se ata nuk e dinë datën e premierës, që përfshin edhe fjalën e kryeministrit. Kjo situatë krijon presion dhe tension të jashtëzakonshëm tek artistët, të cilët duhet të punojnë me pasion dhe shpejtësi për të krijuar një shfaqje të paharrueshme. Autori shpalos mjeshtërisht dinamikën midis politikës, artit dhe kohës duke theksuar sfidat dhe emocionet që vijnë me një projekt të tillë të madh. “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” u shfaq mbrëmë në sallën 150 te “ArTurbina” në Tiranë. Skenograf në shfaqje Ardian Kadriu, kostumografe Yllka Brada, kompozitore Irena Popoviq, koreografe Krenare Nevzati dhe as/ regjisor- Iber Deari. Jeton Neziraj është një dramaturg nga Kosova dhe tani është drejtor i Qendrës Multimedia, një qendër produksionesh kulturore me qendër në Prishtinë. Si dramaturg Jeton Neziraj ka shkruar pjesë teatrale, të cilat janë vënë në skena të vendeve të ndryshme në Europë, por edhe në SHBA. Shkrimet dhe dramaturgjia e tij është përkthyer në më shumë se 10 gjuhë, duke përfshirë këtu: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht, kroatisht, rumanisht, spanjisht, turqisht, bullgarisht, etj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë