Ekspozita “Ukraina: Një krim lufte” rrjedh nga libri me të njëjtin titull, dëshmi nga 93 fotoreporterë prej 29 vendesh të ndryshme, që paraqesin agresionin rus në Ukrainë. Ekspozita fotografike që do të hapet në Qendrën për Hapje dhe Dialog përçon për publikun dëshmitë tronditëse të agresionit Rus mbi Ukrainë, parë nën lupën e fotoreporterëve nga e mbarë bota që e dokumentuan atë përgjatë vitit të parë. Qendra për Hapje dhe Dialog -COD në bashkëpunim me Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë -OSFA dhe FotoEvidence, sjellin 50 imazhe fotografike dëshmi të fotoreporterëve, që dokumentuan të gjitha ngjarjet e vitit të parë të luftës. Svetlana Baçevanova, botuese e librit dhe kuratore e kësaj ekspozite në COD e vlerëson punën e bërë si një shfaqje në të gjitha dimensionet të realitetit të dhimbshëm. “Ne bëmë një thirrje të hapur dhe arritëm të mbledhim 6 mijë fotografi nga 120 fotoreporterë që dokumentuan luftën, ata vinin nga 29 vende të ndryshme të botës. Pas një pune përzgjedhëse vendosëm që në libër të përfshihen 360 foto dhe 30 dëshmi, ndërsa në ekspozitë ju do të mund të shihni 50 të tilla. Kjo ishte e nevojshme për të treguar me prova se çfarë mund të bëjë regjimi rus e që populli i Ukrainës e ka përjetuar terrorin katërcipërisht”, u shpreh Svetlana Bachevanova gjatë konferencë për mediat dhe publikun mbi ekspozitën “Ukraina: Një krim lufte”. Kjo ekspozitë vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të qëndrojë për publikun në datat 23 shkurt – 23 mars 2024. Ekspozita që do të hapet në COD vjen në vijim dhe të atyre më parë në këto mjedise.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë