
Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Shkruar nga Julia Vrapi 24 Mars 2023

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, që do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik. Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho do të rikthehet për të kontribuar me një masterclass në çeljen e kësaj akademie. Drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së Abigeila Voshtina shprehet se është një projekt ndërtuar mbi përvoja të suksesshme ndërkombëtare. “Me mbështetjen dhe eksperiencën e sopranos ikonike me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila rikthehet në atdhe me titullin “Artistja e Vitit”, akorduar nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, për të kontribuar me një masterclass, nga data 14-18 prill, që shënjon edhe çeljen e “Akademisë Teatrale 2023”. Një projekt i ndërtuar mbi bazën e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare”, thuhet nga drejtoresha Voshtina në rrjete sociale. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit në bashkëpunim me qendrën “Gjenerata e re”, njoftoi një ditë më parë nisjen e programit të parë profesional muzikor në Shqipëri, “Akademia Teatrale”, ku studentët e akademisë do të trajnohen rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, trajnimeve specifike të stilit dhe interpretimit të “Bel Cantos” italiane. Kjo e fundit e përfaqësuar denjësisht nga sopranoja ikonike me famë ndërkombëtare të dekadave të fundit, Ermonela Jaho.
Akademia do të finalizohet me dy tituj të operës
Nëpërmjet kësaj strukture ndërveprimi mes artistësh profesionistë siç është “Akademia Teatrale”, të rinjve do t’u krijohet mundësia të bëhen pjesë e masterclass-ve, nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të figurave artistike prestigjioze, si dhe të marrin mësime individuale nga mësues dhe artistë të njohur ndërkombëtarë. Çdo kandidati fitues do t’i jepet mundësia që të marrë njohuri të reja artistike, të cilat do t’i pasurojnë eksperiencën individuale artistike. Ndërkaq, pjesë e stafit të akademisë do të jenë pedagogë, koreografë, ballët-maestro, dirigjentë të shquar e shumë figura profesioniste të artit të muzikës, operës e baletit. Masterclass-i do të zhvillohet në bazën e nevoja artistike që ka TKOBAP-ja për sezonin artistik 2023 dhe mbi disiplinim e muzikës së dhomës nga repertori gjerman. Kjo me qëllim njohjen dhe përvetësimin teknik nga të rinjtë e talentuar, si në drejtim të muzikës operistike, po ashtu edhe të muzikës së dhomës. Në këtë kuadër, “Akademia Teatrale” do të finalizohet me 2 tituj të rëndësishëm të operës ndërkombëtare, siç është opera “Atila” dhe “Carmen”. Për vitin 2023 janë planifikuar 5 ditë studimi sezonin e parë, dhe 4 ditë studimi në sezonin e dytë. Aplikimi do të qëndrojë i hapur deri më 31 mars. Përzgjedhja e kandidatëve potencial nga komisioni i vlerësimit do të bëhet nga data 1 - 7 prill. Audicionet do të zhvillohen nga data 8-13 prill, sipas 2 kategorive: Regjistrim efektiv, ku kandidatët fitues do të jenë përfitues të masterclass -it; Pjesëmarrje për dëgjim, ku kandidatët do të kenë mundësinë ta ndjekin masterclass-in si dëgjues dhe jo si pjesëmarrës. Për çdo informacion e detaj mbi regjistrimin TKOB shprehet se mund të vizitohet faqja zyrtare e institucionit ose të kontaktohet në email: [email protected]
Më të lexuarat


Problemet e arkeologjisë shqiptare në konferencën shkencore në Shkodër

Dokumentari “Fraktura” dhe një diskutim publik në ish burgun e Spaçit mbi të ardhmen e këtij siti, duke synuar muzealizimin e tij

Problemet në albanologji, akademikë e profesorë mblidhen në Shkodër

Greis Shametaj: “Flauti Magjik” një opera që përfshin komiken, aventurën, urrejtjen, ku në përfundim mbizotëron dashuria

Aleksandër Filipi: Mozaiku “Shqipëria”në Muzeun Historik Kombëtar glorifikon historinë shekullore të popullit tonë, restaurimi i shton jetëgjatësinë veprës

Shfaqje me fëmijët dhe ekspozitë pikture në COD në 1 Qershor

Piktura dhe skulptura nga 66 autorë ekspozohen në “PranverArt”, ekspozita në edicionin e 14-të me rreth 100 punime

Konferencë shkencore mbi probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Dropull vjen në Tiranë, për publikun do të shfaqen katër filma të vlerësuar me çmime

“Gjirafat s’vallëzojnë dot” një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative në Teatrin Eksperimental
