Për herë të parë të këtij sezoni mbrëmjen e djeshme të prime-time-it nominimet janë bërë në formën e zinxhirit të shpëtimit. Ama ky zinxhir “lë në baltë” Merin dhe Ilnisën, ku së bashku me Gazin janë banorët që kalojnë në nominim këtë javë.
Sara dhe Bardhi prej disa kohësh kanë nisur flirtin e tyre dhe të gjithë e kishin kuptuar që së shpejti ata do të bëheshin çift. Pas shumë përqafimesh dhe përpjekjesh për puthjen e parë, vetëm pak më parë në dhomën e rrëfimit ndodh momenti më i bukur, ku për herë të parë Sara dhe Bardhi japin puthjen e dashurisë.