BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Vasil Tole: Krahas nismës për regjistrimin e lahutës në UNESCO t’i kushtohet vëmendje shtetërore dhe publike, duke e shpallur edhe "Vitin e lahutës" Shqipëri-Kosovë

Vasil Tole: Krahas nismës për regjistrimin e lahutës në

Veglave muzikore historike në vendin tonë duhet, që ti kushtohet më shumë vëmendje nga institucionet për promovimin dhe ruajtjen e tyre si pjesë e trashëgimisë. Lahuta është një prej veglave muzikore historike, për të cilën muzikologu akademik Vasil Tole zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave shprehet se duhet që t’i kushtohet vëmendje shtetërore dhe publike. Muzikologu Tole sjell në vëmendje punën që bëhet në Gjermani nga këshillat e muzikës me veglat unike muzikore, duke shtuar se tradita atje duhet konsideruar si përvojë dhe tek ne. “Vegla muzikore e mandolinës, vegla e vitit 2023 në Gjermani. Çdo vit, këshillat e muzikës në shtetet federale gjermane propozojnë shpalljen e një vegle muzikore si "vegla muzikore e vitit". Në 2023 u vendos mandolina. Dhe me të drejtë. Kompozitorë si Mozart dhe Beethoven, Stravinsky dhe Mahler, por dhe Pierre Boulez e Bernd Alois Zimmermann, Konrad Wolki si dhe shumë të tjerë kanë shkruar faqe muzikore të mrekullueshme për këtë vegël. Kjo traditë e konsoliduar në vendet europiane duhet konsideruar si përvojë edhe tek ne në Shqipëri, vend me tradita të mrekullueshme e po aq me instrumente muzikore me shumë vlerë”, shprehet akademiku Vasil Tole në një reagim të tij.

Promovimi i dukurive jo materiale

Muzikologu akademik Vasil Tole edhe më parë është shprehur për punën që duhet bërë për të ruajtur vlerat e trashëgimisë sonë. Sipas tij për lahutën në vend duhet të tregohet vëmendje, që nga institucionet shtetërore të shpallet dhe “Viti i lahutës”. “Nisur nga sa më sipër, krahas nismës për regjistrimin e lahutës në UNESCO, kemi nevojë që veglave unike si lahuta, vegël historike e shqiptarëve prej të cilëve e huazuan edhe fqinjët, ti kushtohet vëmendje shtetërore dhe publike duke e shpallur edhe "Vitin e lahutës", Shqipëri-Kosovë. Propozimi do të formalizohet shumë shpejt për Ministrinë e Kulturës, e cila i ka kushtuar rëndësi të veçantë vitet e fundit promovimit kombëtar dhe ndërkombëtar të dukurive jo materiale”, vijon akademik Vasil Tole në reagimin e tij. Ndërsa shprehet për “Vitin e lahutës”, që duhet të jetë në vëmendje nga institucionet në vend, muzikologu dhe studiuesi Vasil Tole sjell në vëmendje dhe çfarë ka shkruar At Gjergj Fishta për lahutën. “At Gjergj Fishta i ka ngritur monument lahutës me veprën në vargje “Lahuta e Malcis”, dhe ka thënë se: ... lahuta asht nji instrument fort i pëlqyem prej njerzvet t’maleve t’ona, me t’cillen ata kndojnë lavdin a se vajtojnë dhimbjen e tyne. "Viti i lahutës", së shpejti!”, vijon akademiku Tole. Përhapja gjeografike e lahutës në vendin përkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Lahutën e shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.