Një dominatrikse, që thotë se gjen kënaqësi në poshtërimin e klientëve të saj, shumica meshkuj të bardhë konservatorë.Ajo thekson se qëllimi i saj është që t’i kthejë ata në socialistë.Reba Maybury, një eskortë dominatrikse 27-vjeçare thotë se jep edhe leksione të shkencave politike në një universitet në Londër. Ajo shprehet se si socialiste që është, pëlqen që të dominojë konservatorët.
Maybury, që njihet edhe si Dashnorja Rebecca, thotë se një prej klientëve të saj njihej si supremacist. Ajo e ka dokumentuar marrëdhënien me të në një novelë të shkurtër.
“Ata thonë shpesh se qëllimi i tyre është që të bëjnë dashnoren të lumtur. Por çfarë mund të më bëjë mua më të lumtur se kthimi i tyre në socialistë?”.
Fetishi i saj i çuditshëm për të dominuar politikisht partnerët thuhet se rrjedh nga interesi i saj për gratë e fuqishme. Në vend që të përdorë kamzhik në lojërat seksuale, ajo përdor lojërat e fjalëve dhe të mendjes.