BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Lifestyle

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë
 

Dashi

Kjo e martë do të jetë një ditë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Për ata që janë në një lidhje, gjërat mes jush do shkojnë më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga partneri. Beqarët duhet të dalin sa më shumë e të argëtohen nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja paraqitet relativisht e mirë.

Demi

Ditë plot ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit/es do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të jenë shumë impulsivë sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme e me pasoja për të ardhmen. Me shpenzimet duhet të jeni pak të arsyeshëm dhe gjendja e financave nuk ka për të qenë e keqe.

Binjakët

Një ditë e keqe për Binjakët. Sot priten konflikte të njëpasnjëshme me partnerin/en tuaj dhe shpesh do ndiheni keq. Jini sa më të hapur ndaj ndryshimeve. Beqarët më në fund do fillojnë një romancë të bukur, e cila do iu sjellë emocione dhe kënaqësi të pafundme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme ndaj kujdes me shpenzimet!

Gaforrja

Një ditë e mirë për të dashuruarit. Do jeni tej mase tolerantë me partnerin/en tuaj sot dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Edhe ata që kanë pasur debate e probleme serioze do jenë më të qetë. Beqarët me shumë gjasë do marrin vendime të rëndësishme pas disa takimeve. Kujdes me financat!

Luani

Një ditë jo e mrië për jetën në çift. Herë pas here do keni debate dhe probleme serioze dhe do ndiheni keq. Beqarët nuk do duan të hedhin asnjë lloj hapi të nxituar. Buxheti do jetë goxha më i mirë, kështu që filloni të shlyeni borxhet që mund të keni dhe më pas bëni investimet që do ju duhen.

Virgjëresha

Duhet të jeni më të kujdesshëm. Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju të dashuruarit dhe të mos bëni gjëra të gabuara. Nëse tregoheni pak më tepër tolerantë dhe të duruar keni për të qenë më të fituar. Beqarët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe kurrsesi nuk duhet të hedhin hapa të pamenduara. Ditë delicate për financat.

Peshorja

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja. Tregohuni sa më të matur që të mundeni sot ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni mosmarrëveshje të forta me partnerin/en. Beqarët do merren me diçka shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite dhe as që do mendojnë për të filluar një lidhje. Në planin financiar ditë e mrië, ju keni fat.

Akrepi

Para se të flisni dhe t’i kërkoni diçka partnerit/es tuaj sot duhet të reflektoni disa herë. Ai/ajo nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe mund të acarohet edhe për gjënë më të vogël. Beqarët do jenë optimistë, të qeshur dhe energjikë. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju ndodhe asgjë e keqe.

Shigjetari

Pavarësisht të gjitha vështirësive që keni pasur kohët e fundit në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të qetë dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do bëjnë të pamundurën që ta ndryshojnë sa më parë statusin e tyre kështu që do ja arrijnë qëllimit. Në planin financiar, edhe pse gjendja nuk do jetë në periudhën më të favorshme, nuk duhet ta humbni besimin dhe nuk duhet të alarmoheni.

Bricjapi

Partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do ju bëjë të ndiheni mirë në çdo moment. Beqarët do e kenë shumë të vështirë ta gjejnë personin e ëndrrave edhe pse do mundohen pafund. Në planin financiar do jeni shumë më të arsyeshëm dhe situata do fillojë te normalizohet.

Ujori

Do jeni shumë egoist sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do ecë ashtu si keni dashur. Po vazhduat kështu shume shpejt kanë për të ardhur probleme serioze. Për beqarët asgjë e keqe nuk do ndodhë, por nga ana tjetër nuk do ketë as ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Mundohuni të ulni në maksimum shpenzimet.

Peshqit

Një ditë e mirë kjo e martë për të lindurit e kësaj shenje. jeta në çift shkon shumë mirë dhe do keni përkujdesje të ndërjelltë. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre sepse vetëm ne atë mënyrë do mund ta gjejnë princin e kaltër. Kujdes me financat. Tregohuni më të matur ose rrezikoni të mbeteni në vështirësi.