BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Kultura

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët: Është institucioni kryesor i artit muzikor në vend, një periudhë e vështirë kur për disa vite para ‘90 u ndaluan veprat e huaja

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët:

Në 27 nëntorin e vitit 1953 u vu në skenën shqiptare opera “Rusallka”, datë që hyri në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dita e themelimit të këtij teatri. TKOB mbush 70 vite, por për ata që artistë që e nisën aktivitetin e tyre artistik dekada më parë ky institucion është kryesori për artin muzikor në vend. Në këtë 70-vjetor të TKOB artistët sjellin në vëmendje jo vetëm punën e madhe e bërë ndër vite, por dhe vështirësitë para viteve ’90. Personazhi i parë në skenë për Skënder Jazexhiun ka qenë te baleti “Fadeta”. Atë kohë fëmijë te një vepër që u soll në skenë dekada më parë për të vijuar më pas me role të ndryshme ndër vite. Solist i parë në TKOB Jazexhiu ka kërcyer dhe në baletin e parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, jo në vitin 1963 kur ishte premierë, por më pas. Jazexhiu e nisi punë në TKOB në 1965 për të dalë në pension në vitin 2002, por ai thotë se ishte me shumë rëndësi që u themelua ato vite ky institucion i artit në vendin tonë. “Ne jemi në ato nivele që nderohemi me operën shqiptare dhe me krijimtarinë. Në TKOB kam qenë për herë të parë në vitin 1957 si nxënës i Shkollës së Baletit që ishte pranë teatrit. Baleti i parë ka qenë “Fadeta”, që kam kërcyer në 1960. Shkolla e parë koreografike u hap pranë TKOB, ndërsa tani është më vete. Opera u zhvillua më shumë me veprat kombëtare dhe zhvilluan krijimtarinë me forcat tona, vepra me taban kombëtar”, tregon Jazexhiu. Me një aktivitet në TKOB për vite me radhë, Skënder Jazexhiu tregon dhe për vitet e vështira në aktivitetin artistik të artistëve. Sipas tij edhe pse pati një kohë që veprat e huaja pothuajse u ndaluan artistë ia dolën mbanë në aktivitetin artistik. “Ishte një periudhë para ‘90 kur na u ndaluan veprat klasike, e vështirë të mbijetonin si artistë profesionistë. U ndaluan baletet dhe operat e huaja dhe ne hasëm në vështirësi, por ka një gjë ne mbijetuam, sepse bëmë krijimtarinë tonë shqiptare me të gjitha veprat. Ishte e vështirë ta çaje atë rrugë vetëm me veprat shqiptare, që përfaqësuam dhe jashtë shtetit gjithë veprat tona”, tregon Jazexhiu.

TKOB i rriti profesionalisht artistët

Këngëtari i Ansamblit Popullor dhe drejtues i grupit vokal Gramoz Burba nisi aktivitetin e tij pranë këtij institucioni në vitet ’80. Ai tregon se TKOB ka një rëndësi të madhe në jetën artistike në vend. “TKOB është institucioni kryesor i artit muzikor në Shqipëri. Qysh në themelimin e këtij teatri u pa si nevojë zhvillimi i muzikës klasike dhe veçanërisht të operës dhe baletit. Ka qenë fat për Shqipërinë, që ato vite është krijuar ky teatër”, thotë Burba. Me një aktivitet të vlerësuar në këtë institucion Gramoz Burba tregon se vënia në skenë e veprave të huaja në këtë teatër i rriti artistët profesionalisht, por ndër vite nuk kanë munguar dhe vështirësitë. “Si teatër iu dha mundësinë shumë artistëve që të bënin karrierën e tyre muzikore në gjininë e operës. Natyrisht që numri i madh i shfaqjeve sidomos në vitet ‘60 futja e operave të huaja qoftë dhe ato ruse e italiane i formësoi këta artistë, i bëri të njohur dhe i rriti profesionalisht. Periudha pas 1972 pati një pengim të vrullit që mori opera ato vite, sepse u ndaluan pothuajse fare veprat e huaja dhe iu dha rëndësi muzikës shqiptare, operave shqiptare. Kjo zgjati deri nga 1986 -‘87 dhe më vonë filluan të futen opera si “Traviata”, “La Bohem”, etj, vepra të autorëve të mëdhenj”, tregon Burba. Në 27 nëntor të vitit 1953, opera "Rusallka" e kompozitorit Alexander Sergeyevich Dargomyzhsky ishte produksion shqiptaro-sovjetik. Në këtë opera morën pjesë emra të rëndësishëm të artit shqiptar si Mustafa Krantja, Panajot Kanaçi, Jorgjia Truja, Marie Kraja, Hysen Pelinku, Zihni Berati, Gjyzepina Kosturi, Haxhi Tafaj, Zeqir Agolli, dhe 150 artistë të tjerë që në vitet që pasuan e ngritën operën shqiptare në nivele të larta artistike. Kjo plejadë artistësh ndihmoi në krijimin e brezave të rinj, të këngëtarëve lirikë, kompozitorëve, balerinëve, skenografëve e kostumografëve.