BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Opinion / Editorial

8 dhjetori, Lëvizja studentore për demokraci, por pushteti nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit

8 dhjetori, Lëvizja studentore për demokraci, por pushteti nga

Gjithmonë është thënë dhe me të drejtë se ``më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.`` POR…Interesant është fakti se menjëherë pas kësaj ngjarje Ramiz Alia si drejtues i PPSH që udhëhoqi për 45 vjet rresht vendin, për të shpëtuar drejtuesit shumë vjeçarë të kësaj Partie dhe bashkëpunëtorët e tyre, i frikësuar nga pushkatimi makabër i Çausheskut me gruan e tij në Rumani në 1989, dhe i gjendur para presionit të botës demokratike dhe kërkesave të OSBE për të demokratizuar vendin, arriti të realizojë një kalim jo vetëm të butë të ndërrimit të sistemeve, por edhe realizoi me sukses një plan djallëzor sigurisht i orientuar nga rekomandimet e Katovicës të dorëzimit të pushtetit, duke vendosur njerëzit e partisë në krye, arriti të krijojë një Pluralizëm fiktiv me 5 Parti, ku katër nga të cilët emëroi drejtues të tyre ata që ishin ose ish-sigurimsa ose bashkëpunëtorë të Sigurimit në periudha të ndryshme kohore. Këta njerëz Ramiz Alia i përzgjodhi sigurisht pas konsultimeve me aparatin e kalbur burokratik dhe sigurimin e shtetit. Më këtë lëvizje, Ramiz Alia sidomos edhe pas një takimi në shtator të `90 me `kuadro të rëndësishëm dhe intelektualë` (duke përjashtuar kuadrot e ndershëm pa parti, të burgosurit për agjitacion e propagandë, etj) që pretendonin se `jepnin edhe jetën për PPSH`, neutralizoi Lëvizjen studentore të dhjetorit `90. Praktikisht lëvizja Studentore me këtë goditje u çorganizua dhe dështoi, sepse u mendua që kërkesat e tyre do të plotësoheshin pas vendosjes së pluralizmit partiak dhe sistemit demokratik. Fakt është se asnjë nga pjesëtarët e lëvizjes studentore nuk mori pjesë në drejtimin e tre pushteteve që krijoi shteti demokratik në Shqipëri, por të gjithë, ose u larguan ose ngelën njerëz të thjeshtë edhe sot e kësaj dite. Pushtetin e morën ish drejtuesit komunistë me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. Pavarësisht ndryshimit të detyruar të sistemit nga diktatura gjakatare në një pseudo-demokraci perëndimore, ndryshimi i sistemit shkaktoi disa probleme kryesore negative të mëdha, pasojat e të cilës ekzistojnë edhe sot, probleme të cilat i krijoi më dashje vetë ideuesit e kësaj pseudo-demokracie perëndimore në Shqipërinë e varfër të asaj kohe;

-Emigrimin masiv për shkak të izolimit shumë vjeçar, nga ku në fillim ikën, shumë të varfër për jetesë e punë më të mirë, por edhe ish të dënuarit, ish spiunët, e ish-sigurimsat që kishin bërë dëme.

-Prishja e llahtarshme e 500 uzinave dhe Fabrikave të ndërtuara me mund në Shqipëri me pretekstin e çekut të bardhë??!!! Kjo e shkaktuar nga vetë ish drejtuesit e PPSH nëpërmjet linjës së disa drejtuesve të rinj të PD të sapo formuar por të lidhur me regjimin e kaluar, të cilët ose pa eksperiencë por më tepër duke ditur shkakun e ndryshimit brenda pak kohe të kalimit nga diktatura në demokraci, - zbatuan rekomandimet e Katovices për `kalimin nga sistemi socialist në atë kapitalist. Disa nga ato rekomandime kishin të bënin me zotërimin në sistemin kapitalist të pronave dhe fabrikave, dhe ekonomisë dhe financave nga ana e komunistëve dhe miqve të tyre, dhe së dyti për të diskretituar kapitalizmin në sytë e masave për të thënë se `kapitalizmi qenka më i keq se socializmi` njëlloj sikurse u deklaronte Diktatori në një nga plenumet famëkeqe se ..`sistemi kapitalist është i keq sepse shfrytëzoka masat?!”. Shkatërrimi që ndodhi në Shqipëri gjatë periudhës nga 8 dhjetori 1990 deri në fitoren e Partisë Demokratike në 22 Mars 1992, ishte pjesë e strategjisë dinake që ndoqi PPSH për të krijuar atë përshtypje në popull që …``kapitalizmi pra sistemi i demokracisë perëndimore është i keq por socializmi është më i mirë pavarësisht gabimeve???!!!

Shkatërrimi i vlerave në Shqipëri nuk ndodhi në ish-vendet e lindjes dhe të Evropës qendrore që bënin pjesë në ish-bllokun komunist, dhe kjo të përforcon dyshimin se këtu ishte dora e vetë drejtuesve konservatorë të PPSH, por edhe e vendeve fqinjë të cilat kishin interesave politike dhe ekonomike në Shqipëri. Rezultati? Shqipëria po kalon periudhën më të gjatë të tranzicionit politiko-social-ekonomik për tu bërë anëtare e denjë dhe e integruar në BE. Thënia metaforike në parlamentin shqiptar e njërit nga drejtuesit e PD se në Shqipëri janë …``1 milion spiunë``, tregon se shumica e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit kishin hyrë në të pesë partitë kryesore dhe mbanin poste drejtuese, madje deri në ditët e sotme së bashku me miqtë e tyre.

- Reforma në Drejtësi. Shqipëria me gjithë përpjekjet, sistemi i drejtësisë nuk është i barabartë për të gjithë. Disa ish drejtues të Shqipërisë i bëjnë karshillëk drejtësisë duke e sfiduar atë gjë që po lëkund edhe vetë rezultatet e reformës në drejtësi.

- Emigracioni vazhdon për kësaj radhe por nëse në fillimet e demokracisë, emigracioni ishte nga varfëria dhe nga ish-at që donin ti shmangeshin drejtësisë, sot emigracioni vazhdon me ritme më të ngadalta më tepër nga dëshira për pasurim të shpejtë (drogë, prostitucion), për shkollim cilësor, ose për siguri jetesë në shëndetësi ose për gjakmarrje, etj. Sidoqoftë ka dhe imigracion.

- Korrupsioni kryesisht në tendera dhe Projekte publike dhe private, si dhe mitmarrja, janë në ritme të larta pavarësisht përpjekjeve për të frenuar këtë fenomen i cili po ndodh për shkak të shkatërrimit të zinxhirit profesional, profesionalizmit dhe meritokracisë, dhe vendosjes në vend të tyre të militantëve, jo-profesionistë, e pseudo -intelektuale me diploma të paguara dhe mungesës së kategorizimit të pagave dhe në përgjithësi të mungesës së reformës të sistemit të pagesave të punonjësve në publik dhe privat në Shqipëri me qëllim afrimin e sistemit të pagës me atë të BE.

- Sistemi i Siguracioneve. Shqipëria është vendi më paradoksal në raport me Siguracionet publike apo private. Skandaloze mbeten Siguracionet Shëndetësore të cilat paguhen nga të gjithë madje edhe pensionistët, por kur ke nevojë Fondi i Siguracioneve publike nuk përgjigjet dhe është defektoz në dhënien . Po kështu edhe për siguracionet privat shëndetësore të cilat sigurojnë njerëzit deri në 60 vjeç. Pagesat dhe interesat nuk depozitohen. Po kështu për sguracionet e makinave. Asnjë Siguracion privat nuk depoziton pagesat e të siguruarit në bankë por i harxhon dhe i përdor sipas qejfit, dhe as promovon atta më të rregulltit. Me pak fjalë Populli nuk ka besim tek Siguracionet e çdo lloji sepse në shumicën e rasteve janë fiktive. Pavarësisht ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatin e madh SHBA dhe me përpjekjet e BE, Shqipëria ka ecur përpara por jo aq sa duhet dhe këtu, edhe pas 33 vitesh, nga dy ose tre ish-drejtues politikë që po sfidojnë drejtësinë por edhe nga dora e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit e miqve të tyre, të lidhur sigurisht edhe me qarqe politike jo dashamirëse ndaj Shqipërisë. Kjo ka penguar dhe po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka krijuar pakënaqësi të vazhdueshme nga konfliktet politike shumë të rënda të drejtuara gjithashtu nga këta individë me të kaluar të dyshimtë, duke ngadalësuar ecjen përpara për shkak edhe të korrupsionit të klasës politike të djeshme e të sotme dhe të mos zbatimit si duhet të ligjit.