Konferenca “Trashëgimia kulturore në shek. XXI” në Napoli u zhvillua me praninë e politikëbërësve e specialistëve të trashëgimisë nga e gjithë bota. Ministrja e Kulturës Elva Margariti mori pjesë në konferencën në Napoli, për t’iu bashkuar nismës së UNESCO-s dhe qeverisë italiane “Call for Action”, për të rritur përgjegjësinë përballë sfidave me të cilat po na përball ky shekull, që nga ndryshimet klimatike, te kërkesat e reja të një turizmi kulturor gjithnjë në rritje. “Call for Action” është një thirrje për të respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, por mbi të gjitha për t’ia vënë ato në shërbim njeriut, brezave të ardhshëm, që duhet ta gëzojnë dhe përcjellin. E pranishme në këtë konferencë ministrja Margariti vuri theksin në rijetësimin e trashëgimisë kulturore dhe vënien në shërbim të komuniteteve si një e mirë publike. “Duket si të ishte dje, kur së bashku, vendet anëtare të UNESCO-s nënshkruam njëzëri në Mexico City se “kultura është një e mirë publike” dhe si e tillë i përket çdo qytetari, në veçanti komuniteteve lokale, jeta e të cilëve është pazgjidhshmërisht e lidhur me trashëgiminë kulturore, pranë së cilës ata jetojnë. Dhe ja ku jemi sot, një vit më pas për të reflektuar mbi atë çka kemi bërë që prej nënshkrimit të këtij dokumenti në MondiaCult dhe për t’iu përgjigjur thirrjes për më shumë përgjegjësi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në shek. XXI. Një shekull që na ka vendosur përpara sfidave të reja, si ndryshimet klimatike, domosdoshmërinë për të balancuar nevojën për zhvillim ekonomik, për t’iu përgjigjur kërkesave që shtron rritja e turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj”, tha Margariti. Ajo ndau dhe eksperiencën lidhur me sfidën që u përball Shqipëria pas tërmetit të vitit 2019. “Me ndihmën bujare të Bashkimit Europian prej 40 milionë eurosh nisëm ringritjen e monumenteve, muzeve, kalave, kishave të dëmtuara nga tërmeti. Por nuk mjaftonte të ngrinim mure, por të ndërtonim më mirë. Restaurim, rijetësim dhe qasje teknologjike, por edhe mundësi të reja zhvillimi ekonomik për komunitetet lokale”, tha ministrja e Kulturës. Kjo konferencë u mbajt nga data 27-29 nëntor.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë