Gjermanet nuk e harruan vrasjen e 11 ushtareve te tyre ne datën 18 Dhjetor 1943 ne priten e “Ndarzave” te Vranishtit. Ata për tu hakmarrë, me 9 shkurt 1944 vine nga Kuci-Kallarati dhe rrethojnë fshatin e Vranisht ku me dhune rrëmbyen rreth 100 burra, te cilët i mbyllen ne xhaminë e fshatit te rrethuar me ushtarët e armatosur deri ne dhembe. Nazistet Gjermane e mbajtën fshatin të rrethuar për dy dite, ne datat 9 dhe 10 shkurt te viti 1944. Me 10 shkurt, mbas dite, 50 nga burrat e arrestuar i çuan nga Vranishti-Terbaci ne Brataj. Atje ata pushkatuan 30 burra. Pjesa tjetër e plagosur shpëtojnë te ndihmuar nga errësira dhe pozicioni i vendit ku i radhiten për te ekzekutuar. Ç’ishte kjo masakër hakmarrjeje? Ne datën 18 dhjetor 1943, nje skuadër gjermane e përbëre nga 12 ushtare, vjen nga fshati Terbac dhe ne Vranisht, jo ne formacion luftimi. Gjermanet hynë ne fshat dhe qëndruan ne dyqanet private te Avdi Memes dhe Xhezo Hamitit. Bashkëfshatari vranishtioteve Shaban Llanaj beri rolin e kryeplakut dhe bisedoi me ta. Gjermanet rikthehen nga rruga qe erdhën për ne Terbac. Shabani i shoqëroi ata deri ne vendin e quajtur “ Ndarza”, ne buze te përroit te Ndarzes,ne dalje te fshatit. Komandanti njësitit territorial te fshatit, Ismail Azemi, me iniciativën e tij dhe me 4-5 mbështetës u bën prite gjermaneve, pararojes gjermane, ne “Ndarza”. Ata vranë befasisht 11 gjermane dhe u shpëton nje prej tyre. Gjermani qe shpëtoi largohet dhe me mbërritjen ne Terbac njofton forcat gjermane qe ishin atje. Mbas 2 ore mbrijne te tërbuar gjermanet ne Vranisht dhe vrasin pa paralajmërim 10 vranishnjote , 7 gra dhe 3 burra. Ishte shume tronditëse vrasja e bashkëfshatares Hamide Bitraj. Vajza e saj , Peshqeshia nje vjeçare piu qumësht nga gjoksi i nenës se vdekur nga plumbat e gjermaneve. Ja si e përshkruan këtë masakër bashkëfshatari vranishtioteve Xhemil Demo ne librin e tij ; “Kujtime okulare” : “Xhemili merr nje plage ne shpatull nga plumbat e gjermanit, por e shpëtoi shoku i tij i vdekur nga plumbat, i cili ra mbi trupin tim dhe mbasi gjermanet u larguan unë shpëtova dhe ika ne errësirën e natës”. Me tej Xhemil Demo shkruan se: “Pararoja gjermane takohet me bashkëfshatarin Shaban Llanaj…Ai i futi gjermanet ne dyqanet e fshatit dhe i qerasi me portokall mbasi ishte ne prag te vitit te ri. Ne ikje Shabani i shoqëroi gjermanet deri ne “Ndareza.”.. Ate dite, mbasi gjermanet nuk gjeten burra ,sepse ata ishin larguar ne mal,mblodhi grate e fshatit dhe i vendosen para mitralozave për ti pushkatuar mbi trupat e gjermaneve te vrare. Gruaja e zgjuar dhe trime Aishe Kalemja lozi nje tragji-komedi. Ajo u ul pranë nje gjermani te vrare dhe filloi vajtimin sipas traditës se vendit. Nga ky gjest gjermane ulen armët dhe te gjitha grate shpëtuan. Ja si I “ vajtoi” nene Aisheja gjermane e vrare: Biro o birë kërcu ; C`deshe qe erdhe këtu; Vajti gjaku der ne gju; Gjak nga ne e gjak nga ju; O biro te pret jot ëmë; gjëme e rende qe e ka zënë; Unë te qaj se jam nene ;nenave zemra u dhemb…….”. …. Makabre ishte përcjellja e trupave te djemve dhe burrave vranishtiote te vrare nga gjermanet për ne fshatin Vranisht. Trupat e vdekur te tyre u sollën vetëm nga gratë e nënat e tyre te ngarkuara me tërkuzë dhe pa ndihmën e askujt. Ja si e përshkruan këtë tragjedi kronikani poet i saj kohe, “Mësuesi i merituar”, Xhemil Veli Duka: “Qëllimi shtazës naziste , ish gjoja sikur morr hak. Po ne popull si përkiste te derdhte gjithe ate gjak…..” ….“S’harrohet as dite as nate; kur shihje ne fund te fshatit, Vargje-vargje vinin grate; Nga rruga me balte e Bratit…” ….”Gra e motra edhe nena; Sillnin njerëzit vrare e vdekur; Ngarkuar me kufoma; Benin AH! Me zemër djegur…..” Ja si përshkruhet kjo masakër edhe ne “Historikun e fshatit te Vranishtit” ne faqen 83 ,hartuar ne vitin 2011:…..”Askush nuk i ndihmoi ato te mjera,te paktën për transportin e trupave te vrare nga fshati i Bratajt ne Vranisht. Askush nuk shkoi me pas për te ngushëlluar ata njerëz fatkeq qe kishin humbur te dashurit e tyre. Ndihma e forcave partizane ne te gjithe etapat e masakrës, si edhe ne ate te dhjetorit 1943,çuditërisht mungoi ne te gjitha drejtimet si:zbulimi, vrojtimi, lajmërimi, mbrojtja ,nxjerrja nga kurthi,mbartja e te vrarëve nga Bratajt, përcjellja për ne banesën e fundit etj….”.Prandaj ne Vranisht vazhdon te pyetet: – Ku ishte roli i komandantit te mbrojtjes te fshatit I.A. Lamaj? Ku ishte roli i komandantit te çetës partizane te fshatit M.Saliu ?. Ja se ç’fare shkruan i mbijetuari i masakrës Xhemil Demo ne librin me kujtime: “Pse u vra pararoja gjermane duke i zëne prite ne te pabese?!. Kush dhe me ç’urdhër u qellua nga ku u vranë 11 gjermane kur ata nuk kishin prekur asgjë? Kush u be sebep qe e pësoi tragjikisht gjithe fshati? Pse ata organizatore nuk menduan pasojat? Pse asnjëherë nuk është kujtuar dhe diskutuar ky problem? Ata qe organizuan këtë aksion nuk morën asnje gjemb ne këmbë!? Ne se nuk do ishte qëlluar pa shkak pararoja dhe mbi te gjitha brenda fshatit,nuk do te kishin ardhur pasojat ne njerëz dhe ekonominë e vranishnjoteve….(Marre nga libri i Xhemil Demos,faqe 10). Dhe me poshtë Xhemil Demo vazhdon : ….” Pse nuk u sulmua ushtria gjermane ate nate qe rrethoi fshatin, apo te nesërmen , kur po largohej nga Vranishti?! … Ky operacion qe vetëm për tu hakmarrë ne Vranisht,gjermanet kaluan nga Vranishti ne Brataj dhe me tej ne bazat e tyre,pa prekur asgjë ne te gjithe zonën apo ne ndonje fshat…” Pra vlerësimi ka qene dhe është se është bëre faj nga pikëpamja ushtarake vrasja e pararojës ne qendrën e banuar,e cila u kthye ne shkakun e vrasjes se 68 burrave dhe grave te pafajshëm te shoqëruar me djegien e 250 shtëpive. Vlen te sqarohet shkruan z.Bardhosh Mici se çeta partizane e Vranishtit gjate kesaj masakre ishte vetëm 3 km mbi fshat,strehuar ne shpella e konakë dhe nuk beri asnje levizje. Grate heroina te Vranishtit treguan akte heroizmi dhe mbi jetuan. Ngritën shtëpitë e djegura,rriten femijet jetime dhe e përballuan jetën me dinjitet. Vranishti u kthye ne nje Borova te dyte shqiptare. Ndërsa djemtë partizane te tij te inkuadruar ne Brigadën e 5-te sulmuese dhe njësi e reparte të tjera vazhduan luftën çlirimtare deri ne Kosove. Me dhjetra dëshmorë te rene ne lufte me nazistet,me ne krye heroin e populli Hysen Cino, komandantin e batalionit te trete. Koha dhe historia mbi bazën e argumenteve ,qofte edhe me vonese, pa mëshirë, por edhe me bujari dikujt i hedh hije zbehëse, dikujt I heq pluhurin e harresës dhe secilit i jep vendin e tij. Kështu , shumica e te rënëve te masakrës se Vranishtit mbas kalimit ne sistemin demokratik morën titullin e merituar “Dëshmor i Atdheut”,titull te cilin me plotësimin e dokumentave nga pasardhësit e tyre po e marrin te gjithe. Ndërsa ne qendër te fshatit është vendosur promemoria e dëshmorëve te masakrës naziste te 9-10 Shkurtit 1944.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë