BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x
BREAKING NEWS

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje
x

Opinion / Editorial

2 fjalë për Panairin e Librit dhe enciklopedinë e përbashkët Shqipëri-Kosovë

2 fjalë për Panairin e Librit dhe enciklopedinë e

Do të dëshiroja këtu, që të citoj Presidentin historik të Kosovës dhe kolosine kulturës dhe letrave shqipe, Ibrahim Rugova, i cili duke ju referuar intelektualëve dhe rolit të tyre, theksonte, se: “Roli i intelektualëve në shoqëri dhe brenda një kombi është i rëndësishëm. Unë them se tek popujt e vegjël, edhe tek ne shqiptarët, intelektualët kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Vetëm të marrim Rilindjen Kombëtare apo Romantizmin shqiptar. Ato i kanë udhëhequr intelektualët dhe ekziston edhe një mendim se intelektualët e kanë bërë shtetin shqiptar”. Duke ju referuar shkëmbimeve kulturore, Rugova vijon më tej, se: “Natyrisht, me një komunikim më të madh, po hiqet ky kufi që na qëndron këtu, që dyzet e ca vjet, si një Mur i Berlinit… atëhere do të krijohet edhe një qarkullim më i madh, në nivelin modern, bashkëkohor të popullit shqiptar”. Por, nëse pas vitit 1990, me proceset demokratike në mbarë Evropën dhe me rritjen e komunikimit, Muri i Berlinit ra jo vetëm fizikisht, por edhe në ndërgjegjen e qytetarëve, ende mes nesh, Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pse deri tani mes të dy shteteve tona janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje bashkëpunimi (shumica e të cilave janë vetëm në letër), na ka ngelur një Mur i Qelqtë, i cili duhet çmontuar nga të gjithë ne, në të dyja anët e ketij kufiri, që nuk duhet të ekzistojë. Sepse populli shqiptar, pavarësisht kufijve, nuk ka as identitet gjysmak e as kulturë gjysmake, të shtirë apo të fshehur pas deklarimesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Ne jemi ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, popull themeltar në rrafshin e tij, ndaj kultura jonë duhet të jetë e unifikuar. Gjithsesi theksoj se nënshkrimi i marrëveshjes për Enciklopedinë e Përbashkët shqiptare është shumë i rëndësishëm, por mund të prodhojë disa efekte e pasoja negative, në rast se Tirana zyrtare nuk do të heqë dorë nga perceptimi paternalist i kulturës sonë kombëtare, veç atij perceptimi paternalist politik që ka, sidomos në marrëdhëniet e Ramës me Vuçiçin, duke anashkaluar e nënvlerësuar Prishtinën. Nëse me këtë enciklopedi apo edhe me marrëveshjet e tjera të firmosura, por deri tani të ngelura në letër, nuk do të kemi një orientim të qartë të kulturës sonë të përbashkët drejt vlerave perëndimore kultura politike e dy shteteve tona do të sjellë antivlera. Shembulli më i qartë i paternalizmit politik është nisma kaq e trumbetuar nga sekti Rama për “BallkanineHapur”, nismë e cila e afron më shumë Shqipërinë me Serbinë, shpesh herë nacionaliste, se sa me vlerat me theks perëndimor të shqiptarëve në Kosovë.

Në rast se nuk hiqet dorë menjëherë nga Ballkani i Hapur, projekt i hershëm jugosllav, që përkrahet nga sekti Rama dhe që është kritukuar hapur edhe dje nga BE dhe nëse nuk përkrahet pa rezerva Procesi i Berlinit, atëherë çdo marrëveshje do të jetë e dështuar.

Shqipëria i përket Europës, por më së pari duhet të arrijë marrëveshjen “mes vedit”. Në ndihmë të këtij procesi të heqjes së “murit”, që citova më sipër dhe që ende kemi mes nesh, po jap modestisht disa ide për veprime dhe struktura ndihmuese.


1. Një fond i veçantë pranë të dy Ministrive të Kulturës për aktivitete të përbashkëta.


Ende nuk kemi të gjeneruar nga buxhetet e shteteve të dy vendeve tona një fond special për produktet e përbashkëta kulturore, pavarësisht se ka fonde për tematika të ndryshme, që akordohen nëpërmjet thirrjeve për projekt-propozime.
Nuk kemi një dakordësim mes dy qeverive, që nga buxhetet e tyre të akordohet një fond vjetor i përbashkët pikërisht në fushat e:

 

- ruajtjes së trashëgimisë kulturore,

- bashkëpunimit efektiv bibliotekar,

- atij të arkivave,

- të arteve vizive,

- spektakleve teatrore dhe

- filmave.


Deri tani, qasja nga strukturat tona shtetërore përgjegjëse të kulturës ka qenë më shumë sipërfaqësore dhe demostrative, për të prodhuar lajmin mediatik, pa shkuar në thelbin, në strukturën bazë dhe themelore të bashkëpunimit. E kemi të domosdoshme të kryejmë ndryshime strukturore dhe të realizojmë një qasje të re në bashkëpunimin për kulturën.


2. Strukturë e përhershme zbatuese e strategjisë dhe politikave sinergjuese në kulturë.

Që të realizojmë legjislacionin e unifikuar dhe Strategjinë e Përbashkët, si rruga e vetme që edukimi kombëtar kulturor të bëhet pjesë e qëndrueshme përbërëse e edukimit të brezave të rinj të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, na duhen struktura të përhershme dhe të qëndrueshme.
Do të propozoja, krahas krijimit disa kohë më parë të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, edhe krijimin e një Sekretariati të Përbashkët të veçantë për Kulturën, me dy-tre përfaqësues nga dy ministritë tona përkatëse të Kulturës, që të mblidhen mundësisht çdo muaj në Prishtinë ose Tiranë dhe të japin ide, të bëjnë propozime dhe raportojnë Ministrave përkatës, më pas edhe opinionit publik, për progresin e arritur dhe vështirësitë e hasura.

Sekretariati i Përbashkët kulturor duhet të marrë parasysh dhe të analizojë të gjitha problematikat e akumuluara të bashkëpunimit tonë kulturor, duke ofruar zgjidhje si në rastin e librit shqip.

Problematikat e librit, si instrumenti më kapilar i dijes dhe edukimit, duhet të fokusohen me zgjidhje shteruese. P.sh. trajtimi fiskal i librit ka qenë gjithnjë një temë debati mes botuesve dhe ligjvënësve në të dyja vendet tona, por kësaj here, ajo çfarë po shndërrohet si shqetësim në komunitetin e tyre, është taksa e vendosur për librin shqip, të botuar në Kosovë.

Pa i llogaritur shpenzimet doganore, është e qartë që kjo taksë dëmton integrimin e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Ajo bie ndesh jo vetëm etikën e bashkëpunimit, por shkel edhe parimet e barazisë.

Së dyti, libri i botuar në Kosovë mungon në bibliotekat e Shqipërisë. Lexuesi në Shqipëri, përpos Panairit të Librit, ku paraqiten botuesit e Kosovës, e ka të vështirë të gjejë librin e botuar në Kosovë.

Po ashtu Sekretariati Kulturor duhet të jetë struktura bazë realizuese e bashkëpunimit konkret, që në epokën digjitale të komunikimit, duhet të arrijë të shfrytëzojë të gjithë potencialin që afron sot teknologjia, e cila ka ka një ndikim të fortë tek publiku, sidomos ai i ri. Në këtë drejtim, deri tani nuk është bërë shumë, ose pothuajse asgjë, në një kohë që hapësira është e jashtëzakonshme, me kosto minimale dhe efektivitet maksimal.

 

III. Legjislacion i unifikuar për kulturën

Legjislacioni i kulturës jo vetëm që është i pamjaftueshëm në vendet tona, por shpesh herë kufizues. Diskutimet publike për ndryshimin e tij me komunitetin kulturor dhe artistik, teatrit, muzikës klasike, me atë të ansambleve popullore, me artet pamore e komunitetin e librit dhe të botimeve, gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë sipërfaqësore dhe nuk kanë prekur thelbin e domosdoshmërisë që kemi për unifikimin e ligjeve tona për kulturën. Është e qartë që asgjë nuk mund të bëhet pa u debatuar me aktorët e interesit, por ka ardhur koha t’ju largohemi diskutimeve thjesht të formës, që tingëllojnë si shoë. Gjithshka është diktuar padrejtësisht nga lart, madje dhe në përplasje disa herë, me interesat e komuniteteve përkatëse. Aktualisht sistemi i menaxhimit është i centralizuar për të gjitha shërbimet që marrin institucionet e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. Më tej, financimi i skemës së pavarur ka bërë dëme të mëdha, pasi ka pasur skema korruptuese midis politikës dhe kulturës. Janë financuar projekte e pastaj është bërë marketing për parti politike. Ne e kemi të domosdoshme një pikë tjetër nisjeje të sinergjisë mes dy vendeve tona në qasjen ndaj kulturës sonë kombëtare. E përdor posaçërisht këtë term, sinergji, për të treguar se kjo duhet të jetë domethënia e të gjitha përpjekjeve tona ligjore dhe institucionale: vlera e shtuar në kurimin e përbashkët dhe barazisë e lirisë së trajtimit ndaj pasurisë kulturore dhe produkteve kulturore të reja për të dyja vendet tona. Pavarësisht se trumbetohet gjatë dhe të krijohet përshtypja se po bëhet shumë në përafrimin e kulturës, problemet janë të dukshme. Vëmendja kryesore duhet të jetë në bashkëpunimet konkrete, bashkëpunime, të cilat nxjerrin produkt dhe nuk ngelen bashkëpunime apo projekte në letër e vetëm lëvrim fondesh. Kështu, rishkrimi i vërtetë, shkencor, i historisë sonë, i kulturës, në rrafshin e gjuhës dhe mentalitetit tonë juridik, por edhe të mendimit shqiptar të ndaluar nga regjimi komunist, mund të jenë disa nga fushat ku mund të punohet më mirë, me një perspektivë kontribuese bashkëpunimi. Këtu do të doja të përmendja faktin që në një shoqëri totalitare, siç ishte Shqipëria e gjysmës së dytë të shekullit XX, sistemi drejtues u mundua të administrojë mendimin shqiptar dhe rrjedhimisht të asgjësonte përmasat mentale, të dalin përtej mendësisë së kufizuar dhe propaganduese që përfaqësojnë diktaturat. Pikërisht kjo politikë u ndoq dhe udhëhoqi proceset e censurës gjatë ndërtimit të sistemit komunist në Shqipëri dhe si për analogji u vu re edhe përgjatë mandatin qeverisës 2013 – 2021. Nëse në gjysmën e dytë të shekullit të XX, emrat e njohur si Faik Konica, Gjergj Fishta, Tajar Zavalani, Branko Merxhani, Stavro Skëndi, Krist Maloki, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Zef Valentini, etj, etj u anatemuan publikisht, përgjatë 10 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, shoqëria jonë po përjeton  një tipar dallues regresiv dhe armiqësor, që lidhet me shpërbërjen e politikave mbështetëse për librin dhe në mënyrë specifike për pengimin e botimit të arsenalit ende të panjohur të mendimit shqiptar të traditës të ndaluar, i cili u lëvrua brenda dhe jashtë vendit. E gjitha kjo do të ndikonte fortësisht në paraqitjet tona përpara Bashkimit Evropian dhe sfidave të anëtarësimit në të, me një kushtetutë të përbashkët kulturore, juridike dhe përfaqësuese me të gjithë potencialitetin e lashtësisë, historisë, vlerave etike e juridike, kulturore dhe artistike që na takojnë. Për këtë arsye, do të propozoja një dokument unik, të tipit Road-Map, një Strategji afatgjatë të Përbashkët pesëvjeçare Kosovë-Shqipëri të Zhvillimit të Kulturës 2022-2027, ku të planifikohet rishikimi jo vetëm i legjislacionit, por edhe i akteve të tjera që rregullojnë funksionimin e institucioneve publike, në mënyrë sa më të përshtatshme ndaj qëllimit sublim të sinergjisë kulturore kombëtare. Ky dokument strategjik, do të ishte qasja e duhur e problemeve tona të mbarsura dhe të shtresëzuara, duke mbrujtur shpresë dhe krijuar perspektivë.