Është hera e parë që festoni Shën Valentinin në çift? Nuk keni ide? Do të përpiqemi t'ju japim disa këshilla për të kaluar sa më mirë këtë mbrëmje!
Për Shën Valentin jeni larg?
Nuk ka asgjë më teë mirë se një kartoline për Shën Valentin dhe një buqete me lule për t'ja dërguar në shtëpi apo në vendin e punës. Mos u shqetësoni mjafton një mendim i vogël…do të festoni në rastin e parë që do jeni bashkë.
Jeni si gjithmonë me vonesë?
Nëse luftoni çdo ditë kundër kohës dhe jeni shumë vonë për të organizuar diçka ju këshillojmë ti hidhni një sy ëëë.ebuy.al dhe të organizoni diçka për shpirtin tuaj binjak. Në këtë platformë do të gjeni shumeë ide të bukura.
Mund të merrni disa ditë pushim?
Nëse keni mundësi do të ishte shumë romantike të organizonit një dalje në një qytet romantik që përfshin edhe darkën.
Jeni të stresuar dhe do t'ju pëlqente të qetësoheshit?
Zgjidhni një vend ku mund të relaksoheni në SPA, rezervoni hotele të cilat ofrojnë paketa në çift. Ka shumë struktura që organizojnë trajtime të ndryshme të mrekullueshme. Në këtë mënyrë do të gjeni qetësinë dhe mund të kaloni një ditë me të vërtet romantike. Por mund të synoni edhe për të bërë ski, të prenotoni një dhomë me një oxhak të ngrohtë dhe romantik.
Nuk mund të merrni një dite pushim? Nuk është problem!
Nëse nuk mund të merrni një ditë pushim mund të synoni për shumë opsione të tjera, mjafton vetëm pak fantazi dhe organizim.
Ja disa ide:
– Prenotoni një hotel në qytetin tuaj, me një vaskë me hidromasazh dhe në këtë mënyrë mund ti lejoni vetes diçka ndryshe se e zakonshmja dhe pa u larguar nga qyteti.
– Dark në restorant, organizoni një dark në një restorant pak të veçantë dhe më pas shkoni në vendin ku jeni takuar herën e parë dhe ku keni dhënë puthjen e parë. Mund të jetë një rast i veçantë për të dhënë dhuratën tuaj.
– Dark intime në shtëpi, nëse nuk dëshironi të shkoni në restorant mund të organizoni një dark në shtëpi. Përpiquni të bëni ambientin ndryshe nga e zakonshmja, mjaftojnë pak gjera, disa qirinj të ndezur, lule dhe vishni diçka të këndshme. Zgjidhni më parë se çfarë do të përgatisni mes shumë recetave.