BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Kultura

Vepra e Guri Madhit mes atyre të piktorëve më të mirë në botë në ekspozitën në Gjermani

Vepra e Guri Madhit mes atyre të piktorëve më të mirë

Guri Madhi një prej piktorëve më të shquar shqiptar, vepra e të cilit do të jetë pjesë e një ekspozite që ka dhe emra të tjerë të njohur të artit botëror. Piktura e Guri Madhit me titull “Kur nuk shkojnë në stadium” do të jetë pjesë e ekspozitës digjitale në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund. Kjo bëhet me dije nga Pandi Madhi, i biri i piktorit Guri Madhi. Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë do të ekspozohen 175 vepra arti me temë futbollin, të 100 autorëve, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988). Ceremonia e hapjes së ekspozitës “In motion- art & football” do të jetë në 27 maj dhe do të jetë për publikun  deri më 6 janar 2025. Në këtë ekspozitë do të jenë vepra të Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy, etj, ku pjesë e saj është dhe piktori i njohur shqiptar Guri Madhi. Njoftimi për ekspozitën u publikua dhe te pena.al. Në faqet 224 dhe 225 të katalogut të kësaj ekspozite, me  titullin “In motion” dhe  autor Manuel Neukirchner (drejtor i muzeut) prezantohet vepra e Guri Madhit që është pjesë e ekspozitës, e shoqëruar me analizën e saj dhe jetëshkrimin e artistit. Piktori Guri Madhi (Korçë, 15 maj 1921 - Budapest, qershor 1988) ishte dhe një ndër themeluesit e Institutit të Lartë të Arteve sot (Universiteti i Arteve) në vendin tonë. Një ditë më parë ishte ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja që kujtoi piktorin Guri Madhi. “Përkujtojmë në përvjetorin e tij të lindjes, Artistin e Popullit, Guri Madhi! Një ndër themeluesit e Universitetit të Arteve me mbi 400 vepra në 33 vjet krijimtari dhe një nga piktorët më të mëdhenj shqiptarë!”, u shpreh ministri Gonxhja në rrjete sociale. Guri Madhi u nderua në vitin 1976 me titullin “Piktor i Popullit”.