BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Opinion / Editorial

20 shkurti i ’91, retrospektive për një datë të shëmtuar

20 shkurti i ’91, retrospektive për një datë të

Në historinë e një populli e të një vendi, ka data historike të bardha, të cilat lidhen me festat nacionale, me betejat e fitoret ushtarake, me arritjet në shkencë, kulturë apo prodhim, e të tjera evenimente që i përkasin gjithë shoqërisë; ashtu siç ka edhe ditë e data të zeza, si fatkeqësitë natyrore e njerëzore, luftërat grabitqare, invadimet e pushtimet e huaja, etj. 20 Shkurti i vitit 1991, ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të Kryeqytetit, “zbarkuan” falangat shkatërrimtare, të ngjashme me skuadronet naziste të viteve 30-të. Në fillim, falangat në fjalë, ashtu si në vitet fashiste, u nisën t’i vinin zjarrin “Rajshtangut” shqiptar, por një dorë e fshehtë ua bëri me shenjë të mësynin shtatoren e Komandantit.... Kur jetonte, Komandanti kurrë nuk deshi të lartohej në shtatore, por gju më gju me popullin, në krah të punëtorit, në ugar tek fshatari, pranë pozicionit të zjarrit të ushtarit, shtruar në sofrën e malësorit, do të rrinte e të bisedonte, të pyeste e të uronte, të mvrejtej e të gëzonte. U nda prej nesh duke na lënë Amanetin e Madh, Amanetin për Shqipërinë. Ne, populli i thjeshtë, hapëm “kapakun” e zemrës dhe bashkë me Amanetin, futëm kujtimin e Tij. Kjo ishte dëshira dhe mundësia jonë. Ndryshonte puna me shtetarët, me ata që i rrinin shumë pranë ... Ata kishin forca e mjete, aftësi e mençuri më të shumta se ne populli i thjeshtë. Ndaj dhe nuk u morën me zemra e “cingërima” të tilla, por shpejt e shpejt fabrikuan Shtatoren e madhe dhe me pompozitet e vendosën në mes të sheshit. Ne të thjeshtët, pyetëm në heshtje: “Ç’ishte nevoja për shtatore kaq të madhe? Komandanti la vepra që nuk ka shtatore t’i balancojë! ... Por pyetja jonë ishte naive. Ishte naive, sepse ne nuk e dinim që “ndërtuesit” e Shtatores, ditën që po e “lartonin”, kishin planizuar edhe rrëzimin e saj. Me siguri, ndaj e bënë kaq të madhe atë shtatore, me synimin që kur të “binte”, të bënte edhe më shumë “figurë”. Kur po e ngrinin Shtatoren, ne nuk arritëm të shihnim bulonat e heqshme në bazament, të cilat bëri sikur i “montoi” Juda, dhe i mbuloi shpejt e shpejt me pllaka të bukura e larushe ... Mercenarët e tradhtisë, të prirë prej “Pardesyve të bardha”, si Arturo- Ui i Lulelakrës, atë ditë të 20 Shkurtit, u lëshuan mbi Shtatore, si një lukuni ujqërish. Megjithëse e dinin se “policia është me ne”, se armët e tyre kishin vetëm fishekë manovër, se dy-tre qen kufiri vinin vërdallë sheshit me kasat e turinjve të mbërthyera, përsëri zemra e tyre, si zemër mercenari, u dridhej në kafazin gjithë zhul të kraharorit. Gjithë paraditen e asaj dite, kishin rrëkëllyer gota alkooli, me qëllim që të “trimëroheshin”. Vërtet një Shtatore prej bronzi ishte, por frika ishte e madhe. Kjo frikë, nuk vinte nga ndonjë kërcënim fizik i çastit. Të tilla rreziqe nuk ekzistonin. Dora e fshehtë u kishte dhënë “yzëm” të vepronin pa droje. U kishte dhënë edhe çelësin “anglez”, me të cilin do të lironin ato “dadot” hileqare të montuara që në ngritje të Shtatores. Mercenarët pra, nga kjo anë ishin të sigurtë. Aq më tepër kur në krye të tyre ishin vetë “Pardesytë e bardha”, që “Dora e fshehtë”, ose më saktë “Dora e zezë”, ua kishte veshur si “mburojë” nga ndonjë ngatërresë amatore. E megjithatë, frikën e kishin në palcë. Ishte frika prej veprës së turpit që po bënin. Kur themi turp, nuk e kemi fjalën për turpin që mund t’i zinte ata. Jo, mercenarët nuk i zë turpi. Por ama, ata e dinin se “vepra” e tyre e asaj dite, si vepër turpi, mund t’u dilte një ditë për hundësh. Kanë kaluar plot tridhjetë e tre vite nga ajo datë e shëmtuar dhe mercenarëve të tradhëtisë së zezë, frika e veprës së tyre të turpit e të krimit që bënë atëherë, ende nuk u ka kaluar. Madje u është shtuar e po u shtohet çdo ditë. U është shtuar e po u shtohet çdo ditë, sepse shtuar i kanë edhe gjynahet e mëkatet. Është pikërisht kjo frikë që s’u shqitet, e cila edhe pas 33 viteve u fantakset duke i nxjerrë përsëri në të njëjtin shesh për të “përkujtuar” me drithërimë 20 Shkurtin e vitit 1991. Disa prej mercenarëve të asaj dite, pasi morën “haraçin” e punës së bërë, ia mbathën tek “Nëndaja”, e cila me siguri i ka nisur, ose do t’i nisë për ndonjë “mision” të ri. Se mercenarët nuk rrojnë dot pa “misione”. Por shumica e asaj skote janë këtu. Një pjesë prej tyre vijojnë përsëri të mbushin sheshet si mercenarë, në kërkim të ndonjë llokme që rrjedh nga “trofeja”. Liderët e tyre janë të njëjtat fytyra, vetëm se u mungojnë “Pardesytë e bardha” ... Ato, i kanë zëvendësuar me kostume firmato, dhe në të njëjtën kohë janë “blinduar” me kartmonedha që ia kanë rrëmbyer popullit. Veçse “blindi” i tyre prej kartmonedhash nuk mund t’i mbrojë gjithnjë. Sapo të fillojë “shiu” dhe, sidomos “breshëri”, kartmonedhat do t’u bien, siç u binë puplat pulastrenave, dhe ata do të mbeten cupllak përpara qytetarëve. Tridhjetë e tre vite kanë kaluar por Komandanti qëndron përsëri Shtatore e Lartuar. Në shesh? Jo, jo ne shesh! Aty tashmë qëndrojnë horrat, kurvarët, prostitutat . . . dhe me këtë skotë të ndyrë e të neveritshme nuk mund të rrijë Komandanti. Komandanti lartësohet Shtatore e Gjallë në zemrat e popullit të thjeshtë, të popullit që aq shumë e deshi, e aq shumë punoi për të. Në zemrat e popullit Shtatorja e Tij është e sigurtë. Aty ajo nuk mund të preket as nga tradhtia e as nga mercenarët e saj. Shtatorja e Komandantit çdo ditë ringrihet e lartohet në zemrat e miliona shqiptarëve, miliona punëtorëve, miliona proletarëve.