Prestigjozja ‘Forbes’ ka shpallur Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian, si gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi.
Politikania e njohur gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, kryesoi përsëri listën duke u renditur para Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, Zëvendës Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.
Ndërsa në vendin e pestë u rendit kantautorja amerikane, Taylor Sëift, e cila raportohet se ka fituar 850 milionë dollarë nga turneu i saj botëror i Eras, duke thyer edhe rekord.
Këngëtarja 33-vjeçare u siguroi SHBA-ve deri në 5 miliardë dollarë.
Sëift, e cila u ngjit në vendin e 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce, e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna ishte e 76-ta.
Ish-prezantuesja e talk shoë-t, tashmë pronare e medias, Oprah Ëinfrey, u klasifikua në vendin e 31-të.