O Poet i gurgullimave, o “trëndafil në gotë” ! Zbrit të flasim pak / Për arrat me grurë / Për hallet e mëdha që nuk na u hoqën kurrë… Hallet na janë shtuar edhe më shumë, na janë shtuar edhe hallet e grurit e të arrave, hallet e bukës.. E dimë që gjithmonë keni qenë e jeni pranë nesh, prandaj edhe nuk mundohemi për t’ju kërkuar. U bënë pesë vite që nuk jeni fizikisht pranë nesh, por ju kemi në mëndje, në shpirt. Na duket sikur keni vetëm pesë ditë që jeni larguar prej nesh dhe fjalën e mbajtët kur më 3 Shkurt 2017, na thatë:. “Po largohem për pak kohë, por përsëri do të vij! “Në “adresat” që na keni lënë do t’ju kërkojmë, ose në “qiellin” e pafund të librave që sa herë afrohemi na thoni “lepe” e “peqe”, ose në tokë, me të cilën jeni bërë njësh prej kohësh dhe nuk ndaheni me njëri tjetrin, që “i thurët këngë, që e lerruat me duar e me mëngë../ / E keni dashur edhe plisin edhe barin / ku në arrat zinxhirët lë traktori…”!. Pa ngrehu e shihe sot. Nuk gjëmon as traktor, e nuk dëgjohet as qerre, as laraska nuk ka “të tundin bishtin..” e të të “sjellin lajme nga Bota”! Nuk u munduam për t’ju kërkuar, vetëm sa u afruam tek rafti i librave dhe ju zbritët ngadalë dhe erdhët.. Mirë se na erdhët pranë edhe për të pirë nga një gotë, por edhe për të kuvenduar sepse sikur shijon më shumë muhabeti kështu këmbëkryq, na duket sikur na hyjnë në kokë më mirë mendimet tuaja të mençura….! Juve i Madhi Dritëro, jeni i pavdekshëm, sepse jeni i lidhur me dy të pavdekshëm, njerëzit dhe Tokën… Por, nuk e kishim imagjinuar kurrë as ne e as juve që edhe njerrëzit e kësaj toke po na ikin, po na braktisin.. .. Në vend të grurit në arra, “hazdisen” ferrat!!.” Halle “nuk kemi’ më, tani bëjmë qejf, vetëm shtrijmë dorën dhe bota” na jep” ç’të duam !.Ne duhet të rrimë, të tjerët duhet të na japin të hamë….Halli më i madh është që na janë larguar të rinjtë e të rejat, edhe ata që kanë mbetur, nuk e kanë mendjen as tek arrat me grurë e as tek ferrat, as tek shkolla, as tek poezia, as tek puna…Mirë e keni thënë,Poezia vjen nga gurgullimat e ujërave të tokës dhe të qeshurat e njerëzve, nga përskuqja e qiejve dhe hambarët e vjeshtës, nga cikma e dimrit dhe nga ngricat e ndarjeve, nga isua e këngëve dhe nga hareja e dasmave. Dhe boshti i saj i përhershëm është dashuria. Një dashuri që shfaqet me një mijë vezullime, një mijë mënyra qasjeje nga dita e parë gjer në frymën e fundit duke sfiduar pengesat, mungesat dhe vështirësitë.. Eh… Si thatë? ”Më mirë ma bëj diku varrin / Mbi ndonjë brazdë apo mbi ndonjë përrua / Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë / Të më sjellë lajme nga bota / Nga Bota që e mbajta të mbyllur sa rrojta / E kyçur dera, Me lloze porta..! Ju thashë, do të kuvendojmë pak, pavarësisht që unë nuk jam as sa një “grimcë” e juaja, por di këtë, që juve edhe ata si unë, i keni dëgjuar me vëmendje dhe prej tyre keni mësuar…. Sigurisht, Shqipëria, nuk ishte aspak mirë kur kishte edhe derën edhe portën të kyçura, kur ishim të izoluar nga Bota, për të mos parë as qiell, as tokë, as Europë… Kujtuam se shpëtuam kur Shqipëria, i hapi të katër kanatat.. Përse e kërkuam me ngulm që të hapen? Për të ikur, një orë e më parë, për të ikur e për të mos u kthyer më. …. Por, ndërsa dje nuk na lejonin të iknim, sot nuk na pranojnë..!. Kaq të mallkuar paskemi qenë, për të mos parë asnjë ditë të bardhë? Por, e dini juve që krahasuar me kohën e parë, sot që janë hapur “kanatat” në të katra, ku hyn edhe “derri” edhe “dosa” është më keq se atëherë.? Neve, me të drejtë e hoqëm gardhin që na mbante të mbyllur, për të mos parë Europën, por a e dini juve Dritëro, që sapo hoqëm një gardh, me nxitim ngritëm mijëra e mijëra, jo gardhe, por murre betoni për të mos e parë njëri tjetrin, nënën e babanë, vëllain e motrën, jo komshiun që e kemi patur gjithmonë “hasmë” ! Mirë thonë në Devoll: “Neve, të gjithë,nuk e kërkuam, këtë “kapë të gjelbër” që na erdhi në vënd të demokracisë së bardhë.. Koka bën koka pëson”! Janë tanët ata që qëllimisht e ngatërruan rrugës këtë “kapë të gjelbër”! Njeriu, hyn në lidhje me natyrën e transformon atë për të prodhuar në shërbim të vet. Por sot, edhe natyra është e egërsuar dhe po hakmerret ndaj nesh sepse ja kemi shëmtuar edhe pyjet edhe fushat, edhe malet.. Kemi pyje por nuk ngrohemi, kemi fusha por nuk prodhojnë, kemi male por i kemi zhveshur, kemi naftë por ajo po na “mbyt”, po na merr shpirtin blejmë më shtrenjtë nga ata shtete që nuk e kanë këtë privilegj. Kemi tym të zi sterrë, por nuk tymon asnjë oxhak…Kemi nëntokë të pasur por mbi atë, ecim zbathur…. “Nuk i duam pasuritë që na keni dhënë” i themi natyrës, “nuk i duam prodhimet tuaja as frutat e perimet!.. Edhe këtë vit, përsëri natyra na dha prodhime me bollëk, por..a e dini Dritëro? Edhe qershitë, edhe kumbullat, edhe mollët, edhe rrushin, sorrat po i hanë..! Përse? Sepse nuk ka punëtorë., nuk punon kush, as në “hambarin” Devoll që i keni kënduar aq shumë“! Dikur “hambari” ishte plot, sot ato po i “ha” Lumi i Devollit, jashtë”dëshirës” së tij Ai, nuk ka gojë të “flasi” e as nuk mund t’i “ankohet” as natyrës për mungesën e ujit e as njerëzve që ja prishin “humorin” me ato që nuk ka oreks . Tokën e kanë mbuluar ferrat, njerëzit po “çajnë ferrën”! Ç’të bëjnë? Çmimet po shkojnë në stratosferë, jo nga kriza, por më shumë nga spekulantët. Shkollat po mbyllen.. Edhe Shkolla që mbante emrin e Asdrenit të Madh, e Autorit të Hymnit Kombëtar, u mbyll..Më duket sikur llafosa shumë, po ju dëgjoj Dritëro.. “I dashur Ujk / Që bredh me tët bir netëve vonë / Të kam zili, këtë mall për tët bir / Ne, njerëzit, edhe birin tonë e lidhim shpejt / Shpejt me zinxhir, ve&cce
dil; për një pronë.. ! Aq sa madhështor jeni, po aq dhimbje ndjejmë e brengosemi kur e lexojmë.. Është motamo !. Prona, na ka bërë “shashërdi” na ka errur sytë, na ka përçarë, na ka bërë egërsira më të egër edhe nga vetë ujku. Dikur edhe pushkën edhe thikën i kishim për pushtuesit, sot i përdorim ndaj tanëve..Unë edhe Makiavelit, nuk i heq asnjë presje kur thotë: “Edhe Nënën e Babanë, po t’ia vrasësh, njeriu i harron shpejt, por nuk e harron pronën derisa të të marri jetën..”! Nuk e di për cilin e ka fjalën Makiaveli kur shkruan pak më shumë se pesë shekuj më parë,.. “Nuk e besoj, ta ketë fjalën për ne, por për në ndonjë vend nga Afrika, andej ku sundojnë fiset “Muju”, apo për ndonjë kohë në lashtësi kur njerëzit hanin mish njeriu.”! Më tepër se kurrë i dashur Dritëro, kur them që shumë herë nga sa e mendoni ju, kemi nevojë për mendimin tuaj, sot, që sidomos sot,shpirti na ka vajtur në majë të hundës. Jo më shumë nga “faji” i Tokës, nga Lufta në Ukrainë, nga tërmetet, nga Covid-19-të e ku ta di unë. Jo or jo, nga spekulantët, sepse me ca “yrnekë” politikanë të paskrupull, për pak pushtet, ata,janë gati të shqyejnë edhe njëri tjetrin..Qytetarëve i marrin gjakun e japin disa thërrime.. “Boll i keni, i thonë, do të paguani edhe më shumë në të ardhmen, nuk keni parë gjë akoma..!” Me siguri Dritëro, keni shumë për të na thënë për Shqipërinë, për tokën, për baltën, për fshatin për “prapanikët” politikanë dhe prapësirën politikë që kërkon të të harrojë por nuk ju harrojmë ne. E mbani mënd kur në 3 Shkurt të vitit 2017, na thatë “Po largohem për pak kohë dhe do të kthehem shpejt..” Dhe fjalën e mbajtët. Sa larg ju kemi, sa afër ju ndjejmë e nuk çmallemi..! Ju kemi në mëndje e në zëmër, na keni hyrë thellë në shpirt, pa trokitur, sepse për miqtë e vërtetë “portat” e zëmrave tona, qëndrojnë gjithmonë hapur. Flasim për kohën tuaj, kur dyert me tallash të presarur askush nuk i preku,.. Por, ngre t’u thuash këtyre “yrnekëve” politikanë,që e kanë kandisur Shqipërinë si Hani i Stavros” siç thuhej dikur..Edhe dyert e banesave, të blinduara i kemi por hajdutët i sharrojnë edhe me brisk rroje… Më falni që ju ndërpreva, diçka do të më thonit për politikanët.. O popull, ç’të bëjnë!/ Të japin lodra të luash,/ Të mbajnë me përralla/ Të flesh në shtrat sa të duash./ . Të quajnë të vogël,/ Dhe thonë se ende s’di shumë, Të japin në duar një lodër/ .Dhe thonë / Pusho, mos bëj zhurmë! O popull, ç’të bëjnë! Të thonë / “Gërvisht e fito” në letra!” Dhe t’i gërvisht me thonjtë e paprerë / ..Dhe fati s’të vjen asnjëherë. / Të marrin përdore me lekë / T’i shohësh Miss¬et / Kur zhveshur kërcejnë / Me brekë e pa brekë/ Në Skenë./ Të japin lodra në duar/ Me Tomin dhe Xherrin/ Të bëhesh fëmijë i duruar / Mos njohësh telashin dhe sherrin.”! Rrinë e qëndrojnë në radhë qysh pa aguar dita, jo për të shkuar në punë, por për të shkuar në kafene, në disko, atje ku “:fitojnë” miliona për të marrë ndonjë loto,.. Pa të dëgjoni se si fluturojnë milionat nëpër Bingo e kazino ditë për ditë.. Duan të fitojnë pa punuar sepse nuk kanë kohë për të humbur duke punuar… Lavdi Zotit që ja arritëm kësaj kohe.. As të diturit, as heronjtë‘nuk na duhen’ sot, as historia ‘nuk na duhet’, as epopeja e Lavdishme e luftës dhe e punës nuk na duhet.. Edhe lapidarëve po i vendosim tritolin., edhe atdhetarëve që kanë sakrifikuar për gjuhën, për nder e Atdhe i kemi bërë tradhtarë. E përse na duhen? “Kaloi” koha e tyre!.” Kemi “Çyrykët” sot, kemi “minjtë” që dikur fshiheshin skutave, sot dolën mbi sipërfaqe….Sot, ca “bicimsëzë” i injorantë bëjnë ligjin, Të gjitha këto, sot, i përkasin të kaluarës.. Bukur e keni thënë juve:” S’ka heronj, heronjtë u mërzitën / Prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan. Kush e di kur kthehen nga kjo anë / Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë / S’ka heronj, tani, ka pehlivanë. Ishin dikur burrat, sot burra nuk ka, ka burra të tipit “pehlivan” që “kërcejnë nga një “pjatë” në tjetrën, nga një “xhep” në tjetrin!. Sot, ca farë politikanësh, jo vetëm “hanë ç’pështyjnë” por edhe “fletën”, e kthejnë jo vetëm përditë, por për orë, andej nga fryn e rra, andej nga ecën shefi, sepse shefi ka paranë… Pehlivanët janë kudo, ata janë në krye të të gjitha punëve, të të gjitha institucioneve, të c;do administrate.. Ata bëjnë ligjin, ata drejtojnë shtetin, ekonominë, artin, kulturën..Pyetja e parë që bëhet për politikanët, është: “A është ndonjë cikë Pehlivan”? E keni thënë e nuk e luan topi! E ç’na duhet “Nënë Shqipëri e juaja? Më mirë kemi “Vrimën” e Poeteve moderne .Nuk ka më këngë “Për ty Atdhe”, tani këndojnë “sherifët” “reperët”, këndojnë “alahupce”! Ngreu dhe ja lexo edhe njëherë poezinë tuaj: “Kalonin në një shteg të ngushtë mali/ Gomari përpara, pas gomarit kali/ …Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte/ Ndaj kalit vitheve me shkop I binte/ Por Kali më në fund durimin humbi/ E ngriti bishtin dhe samarin tundi/ Hej, mbaj dorën se pastaj të hedh përdhe samarin/ Ti, para meje, pse më nxjerr gomarin/ E nga të vete, s’di fare unë I ngrati/ Kur rrugën ma ka zënë veshgjati.. “Veshgjatët” i kanë zënë të tëra shtigjet.. Po përse? Që të bëjnë ata ligjet, jo shteti ligjor, sepse shtetit ligjor vetëm emri i ka mbetur. Në të vërtetë është një sistem “horr”!. “Horrat” akuzojnë të ndershmërit, të korruptuarit deri në grykë na bëjnë leksione për korrupsionin, kriminelët na bëjnë leksion për paqe, hajdutët na bëjnë thirrje për ndershmëri.. Ah Botë e padrejtë ? E mbushur përplot me rezi
lë / Të tjerë shpojnë duart? Të tjerë fitojnë trëndafila..?. Faleminderit që na çmallët!