BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Kultura

“Ura me tri harqe” në edicionin e 14-të në Tiranë me ekspozita, koncerte, shfaqje teatrore dhe filma

“Ura me tri harqe” në edicionin e 14-të në

Ekspozita të artit pamor, shfaqje teatrore dhe të tjera aktivitete artistike këtë vit në aktivitetin “Ura me tri harqe” në Tiranë. Një manifestim i përbashkët kulturor i tre institucioneve të arsimit të lartë të hapësirës mbarëshqiptare, Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës që zhvillohet në formë rotacioni midis Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. Aktiviteti më i rëndësishëm artistik për institucionet e larta artistike shqiptare solli në Universitetin e Arteve në Tiranë një maratonë dy ditore plot me evente muzikore, koncerte, shfaqe filmash kinematografikë me metrazh të shkurtër, shfaqje të artit dramatik dhe veprash arti pamor për publikun, ku edicioni i XIV-të hapi siparin më 16 maj në Universitetin e Arteve. Aktivitetin e hapi zëvendës rektori i Universitetit të Arteve prof. dr. Erald Bakalli, i cili në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e këtij manifestimi kulturor. Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga prof. dr. Senad Abduli, Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës si dhe prof. Ismet Jonuzi  nga Fakulteti i Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës. Gjatë kësaj dite në galerinë FAB u bë hapja e ekspozitës së artit figurativ me punime të zgjedhura nga studentët e të tre institucioneve. Më tej aktiviteti, sipas kalendarit artistik, vijoi me shfaqjen teatrore “Shtëpia e Bernarda Albës”, interpretuar nga studentet e Fakultetit të Artit Skenik si dhe shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve me metrazh të shkurtër, përzgjedhur nga punët e studentëve e të tre institucioneve.

Pas Tiranës vitin që vjen në Tetovë

 Edhe dita e dytë e manifestimit artistik “Ura me tri harqe” vijoi me aktivitete të ndryshme në Universitetin e Arteve në Tiranë. Studentët e departamentit të artit skenik nga Fakulteti i Arteve të Prishtinës dhe Tetovës me interpretimet e tyre, dëshmuan talentin dhe punën e tyre të pa lodhur për të sjellë në këtë aktivitet interpretime, të cilat u mirëpritën nga kolegët e tyre, studentë e pedagogë, të pranishëm në sallën e shfaqjes. Aktiviteti u përmbyll pasdite me një koncert të përbashkët të studentëve të departamentit të interpretimit muzikor të Tetovës, Prishtinës dhe Tiranës ku të gjithë së bashku, me interpretimet e tyre dhe me programin e larmishëm, sollën një atmosferë të ngrohtë. “Ura me tri harqe” një vit më parë  me aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore u zhvillua në Prishtinë, ndërsa vitin që vjen pritet që të zhvillohet në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Universiteti i Arteve në Tiranë është institucion publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri. Universiteti i Arteve ka tre fakultete: Fakultetin e Muzikës; Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Fakultetin e Artit Skenik.