BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

24 Maji është dita e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare

24 Maji është dita e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare

Çdo vit, më 24 maj, Bullgaria nderon veprën e madhe të Kirilit dhe Medodit. 24 maji është dita e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare e cila ka filluar të festohet që në kohën e Rilindjes Bullgare, në vitin e largët 1851, me iniciativën e shkrimtarit dhe gjuhëtarit të njohur Nayden Gerov. Ajo është një nga festat më të bukura kombëtare bullgare, që nderon shkronjat dhe shkrimin duke i vendosur ato në piedestal, në vendin e merituar, sepse ato janë baza e gjithçkaje, zanafilla e dijes dhe kulturës, e përparimit dhe ecjes drejt dritës. Edhe në shkrimin e shenjtë jo më kot thuhet: Në fillim ishte fjala. Mbi 1150 vjet më parë Bullgaria dhe prijësit e saj e kuptuan rëndësinë e shkronjave dhe peshën e fjalës së shkruar. Me këtë mision të vështirë por me rëndësi jetike për shtetin bullgar u mor vetë princi bullgar, Borisi I (gjysma e I e sh. IX – 2 maj 907). Ishte koha kur dy vëllezërit nga rrethinat e Selanikut Kirili (lidur si Kostandin: 826-869) dhe Medoti (815-885) kishin nisur misionin e tyre të përhapjes së shkrimit dhe fenë e krishterë në Moravi. Të dy vëllezërit ishin të arsimuar në shkollën “Magnaura“, më e mira në Perandorinë Bizantine të kohës. Për këtë qëllim ata kishin hartuar dhe një alfabet të ri, me shkronja të reja i cili ishte unik dhe i ndryshëm nga ai latin dhe grek. Alfabeti u quajt Gllagolica. Për hartimin e tij dhe që ai të bëhej sa më i kuptueshëm për sllavët, ata u bazuan në të folmet e sllavëve bullgarë nga rrethinat e Selanikut, dialekt që ata e njihnin deri në detaje. Mamaja e tyre Marija ishte bullgare. Në Moravi (sot pjesë e disa shteteve të Europës Qendrore) të dy vëllezërit arritën të përgatisnin nxënësit e vet, por mbas vdekjes (sipas historianëve “Kirill vdiq në vitin 869 në Romë, kurse Metodij-në vitin 885 në shtetin sllav të Mesjetës-Moravia e Madhe, ku vëllezërit predikonin në gjuhën sllave dhe përgatitën shumë nxënës) misioni i tyre në atë vend dështoi dhe ndoshta sot historia nuk do shkruante dhe nuk do thurte lavde për ta, nëse disa nga nxënësit e tyre të dhunuar dhe të dëbuar nga Moravia nuk do ishin shpëtuar dhe pranuar në Bullgari nga princi Boris. Princi mirëpret nxënësit e Kirilit dhe Metodit dhe në këtë mënyrë ai shpëton nga zhdukja veprën e tyre të madhe. Prof. Rozhe Bernar me të drejtë thekson, se “Duke shpëtuar veprën e Shën Kirilit dhe Shën Metodit, Bullgaria ka fituar mirënjohjen dhe respektin jo vetëm të popujve sllavë, por edhe të botës. Dhe kjo do të jetë e vërtetë për sa kohë që njerëzimi vlerëson fjalët progres, kulturë dhe njerëzim ...”. Për këtë shkruan dhe njëri prej njohësve më të mëdhenj të veprës së vëllezërve Kiril dhe Metodij, Frantishek Dvornik, i cili ndër të tjera shkruan se „me mirëpritjen e nxënësve të vëllezërve të shenjtë, Bullgaria në fakt shpëton shkrimin dhe letërsinë sllave“. Dhe kjo vërtetë është kështu, sepse këta nxënës u dëbuan nga Moravia e Madhe pas vdekjes së Metodit. Ata nuk mbanin me vete libra, por u pritën shumë mirë në Bullgari nga princi bullgar Boris. Kështu nxënësit e tyre u shpëtuan, por bashkë me ta u shpëtua dhe dituria për përkthimet sllavo-bullgare. Me këtë veprim princi Boris tregoi që ishte jo vetëm një prijës ushtarak i zoti, por mbi të gjitha dhe një vizionar i madh. Kështu alfabeti gllagolica ose gllagolik, i krijuar nga Shën Kirili dhe Shën Metodi diku nga viti 855, u bë alfabeti i parë bullgar. Ky është një sistem origjinal grafik i bazuar në dialektin bullgar të rrethinave të Selanikut. Ata arritën që për çdo tingull të këtij dialekti të gjenin një gërmë të veçantë. Emri i këtij alfabeti vjen nga fjala “gllagollë” që do të thotë “fjalë” dhe meqenëse “gllagollati” ka kuptimin “flas”, alfabeti gllagolik në mënyrë poetike është quajtur si “shenjat që flasin“. Të gjtha shkronjat kanë emrat e tyre. Ato gjithashtu kanë edhe vlerë numerike. Përkthimet e para kishtare nga greqishtja por edhe veprat origjinale në bullgarishten e vjetër janë shkruar në alfabetin gllagolik, të krijuar nga vëllezërit Kiril dhe Metodij, që për veprimtarinë e tyre papa Gjon Pali II i shpalli në vitin 1980 si „Mbrojtës të Europës“. Ata janë ndër gjashtë shenjtorët mbrojtës të Europës të shpallur nga Kisha Katolike. Për Papën Gjon Pali II, të dy janë një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen kulturore të kontinentit të vjetër. Nën kujdesin e vetë Princit Boris I, nxënësit e Kirilit dhe Metodit jo vetëm që u pritën me nderime të mëdha në Pliska (v. 886), kryeqyteti i parë i Bullgarisë, por atyre iu siguruan kushte të shkëlqyera për të zhvilluar veprimtari mësimore dhe letrare. U ngritën qendrat e para të shkrimit dhe kulturës në Bullgari – fillimisht në Pliska, dhe më pas në Veliki Preslav, kryeqyteti i dytë i Bullgarisë. Princi Boris I dhe më vonë pasardhësit e tij e kuptonin fort mirë nevojën e përhapjes së krishterimit ndër bullgarët në gjuhën amtare, prandaj dhanë ndihma të mëdha financiare për përkthimin dhe botimin e librave kishtare në bullgarisht, për përgatitjen e klerikëve për të kryer shërbesat në gjuhën bullgare dhe jo atë greke dhe më vonë krijimin e kishës së pavarur Bullgare. Alfabeti gllagolik dhe shkrimet në gjuhën amtare me këtë alfabet u bënë shtyllat kryesore të shtetit dhe të identitetit shpirtëror të bullgarëve. Përveç Pliskës dhe Preslavit lindi dhe një qendër tjetër e rëndësishme e shkrimit dhe kulturës bullgare, më në perëndim të Bullgarisë së atëhershme, në qytetin e Ohrit. Në këto qendra punonin emra mjaft të njohur, si Klimenti, Naumi (nxënësit e Kirilit dhe Metodit), Joan Ekzarhu, Konstantin Preslavski, Çernorizec Hrabër, Simeoni, që më vonë u bë dhe mbret i Bullgarisë, të cilët krijuan një letërsi të pasur dhe të larmishme, të përkthyer dhe origjinale, e cila përmban në vetvete të gjitha zhanret e letërsisë mesjetare të krishterë. Ky alfabet i parë bullgar nëpërmjet librave të shkruar filloi shumë shpejt të përhapej edhe ndër popujt e tjerë, sidomos atyre sllavë të Ballkanit, serbë dhe kroatë, dhe të Evropën Lindore, tek rusët. Në fund të shekullit të IX në Mbretërinë e Parë Bullgare krijohet alfabeti i dytë bullgar, i njohur si alfabeti cirilik. Emri vjen nga emri i Shën Kirilit dhe është vënë në mënyrë simbolike për të treguar vazhdimësi me veprën e pavdekshme të tij, krijimin e gllagolikut dhe përhapjen e krishterimit. Të gjithë shkencëtarët pranojnë origjinën bullgare të këtij alfabeti, ndërsa si shkollë, ku mendohet se është krijuar, është ajo e Preslavit. Mbështetja kryesore vjen nga mbreti Simeon, i njohur ndryshe dhe si Simeoni i Madh. Shumë studiues janë të mendimit se Simeoni ose Klimenti i Ohrit mund të jenë krijuesit e alfabetit të ri bullgar. Alfabeti cirilik përmban 24 shkronja nga alfabeti grek dhe 12 të tjera që janë të ngjashme me ato gllagolike, të cilat korrespondojnë me tingujt e veçantë të gjuhës bullgare. Alfabeti i ri ishte shumë më i lehtë dhe i thjeshtë për t’u përvetësuar dhe përdorur sesa gllagoliku. Të dy alfabetet ngelën në përdorim për një kohë të gjatë, derisa në shekullin e XII alfabeti cirilik zëvendësoi plotësisht atë gllagolik. Ky i fundit u përdor deri vonë në Dalmaci me atë formën e vet karakteristike i quajtur edhe si „kroat“ ose „dalmat“. Ciriliku ashtu si dhe gllagoliku nga Bullgaria filloi të përhapej shumë shpejt edhe drejt vendeve të tjera sllave. Dy alfabetet bullgare janë një moment i rëndësishëm në historinë e Bullgarisë dhe në botën sllave. Ato ndikuan në krijimin e gjuhës së parë letrare sllave, bullgarishtes së vjetër, e cila u bë gjuha e tretë klasike mesjetare evropiane. Nëpërmjet kësaj gjuhe u lëvrua dhe letërsia e vjetër bullgare, e cila hodhi themelet e një civilizimi të tretë në Evropë, krahas atij grek dhe latin, civilizimit të Ortodoksisë Sllavo-bullgare. Kështu Bullgaria në mesjetë arrin majat e kulturës evropiane, shekullin e saj të artë, duke ia dalë që jo vetëm të mbijetojë në fqinjësi me perandorinë më të fuqishme të kohës, por edhe të rrezatojë kulturë në botën sllave dhe jo vetëm. Kultura mesjetare bullgare ia doli të thyejë dogmat e trigjuhësisë së kohës, sipas së cilës fjala e zotit mund të përhapej vetëm në tri gjuhë – hebraisht, greqisht dhe latinisht. Edhe bullgarishtja e vjetër arriti të bëhet gjuha e kishës. Ajo arriti t’i mbijetojë edhe pushtimeve dhe të mbajë zgjuar gjithnjë shpirtin e popullit bullgar. Jo më kot akademiku rus Dmitrij Lihaçov thotë se, shteti bullgar u pushtua nga Bizanti dhe u zhduk nga harta politike e Evropës, por ngeli „Shteti shpirtëror“. Sot më shumë se 300 milionë njerëz në Evropë dhe Azi përdorin cirilikun si alfabetin e tyre. Përsëri falë Bullgarisë, që nga viti 2007 alfabeti cirilik bullgar u bë sistemi i tretë grafik i Bashkimit Evropian, krahas atij latin dhe grek. Edhe në Shqipëri ka filluar përdorimi i alfabetit cirilik bullgar. Në këtë alfabet mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë në gjuhën e nënës fëmijët me origjinë bullgare nga zonat e Gorës (Kukës), Gollobordës dhe Prespës, që frekuentojnë shkollat e fundjavës në gjuhën bullgare në qytetet Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Pogradec, të organizuara nga shoqatat e minoritetit bullgar në vend. Edhe Universiteti i Tiranës ofron mësimin e gjuhës bullgare siç ofron mësimin e gjuhës shqipe Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Me alfabetin cirilik bullgar janë shkruar dhe botuar shumë libra me vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët nga shkencëtarë me emër, që sot ruhen në Bibliotekën Kombëtare Bullgare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”. Pra më 24 maj - Dita e shkrimit, arsimit dhe kulturës, bullgarët duhet ta ndjenë veten krenarë, sepse nëpërmjet alfabetit paraardhësit e tyre përhapën dritën e dijes dhe kulturës në më shumë se 50 kombësi – nga Siberia e largët dhe deri në zemër të Evropës.