Për vitin e dytë radhazi, në çeljen e Panairit të Librit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave rikthehet pas një periudhe të gjatë mungese në funksionin e botueses, duke sjellë për libradashësit studime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) prezantoi botimet më të reja studimore, që trajtojnë tematika historike dhe të lëmit të arkivistikës Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kreu i DPA-së, prof. asoc. dr. Ardit Bido, akademikë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Arkivave, përfaqësues të Arkivit Qendror Shtetëror, të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe arkivistë e studiues të fushave përkatëse. Në fjalën e tij Bido, i cili moderoi edhe diskutimin në tryezën e rrumbullakët, nënvizoi se këto botime japin një kontribut në historiografinë shqiptare, duke vlerësuar në veçanti bashkëpunimin e DPA-së me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) në përgatitjen e revistës arkivore të përvitshme. “Ne financojmë botime që janë në suazën e përmbledhjeve të dokumenteve arkivore, të monografive, të revistës së Arkivave Shqiptare, si edhe të kolanës së botimeve të udhërrëfyesve, që shpresojmë ta hapim vitin tjetër. Janë katër botime të rëndësishme sa i përket historiografisë shqiptare. Unë do flas shkurtimisht për botimin e pestë, për revistën Arkivat Shqiptare. Kjo revistë është e përbashkët e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku përmblidhen kumtesa dhe studime të fushës së arkivistikës. Është vendimarrje e vështirë, sepse janë shumë të paktë ata që kryejnë një hulumtim mbi arkivistikën”, u shpreh Bido. Në diskutimin e në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, dr. Endrit Musaj, Myrteza Sharra, Vera Lushaj dhe bashkëstudiuesit Armando Boçe dhe Arbër Bilbili, referuan përkatësisht mbi botimet e titulluara: “Manual tekniko-praktik për dokumentet dhe arkivat në Shqipëri”, “Musine Kokalari në dokumentet arkivore (Përmbledhje dokumentesh)”, “Dokumente të reja arkivore për Bajram Currin” dhe “Dokumente mbi marrëdhëniet e PPSH me partitë dhe lëvizjet marksiste-leniniste jashtë kampit socialist (Përmbledhje dokumentesh)”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë