Ky vit, me sa duket, në asnjë mënyrë nuk do të jetë më i mirë se ai që lamë pas, pasi çmimet janë në rritje, të ardhurat gjithnjë e më të vogla dhe papunësia vazhdon të rritet. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të pajtohemi me faktin për të qenë të pakënaqur dhe të mbizotëroj ndjenja negative. Edhe pse jeta është e vështirë dhe ka shumë anë negative, askush nuk do të na pengojë që kohë pas kohe, të hedhim vështrimin në gjërat pozitive.
Për shkak se nuk mund të ndikojmë në rrethanat e tilla, të paktën le të provojmë disa gjëra të tjera për të ndryshuar atë. Ne ju sjellim gjëra të vogla por efektive që mund t’i bëni, të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë më pozitiv.
1- Dilni në ambient të hapur: Shumë studime kanë treguar se koha e kaluar jashtë shtëpisë, ndihmon në reduktimin e stresit dhe rritjen e nivelit të serotoninës, hormonit të lumturisë, i cili ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.
2- Shoqërohuni me fëmijët:Fëmijët kanë opinionin më të mirë dhe bindës për jetën dhe botën rreth nesh. Pra, provoni këtë vit për të shpenzuar pak më shumë kohë me ta, nëse është fjala për fëmijët tuaj, të motrës suaj, nipërit, ose fëmijët e miqve tuaj.
3- Angazhohuni në meditim: Meditimi është sinonim i qetësisë dhe njerëzit që meditojnë kanë një pamje shumë më pozitive dhe janë më të lumtur në përgjithësi. Gjithashtu, meditimi mund të ndihmojë ndjeshëm në uljen e presionit të gjakut.
4- Luani me kafshët shtëpiake: Njerëzit të cilët kanë kafshët shtëpiake janë më të lumtur dhe stresi më pak ndikon tek ata. Ka diçka magjike në atë kur ju vini në shtëpi dhe te dera ju pret me padurim, qeni apo macja.
5- Ç’kyçeni kompjuterin: Ne e dimë se në kohën e tanishme është e pamundur të jetohet pa kompjuterë, por as juve dhe as punës tuaj, nuk do t’i mungoj asgjë, në qoftë se kohë pas kohe, e fikni atë dhe relaksoheni. Studimet kanë treguar se koha e kaluar në rrjetet sociale në mënyrë të konsiderueshme ndikon që ne të ndjehemi të vetmuar dhe të lodhur.
6- Shprehni falënderime: Mirënjohja do t'ju ndihmojë të përqendroheni në aspektet pozitive të jetës. Falënderoni më të dashurit tuaj dhe ata që ju bëjnë të lumtur, pa ndonjë arsye të veçantë. Do të ndiheni më mirë dhe më të kompletuar.
7- Lexoni libra: Librat e pasurojnë shpirtin dhe mendjen tonë dhe në këtë mënyrë ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë. Filloni të lexoni më shumë këtë vit dhe ju do të shihni se do të fitoni më shumë energji pozitive.
8- Këndoni me zë të madh: Sa herë që ndjeheni keq, lëshoni muzikën tuaj të preferuar për t’u relaksuar dhe këndoni me zë të lartë. Nëse përveç asaj, ju edhe mund të vallëzoni, ndjenja e humorit të mirë është e garantuar. Është konfirmuar shkencërisht se këndimi dhe vallëzimi, ndikojnë menjëherë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.