“Gaforret kanë një muaj spektakolar”, kështu u shpreh sot Meri Shehu teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin e të gjitha shenjave për muajin tetor.
Sipas astrologes së njohur, Gaforret mund të kenë fat edhe në dashuri, e madje mund të jenë edhe shumë pjellorë. Por Shehu paralajmëroi Gaforret për datat 20 dhe 21 tetor se do jenë të vështira.
“Gaforret kanë një muaj spektakolar përsa i përket karrierës, vendit, pozicioneve, punës, ndryshimit të shtëpisë, ndryshimit të ambienteve, rinovimit të marrëdhënieve familjare por edhe konflikteve që mund kenë. Lufta për pushtet, emancipim, për zotërim, për shumë gjëra, bëhet shumë fortë për Gaforret këtë muaj. Madje unë do thosha që Gaforret do të duan të vënë ekuilibra, nuk do t’i vënë dot ekuilibrat, atje ku nuk do t’i vënë dot, do të përdorin çdo mënyrë të tyre që dinë për të arritur qëllimet e vet.
Por rreth datës 20-21 tetor nuk kemi ndonjë gjë fantastike përsa i përket këtyre përballjeve me karrierën. Kemi edhe Diellin në fund të Peshores në kundërshtim me Plutonin dhe Mërkuri që është në fund të Peshores në kundërshtim me Plutonin. E këtu bëhet një shndërrim, një metamorfozë e madhe në lidhje me karrierën dhe bashkëpunimet përsa i përket Gaforreve, por edhe marrëdhënieve në çift.
Kemi një lajm të mirë për Gaforren që futet mes datës 13, Marsi në Akrep dhe shumë Gaforre mund të kenë fat në dashuri. Mund të marrin një zhvillim të shpejtë, të vrullshëm, madje mund të jenë edhe shumë pjellorë”, tha Meri Shehu.