BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Opinion / Editorial

“E drejta  s’njeh as baba, as nënë, por shikon vetëm të vërtetën” GAI

“E drejta  s’njeh as baba, as nënë, por shikon

Disa ditë më parë patëm kënaqësinë që me një grup shokësh e miqsh të takoheshim me prof. dr. Ismet Elezin. Shkaku ishte për  t’u njohur me botimin e ri  të librit “KANUNI I LABËRISË” (2023). Publikimi i parë  është bërë  në vitin 2006 dhe në mungesë të tij për lexuesit labë e me gjerë, autori e pa të nevojshme që ta ribotonte atë. Kanunet  në përgjithësi ruajnë  vlerat e një treve të tërë për të luftuar anët e errëta, negative, të cilat nuk pajtohen kurrsesi me parimet moralo-zakonore të një vendi. Natyrisht me forcimin e shtetit dhe zbatimin e një kushtetute sa më të shëndoshë të mirëpërgatitur, gradualisht  kalohet në zbehjen e kanuneve për të gjetur më tej më të zbatueshme praktikat juridike të një shteti të vërtetë demokratik e të së drejtës. Po në periudha të caktuar kohore të shoqërisë këto kode,venome apo sharte, kanë luajtur një rol të veçantë në rregullimin e marrëdhënieve midis njerëzve. Për këtë qëllim vetëm në Labëri janë zhvilluar Kuvende të posaçme  si në Himarë, Progonat,Mesaplik,Kuç e gjetkë. Problemet e më lart me u shtjelluan në mënyrë të përsosur dhe  me një qartësi mendore për t’u patur zili, nga ai, i cili mban mbi supe mbi 10 dekada vitesh,pikërisht vetë prof.Ismet Elezi që ka kaluar mes studimesh produktive një jetë të tërë në këtë fushë. Ai u dëgjua me shumë interesim e kërshëri nga të pranishmit, disa prej të cilëve ishin studentë të dikurshëm të profesorit më të shquar të jurisprudencës shqiptare. Shumë nga ata sollën në vëmendjen tonë vlerat e Kanunit(apo të Kanuneve)  të një periudhe kohore të caktuar dhe i mëshuan realitetit  të sotëm që nuk duhet të udhëhiqemi  prej tyre, por nga ligjësoritë, rregullat dhe veprimet e duhura  të bazuara në Kushtetutë. Kësaj të fundit i takon të udhëheqë njerëzit në shoqëritë e zhvilluara e të civilizuar.”Drejtësia e lartëson një komb…” ka shkruar Solomoni i Greqisë së lashtë.Po në raste të rralla kanunore, ndonëse të tejkaluara nga koha, në disa zona të vendit tonë, më tepër i kthejnë zytë nga kanuni, besëlidhjet e qëmotshme, normat që rregullonin pronat, gjaqet, hasmëritë, ato në përcaktimin e kufinjve midis fshatrave apo krahinave, hakmarrjet, marrëdhëniet burrë-grua, martesat, tradhtitë e kështu me radhë… Në ditët e sotme  me të drejtë , shoqëria është kundër veprimeve patriarakale, robërimit e poshtërimit të gruas, është për një barazi midis bashkëshortëve për  të forcuar pozitën e gruas në familje, shoqëri e kudo. Ndaj shumë veprime arkaike, mesjetare janë lënë mënjanë në kohët e sotme si edhe disa mendësi frenuese e fyese, ndonëse aty-këtu jo rrallë të tilla autogjyqësi ngrenë krye për fat të keq. Në Itali, madje, si për ironi të fatit, qarkullon një fjalurti se burri e gruaja janë një, por ai njëshi jam unë,-thekson burri, me kapadaillëk ose fodullësi…! Prof.dr.Ismet Elezi  shkruan dhe shtjellon  në parathënien e tij me 12 fletë të”Kanunit” se “Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar…”, gjë që u theksua nga pjesëmarrësit në takim. Për këtë temë profesori i nderuar për vite të tëra ka bërë takime, biseda, mbledhje dhe vajtje  fshat më fshat kudo ku jetonin  e punonin njerëzit për të vjelë sa më tepër materiale për botimin e tij monumental. Po ashtu ai ka marrë parasysh mjaft mendime e përjetime nga personalitetet e tjerë të fushës si dhe studiues të mirëfilltë  në takime e konsulta në disa zona  e qytete të Labërisë. Ku Kanun i 2023-it në vetvete përmban 10 pjesë, 50 krerë(kapituj) dhe 870 nene të rëndësishëm, që ia vlen të lexohet e të studiohet. Libri përmbyllet me  4 fletë ku gjendet një fjalorth shpjegues të fjalëve e të shprehjeve që hasen më tepër në këtë Kanun që  i përket Labërisë. Kjo e bën më të kuptueshëm atë edhe për publikun e gjerë. Na u bë qejfi që prof.Ismet Elezin e dëgjuam dhe e pamë  mendjefreskët e të shëndetshëm fizikisht si dhe prodhimtar ne shkencë.Fan S.Noli  ka thënë se “të shkruash në pleqëri është sa sakrificë aq edhe trimëri”... Po pranë vetes ai mbante një dorak,bastun(italisht) apo shkop për të qenë sa më i sigurt në ecje, por siç e pamë, nuk e kishte aq të domosdoshëm atë kur lëvizi. Me këtë rast po parafrazoj  një fabul të fabulistit të shquar Ferit Lamaj, që do t’i shkonte për shtat profesorit të dashur.Ajo mban titullin “SHKOPI”:

“Tek llafos aktualitetin,

I them:Qysh ma ke shëndetin?

Hop me finte ma hedh topin:

-Pas pak muajsh do marr shkopin!

-Profesor, me mendjen top,

Shkopit bjeri”bam” me shkop!”