BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

Veprat e artistit Michelangelo Pistoletto ekspozohen në "Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”

Veprat e artistit Michelangelo Pistoletto ekspozohen në "Artivizim

"Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm" vjen me veprat e artistit Michelangelo Pistoletto. Ekspozita në Tiranë rrëfen artin si shprehje e mendimit që artisti merr përsipër përgjegjësinë për të vënë çdo aktivitet njerëzor në komunikim, nga ekonomia te politika, nga shkenca te feja, nga edukimi te sjellja. Ekspozitat artistit Michelangelo Pistoletto ndër vite janë prezantuar në shtete të ndryshme në botë mes tyre dhe në muzeun e Luvrit në Paris, ndërsa në vendin tonë ai prezantohet me ekspozitën “Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”. Ekspozita e mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto në Qendrën për Hapje dhe Dialog -COD vjen e kuruar nga “Fondacioni Pistoletto Cittadellarte” me kurator Francesco Saverio Teruzzi. Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, drejtoresha e përgjithshme e COD Eridana Çano, drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera, kuratori Francesco Saverio Teruzzi, piktori Naxhi Bakalli, pedagogë të Universitetit të Arteve dhe artdashës të tjerë. E ndarë në katër ambiente dhe tetë ndalesa, kjo ekspozitë te COD ndalet tek: “Të duash të ndryshmen”, “Veprat pasqyrë”, “Kozmologji”, “Ekologji”, “Mitologji”, “Ushqyerja”, “Shkrimi” dhe “Metaverse”. Në njoftimin rreth "Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm” thuhet se ekspozita rishikon udhëzimet e projektit të artit përmes veprave të mjeshtrit dhe lindjes dhe zhvillimit të “Cittadellarte” dhe “Parajsës së Tretë” në idenë e një "qytetërimi global" që eliminon distancat duke ruajtur dallimet. “Përzgjedhja e veprave që ekspozohen në COD, vënë theksin tek roli i mjeshtrit dhe tek artivizimi, një koncept i krijuar nga fondacioni “Pistoletto” Cittadellarte, i cili bashkon dy fjalë: art dhe aktivizim. Si përfaqësim i idesë së përdorimit të artit si një mjet aktiv për të stimuluar, angazhuar dhe aktivizuar ndryshimet shoqërore. Është një qasje që shkon përtej shprehjes artistike, duke inkurajuar artistët dhe njerëzit që punojnë me artin të bëhen agjentë aktivë të transformimit përmes veprave të tyre dhe ndërveprimeve të tyre me shoqërinë”, thuhet mbi ekspozitën. Kjo ekspozitë nisi me ftesën e dërguar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me “Fondazionin Pistoletto Cittadellarte” dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog, me kurator Francesco Saverio Teruzzi dhe menaxherin e projektit Alessandro Lacirasella, të cilët sjellin në Tiranë veprën e një prej mjeshtrave të artit botëror, Michelangelo Pistoletto-s. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 korrik.

 Ekspozita e parë

 Michelangelo Pistoletto lindi në Biela, në vitin 1933. Fillon të ekspozojë në vitin 1955 dhe në vitin 1960 çel ekspozitën e tij të parë personale në galerinë Galatea në Torino. Pistoletto ka një aktivitet të vlerësuar ndër vite. Në vitin 2003 vlerësohet me Luanin e Artë për Karrierën në Bienalen e Venecias. Në vitin 2004 Universiteti i Torinos i jep atij Laurea Honoris Causa në Shkenca Politike. Në atë ngjarje artisti bën publike atë që përbën fazën më të fundit të punës së tij, të quajtur Parajsa e Tretë. Në vitin 2007 merr në Jeruzalem Wolf Foundation Prize in Arts, “për karrierën vazhdimisht krijuese si artist, edukator dhe aktivizues, inteligjenca e pandalshme e të cilit u ka dhënë jetë formave pararendëse të artit që ndihmojnë në një të kuptuar të re të botës”. Në vitin 2013 Muzeu i Luvrit në Paris pret ekspozitën e parë personale të artistit Michelangelo Pistoletto. Po këtë vit merr në Tokio Praemium Imperiale për pikturën. Në vijim të aktivitetit të tij në vitin 2021 përurohet në Cittadellarte Universari, një hapësirë ekspozimi ku artisti prezanton kërkimet e tij më të fundit, dhe në dhjetor 2022 është botuar libri i tij i fundit, “Formula e krijimit”, ku përshkon hapat themelorë dhe evolucionin e gjithë rrugëtimit të tij artistik dhe të reflektimit të tij teorik.