
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Astrologia Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për javën: Peshorja do ndahet, Binjakët zhgënjehen, mund të keni një rrokullisje të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Mars 2023

Në parashikimin javor të çdo të hëne në “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu shprehet se do të ndikohemi nga paqartësia në marrëdhëniet tona. Skena planetare ndikon më së shumti në 4 prej shenjave: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit. Nga data 17 Mars pritet një lehtësim i situatës së përgjithshme që do t’i japë secilës shenjë një hov të ri.
Meri Shehu: Është një javë neptuniane, ç’do të thotë kjo? Që planeti do të ndikojë fuqishëm është Neptuni, pra Poseidoni. Karakteristikat e Poseidonit ju e dini që ka fantazi, por është edhe pak e mjegullt, e paqartë. Do mbizotërojë pak paqartësia, mjegulla në marrëdhëniet tona sepse është javë e ndikuar nga Poseidoni. Ndikimet më të fuqishme do t’i kenë shenjat e kryqit të lëvizshëm që janë Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët sepse do bëhet një lidhje midis Marsit në Binjak dhe Neptunit në Peshk dhe që nga sot pasdite fillon një ndikim i fuqishëm Neptun-Mars.
Dashi – 3 yje
Duhet t’i shikojnë me qetësi këto 3 yje sepse Marsi në Binjak bën një katërkëndësh me Neputnin në Peshk dhe planet e projektet e tyre mund të dalin jashtë kontrollit sepse është mjegull. Afërdita do të jetë edhe këtë javë në shenjën e tyre. Në datën 17 ajo shkon në Dem dhe u jep një favorizim ekonomik.
Demi – 4 yje
Megjithëse është një javë neptuniane dhe e mjegullt dhe Demi nuk e do shumë mjegullën, hyn Afërdita në shenjën e tyre në datën 17 dhe kjo u jep sharm, qetësi, para, dashuri dhe e ëmbëlson shenjën e Demit. Mos të harrojmë që edhe shenja e Peshqve ku ndodhet Neptuni është shoqërore me Demin, por kemi disa shpenzime në fillim të javës.
Binjakët – 1 yll
Marsi në Binjak bën një katërkëndësh me Neputnin në Peshk. Kjo është java më… jo fatale në kuptimin e keq, por zhgënjyese në lidhje me karrierën, jetën personale dhe iniciativat që do marrin. Kujdes sepse aty ku mendoni se ishit në krye mund të kenë një rrokullisje dhe të zhyten në ujëra të paqarta, sidomos në lidhje me karrierën.
Gaforrja – 3 yje
Përveç një prapaskene në lidhje me shoqërinë dhe çështje ligjore që do shikojnë me kujdes ata që kanë probleme, të gjitha të tjerat i kanë mirë. Pas datës 17 Afërdita në Dem u sjell siguri, garanci në investime, në çështje ekonomike por kujdes prapaskenat në punë, shëndet e ligj.
Luani – 2 yje
Me Afërditën në Dem nuk do i kenë punët shumë mirë në çështjet me karrierën. Megjithëse do kenë shumë sharm e do bien në sy, por duhet të investojnë më shumë për ikonën e tyre dhe të merren me gjëra të bukura. Kujdes këto ditë se kanë prapaskena të çuditshme për sa i përket punës dhe ekonomisë.
Virgjëresha – 5 yje
Afërdita hyn në shenjën e Demit në datën 17 dhe fillojnë rikuperojnë gjithë humbjet që kanë pasur këtë periudhë dhe stresin e akumuluar. Do kenë edhe pak stres këto ditët e para, sidomos në lidhje me punët që kanë të bëjnë me shtetin dhe dokumentacionet.
Peshorja – 4 yje
Do marrin para dhe do shijojnë një natë ose fundjavë shumë romantike duke filluar nga data 17. Deri atëherë duhet të kenë kujdes sepse i pret një ndarje nga një marrëdhënie toksike por që është mirë të ndahen, megjithëse nuk janë kushtet e favorshme për të marrë vendime, por Peshoret do tëmarrin vendim ndarjeje.
Akrepi – 3 yje
Kanë ca debate, pak nerv në fillim të javës, kanë shpenzime dhe u duket sikur në dashuri po japin por nuk po marrin dhe do ndihen disi të zënë rob. Në fund të javës hapet një bashkëpunim të rëndësishëm dhe hapet një partneritet.
Shigjetari – 3 yje
Marsi përballë shenjëës së tyre në Binjak i ka futur në një konflikt antagonist në marrëdhënie pune ose në çift. Do kenë punë pas datës 17 dhe aty do ndihen mirë, të qetë, do ngrihet rroga ose do kenë një njohje të mirë erotike në punë ose një marrëdhënie të mirë në punë që do u japë shumë shanse të jenë të gëzuar.
Bricjapi – 4 yje
Një shenjë Toke e cila megjithëse fillimin e javës do ta ketë problematike në shtëpi, në familje, debate, probleme, çështje ligjore, pasuri ose me të afërmit nuk do ndihen qetë dhe komodë, fundi i javës, Afërdita në Dem do t’i japë shumë qetësi, dashuri, marrëdhënie të mira, fejesa, martesa dhe stabilizim në fushën ekonomike.
Ujori – 4 yje
Java e parë e pranverës i ka bërë të gjithë me shumë yje. Ujorët do kenë një çështje ekonomike të shpejtë, me disa shpenzime të papritura në fillimin e javës por pastaj do bëhen me pasuri, do blejnë një shtëpi, një pronë, do fillojnë një bashkëjetesë dhe do ndërrojnë partner për mirë.
Peshqit – 3 yje
Neptuni në shenjën e tyre është shumë i bukur por i bën akoma më të mjegullta marrëdhëniet. Marsi në Binjak i kundërshton disi, sidomos në çështje shëndeti, familje e pune dhe duhet të kenë kujdes me dokumentacionet me shtetin. Pas datës 17, me Afërditën në Dem marrin shpresë, stabilitet, ndihen këndshëm dhe mund të gjejnë një fat të mirë për ata që s’e kanë gjetur.
Më të lexuarat


Nga fati në dashuri te takimet interesante, horoskopi javor do iu surprizojë me shenjën tuaj të zodiakut

Duart plot me lekë/ Mërkuri tek Dashi, 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në financa

"Nuk ka vend për gabime"/ Parashikimi i horoskopit javor nga Jorgo Pulla

Nuk iu bëhet të zgjoheni nga shtati, këto janë 6 mënyrat efikase për të nisur të hënën të motivuar

“Do të përjetoni disa ditë shumë romantike”, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

3 Shenjat e Zodiakut që kurrë nuk do t'ju bëjnë të ndiheni të plotësuar emocionalisht!

Horoskopi JAVOR 27 mars-2 prill 2023/ Afërdita sjell fat në dashuri dhe...

“Kristi është shumë sensual, të çmend me shikim”/ Kiara sqaron deklaratat brenda BBVip që trazuan publikun

"Afërdita sjell fat në dashuri dhe..."/ Horoskopi JAVOR 27 mars-2 prill 2023

"Favorizime në çift dhe flirte pa fund.../ Horoskopi, e diel, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
