“They Never Knock” na sjell në skenë jetën e një çifti intelektualësh, të cilët janë të bllokuar në apartamentin e tyre duke pritur arrestimin nga sigurimi i shtetit. Shkruar dhe me regji nga Armand Bora, vepra po shfaqet këto mbrëmje nëntori në skenën e teatrit Metropol në Tiranë. Një histori shqiptare, që vjen përmes gjuhës angleze. Në rolet e shfaqjes premierë janë aktorët Herion Mustafaraj dhe Era Makoçi. Një dramë e mbushur me tension dhe introspeksion, ku çdo moment mbart një peshë emocionale të jashtëzakonshme. Ndërsa ata përpiqen të zbulojnë arsyet e mundshme të arrestimit të tyre, shfaqja na fut në një udhëtim të thellë njerëzor dhe psikologjik. Gjatë kësaj kohe, ata bëhen hetues të njëri-tjetrit dhe apartamenti i tyre transformohet në një zyrë hetimi. Në skenën finale, ndjekim një rikthim të trishtueshëm te realiteti i tyre i vështirë. “Një shfaqje që do t’ju lërë të mahnitur dhe të reflektoni”, thuhet nga teatri Metropol. Shfaqja u dha në Metropol në datat 9, 10, 11, 12, 16 për të vijuar dhe në 17, 18, 19 nëntor. Regjisori Armand Bora ka shprehur më parë se ky është produksioni i pestë i një teksti, që në vitin 2000 është shfaqur me titullin “Valixhet” në sallën Blu të Galerisë së Arteve. Në vitin 2014, me “Ata hyjnë pa trokitur” pastaj në Kroaci, “Oni ulaze bez kucanja”, në Melburn, Australi në “La Mama” theater me “They enter ëithout knocking” dhe ky produksion tani në Metropol, interpretuar në anglisht nga Herion Mustafaraj dhe Era Makoçi. “They never knock” (Ata hyjnë pa trokitur) do të jetë në gjuhën angleze për publikun, por regjisori ka treguar se kjo është pjesë e triologjisë “Ata që mbijetuan”. “Teksti është shkruar në vitin 1995. Tema e trajton periudhën e komunizmit. Kjo është pjesë e triologjisë “Ata që mbijetuan”. Janë tre vepra me këtë temë. “Ata hyjnë pa trokitur” e para, “Udha e qumështit” e dyta dhe “Domino në Purgator”. Këto tre vepra që i kam shkruar dhe vënë në skenë janë me temën e komunizmit”, thotë regjisori.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë