Janari është muaji më i keq për dashuri, ka konfirmuar hulumtimi i kompanisë britanike "Vouchercloud". Në këtë periudhë prishen më së shumti lidhje dhe martesa, ndërkaq për të gjitha fajtor është stresi i shkaktuar nga festat, problemet financiare, moti depresiv, presioni i familjes dhe dëshira për fillim të ri, shkruan “Daili Mail”.
Me gjithë stresin i cili shkakton muaji i parë i vitit, shumica e njerëzve janë gjendur mirë, kurse 48 për qind e tyre tashmë kanë gjetur partnerë të rinj.
Festat krijojnë situata stresuese dhe mund të shkaktojnë grindje dhe stres ndërmjet partnerëve. Në kombinim me depresionin e janarit, nuk është e lehtë të përballohet situata prandaj njerëzit vendosin për variantin më të lehtë, ndarjen.
Janarin e konsiderojnë si rast për fillim të ri të vitit, prandaj vendosin të fillojnë vitin me lidhje të re, konstatojnë ekspertët e kompanisë "Vouchercloud".