Debati dhe zhvillimet gjeopolitike lindje-perëndim, ka qenë e pranishem në Shqipëri dhe hapsirën shqipfolëse, që mbas pavarësisë 1912. Edhe në kohën e diktaturës, ka patur shumë ish-komunistë që kanë besuar tek perëndimi në ‘heshtje’ dhe kanë vlerësuar historinë, kulturën, gjuhën dhe traditën tonë, në vend të kulturës stepave ruso-sllave. 1919-1920, Ëoodroë Ëilson, e vuri ‘gurin e parë’, duke i treguar lindjes, se Shqipëria dhe hapasirat shqipfolëse, i takojnë perëndimit dhe SHBA-ve. Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Ëoodroë Ëilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Mbas këtij vendimi epokal, kanë lëvizur shumë ‘gurë të tjerë’, rryma antiperëndimore e antiamerikane, për ta lënë Shqipërinë në lindje, herë prej ‘pa dijes’, por shpesh të paguara nga shërbime të huaja, ruso-sllave. Në këta ndryshime të mëdha në vite, një prej politikanëve në vite është Sali Berisha, i cili ka qenë i ‘dyzuar’ ndërmjet lindjes dhe perëndimit, si pasojë e ‘bipersonalitetit’ të tij njerëzorë, politik, arketipeve të tij dhë së kaluarës ish-komuniste. Më 20 Shkurt, Rithemelimi dhe mbështetësit e tyre, gënjejnë kur thonë do të rrëzojmë Edi Ramën. Biles edhe bustin e Enver Hoxhës, e kanë rrëzuar me ‘burmat e liruara’ një natë përpara, populli që kërkonte demokraci, liri, ekonomi dhe shtet ligjorë. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Njerëzit menduan se rrëzuan Enverin, statujën e tij, por imazhi, politika, pasuritë e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, janë gjallë dhe shumë aktive në 2024. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk i kanë hequr ‘asnjë ashkël’, diktatorëve të Shqipërisë, me reformat e tyre antidemokratike kur ka qeverisur, biles i ka mbështetur edhe kur ka qenë në opozitë. Në vitin 1990, Ramiz Alia gjithashtu, me politikën ‘as në lindje e përëndim’, kërkonte ‘shpëtonte kokën dhe familjen’ dhe ish-bllokun. Prandaj Sali Berisha kërkon që me datë 20 të ‘përkujtojë’ Enver Hoxhën, që e sulmonte dhe shpalli armik imperializmin amerikan dhe deklaron se Edi Rama, ‘e ka tradhëtuar ish-bllokun dhe është bërë pro-amerikan’?! Në fakt në vitin PD-në e mori lindja, fitoi lindja jo linja pro-perëndimore, Moska pavarësisht reformave të Gorbaçov. Sipas analistëve, Kenedi në vitet 60-të, kërkoi largimin e nëndetsëve ruse në Pashaliman dhe ish-diktatori Hoxha i largoi nga Vlora dhe Shqipëria, iu drejtua Kinës. Më në fund në vitet 1959-1960, pas 15 viteve të “vëllazërisë së madhe”, marrëdhëniet Shqipëri-Bashkimi Sovjetik kaluan në krizë duke marrë fund. Debati Ëashington Moskë në Shqipëri, ka qenë gjithmonë i pranishëm, prandaj proamerikanët e kanë patur të vështirë ndikimin, por shqiptarët janë pro-amerikanë, pavarësisht klasës politike ish-komunistëve lindorë, sovjetik, që kanë luajtur me dy porta. Shqiptarët tashmë edhe demokratët e ndershëm e kanë kuptuar lojën e tyre personale dhe familjare, të ish-kukullave ruse që bënin sikur janë pro-amerikanë dhe sot në 2024, kanë ndërruar mendje. Mbështetësit e thjeshtë kanë të drejtën e tyre të protestojnë kundër Ramës dhe qeverisjes së keqe. Por ‘Rithemelimsit’ po përleshen me njëri tjetrin, për mandatin në 2025, mbasi një pjesë të tyre i pret SPAK, gjithashtu ish-ministrat e 2013, se duan imunitet. Vizita e Z. Blinken i ‘la pa gjumë ‘Trekëndëshin e Bermudës dhe antiamerikanët’. Berisha iu premton se me 20 Shkurt do të rrëzojnë Edi Ramën. Psikanaliza më ka mësuar shumë. Unë mendoj të kundërtën, se Sali Berishës i ‘mungojnë’ e ka marrë malli për Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë, që e emëruan kryetarë të PD-së dhe projekton imagjinativisht, ‘rrëzimin e përfëtyrimit psikik të Edi Ramës’. Edi Rama do të largohet, kur të largohet Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, që kanë minuar demokracinë në 33 vite. ‘Loja e 20 Shkurtit’, është gjithashtu diku tjetër. Trekëndëshi i Bermudës dhe në mënyrë të veçantë Berisha dhe mbështetësit e tij janë në dyshim për Shqipërinë në perëndim, në marëdhënie të forta me SHBA. Ata kërkojnë që Shqipëria, të qëndrojë tek ‘Rusia e Putinit’ ose një drejtuesi tjetër ‘pa SPAK’ dhe të gëzojnë ‘gjëne’ e vjedhur, nëse Putinin do ta largojë rusët për situatën e rënduar ekonomike e sociale dhe luftën me Ukrainën. Amerikanët nuk e kanë besuar Berishën në 1991. Ambasadori Rajerson ka qenë ambasador në Beograd dhe e ka njohur mirë klasën politike në kohën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë para viteve 1990. Por ata filluan ti besojnë, krahas një sëri faktorësh të tjerë objektivë e njerëzorë. Një grup shkodranësh pseudo të persekutuar e pseudo pronarë, egoist për pushtet, duke mos kuptuar dhe dashur demokracinë e vërtetë, për interesat e tyre personale, kanë takuar Rajerson, duke e bindur për Berishën. Duke u emëruar kryetarë i PD-së, Berisha me deklarata ishte me USA, por me veprime ishte kundër amerikanëve. Amerikanët i kanë kërkuar qe ne 1990 ndarjen e pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe drejtësi të pavarur. Por Berisha nuk e donte demokracinë dhe veproi si autoritarë, u forcua ekonomikisht, duke sulmuar kundërsharët politikë, deri mbas humbjes per aprovimin e Kushtetutës të vitit 1994 dhe mbas humbjes në zgjedhet ne 1996. Më pas shpërthyen firmat piramidale, të drejtuara nga ‘njerëzit e tij’, duke mos dëgjuar ish-ministrat e financave dhe më pas akuzonte amerikanët, për situatën e krijuar. Sali Berisha 1996 nuk ka lejuar senatorin Timothe Ëorth të ulet në Tiranë, Rinas dhe e quante ish-amasadoren Mariza Lino ‘Laje’, duke e ironizuar dhe akuzuar. Sali Berisha gënjen kur thotë jam bërë komunist me pushtimin e Prag&eum
l;s në 1968, gjoja ka kuptuar ndyshimet gjeopolitike lindje-perëndim. Me këtë stil kumunikimi, Berisha ndryshe mendon dhe ndryshe vepron ka funksionuar 33 vite, duke e minuar demokracnë në Shqipëri. Me të vërtetë ka tentuar të sillet si perëndimorë, por e kaluara e tij në PPSH dhe struktura të tjera e bën gjysmë të ‘beuseshëm’ për Perëndimin, prandaj i intereson sot Moska e Putinit. Të rinjtë shqiptarë dhe shkodranë nuk duhet t’i besojnë Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, oligarkisë, të korruptuarve deputetëve, ish-deputeteve dhe ish-ministrave. Shqipëria duhet ti drejtohet përëndimit, me mbështetjen e SHBA-ve dhe integrimin në BE. Të rinjtë dhe demokratët e ndershëm, duhet ta abandonojnë, rrefuzojnë klasën politike 33 vjeçare dhe politikën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që me ‘pasardhësit e tyre’, nuk duan me shpirt një Shqipëri në perëndim, por në lindje. Në vitin 1990 shpëtuan ‘kokën dhe familjet’, tashti ne 2024, kërkojnë të shpëtojnë e gezojne ‘gjënë e vjedhur’ me oligarkët e tyre. Me datë 21 Shkurt, PD dhe opozita e vërtetë duhet të punojnë për një sistem zgjedhorë tjetër, për largimin e mbetjeve ruso-sllave dhe shtetin ligjorë, duke mbështetur SPAK dhe krijuar frymë e shpresë për një Shqipëri, më të mirë.