BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

99 vite nga vdekja Heroit të Popullit Bajram Curri

99 vite nga vdekja Heroit të Popullit Bajram Curri

Si dje më 29 Mars 1925, si sot e 99 vite më parë, u vra, Tribuni i Vegjëlisë, Heroi i Popullit Bajram Curri në Shpellën e Dragobisë. Bajram Curri mbetet një patriot i madh i shqiptarisë dhe i luftës për lirinë e Kosovës. Ka qënë udhëheqës, politikan që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare. U lind në Krushë të Madhe të Rahovecit, derisa familja e tij po dërgohej në burg të Prizrenit. Currët njiheshin si zotní, titullin deri tek Bajrami e patën Agë. Kjo familje kishte me trashëgim titullin vojvodë për bajrakët Krasniqe, Nikaj e Mërtur. Nga pozitat tradicionale të familjes në Malësinë e Gjakovës, si për kundërshtitë ndaj Kryezinjve, u emërua komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundmi kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900, udhëheqës i lëvizjes në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga tribunët popullorë që theu forcat osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912, dhe në Fushë Kosovë. Me Hasan Prishtinën në krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Më 1914 mori pjesë në qëndresën kundër Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Po ashtu me Hasan Prishtinën, Ahmet Zogun dhe isa Boletinin ishin organizatorë të kryengritjes antiserbe të vitit 1915. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" dhe u bë një nga veprimtarët e saj kryesorë. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura. Udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste në Shqipërinë e Mesme dhe gjithashtu bashkëpunoi me Zogun kundër lëvizjes separatiste të Republikës së Mirditës. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë pesëditore Prishtina. Pas qeverive të dhjetorit dhe formimit të kabinetit Ypi, me min. të Brendshëm Zogun, iu dha titulli i kolonelit të nderit. E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetësisë në kufirin perëndimor shqiptar të Kosovës. Në vend të kësaj, mblodhi qindra kosovarë rreth vetes, mori Pukën dhe po bëhej gati të marshonte drejt Shkodrës, bashkë me Elez isuf Ndreun në marsin e 1922. Në krye të 2 mijë vetëve, Bajram Curri u ndal në Va të Dejës, ku kërkoi bisedime me qeverinë, por nuk vazhdoi pasi nuk mori besën e parisë shkodrane dhe për këtë e la të vetëm Ndreun. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bëri të mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falë ndërhyrjes dhe ndikimit të tij në prefekturën e Kosovës.

Përkrahu Lëvizjen e qershorit më 1924, duke nisur që më 24 maj fillimin e lëvizjes së armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumën si qendër e pref. së Kosovës. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë me Nolin, Prishtinën e Gurakuqin, të cilët i paraqitën Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur mbretëria jugosllave. Më pas, megjithëse kontribues në kryengritje, qeveria revolucionare e nxori në pension. Shpresonte që të përfaqësohej me njerëzit e vet në qeverinë e Nolit, dhe që sekretari i tij të bëhej ministër Arsimi, por Niman Ferizi u emërua prefekt i Beratit. U tërhoq në Dragobi, i prekur në sedër nga mosmirënjohja e mospërfillja (Bajram Curri - Wikipedia) Zhvillimet politike konfliktuale, ku nuk munguan dhe lëvizjet e armatosura i pozicionuan në kampe të kundërta Ahmet Zogun dhe Bajram Currin. Tradita gojore evidenton si shkak të ftohjes së tyre edhe martesën e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut; familjet Curri dhe Kryeziu kishin trashëguar një histori konfliktesh ndërmjet tyre. Nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e veprimit të armatosur kundër institucioneve shtetërore shqiptare. ishte një ndër protagonistët kryesorë në lëvizjen e vitit 1923 dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit (24 dhjetor 1924), u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit të Krasniqes, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit legjitim në Tiranë. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë (Si u vra 96 vite më parë “Heroi i Popullit” Bajram Curri | Gazeta Telegraf). Marenglen Verli është një nga historianët më të vjetër tanët, që është marrë me problemin kosovar. Prej tij kemi përcaktime më institucionale për heroin: i pakthyeshëm dhe gjithnjë në krye të forcave popullore, u përlesh me ushtritë pushtuese serbo-malazeze në Plavë e në Guci, në Krasniqe e në Gash. Trimat që e shoqëronin gjatë gjithë jetës në shi e borë Bajram Currin, ishin Shefqet Draga, Met Veseli, Qerim Balia, Isuf Rexha dhe të tjerë luftëtarë tropojanë. Më 29 mars 1925 Bajram Currin e vrau pabesisht ( u vetvra) regjimi kriminal i Ahmet Zogut me në krye xhandarin Kadri Mehmeti, tek Shpella e Dragobisë (mbas Kullote, Maja e Bjeshkës-Kullota) Bajram Curri që kishte luftuar aq shumë për lirinë e popullit shqiptar, përherë të parë dhe të fundit, e pa veten të rrethuar nga xhandarët. Zogistët e parë që erdhën e pyetën do të lidhesh apo do të vdesësh. Trimi Bajram Curri iu përgjigj xhandarëve me këto fjalë: “ …mua s’më ka lidh as krajl, as mbret e jo me më lidh Kadri Mehmeti”. Pas këtyre fjalëve Heroi u nda nga jeta, siç thotë Fan Noli në elegjinë që i kushtoi, si “ div dragua i Dragobisë”. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më pas e pati nder ta zgjidhte atë si anëtar të vetin dhe t’i ngarkonte detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinë e Malësisë së Veriut. Bashkon parinë e Gashit e të Krasniqes që kishin më tepër se 10 vjet armiqësi, bën kuvende e lidh besë midis krahinave, midis Nikaj-Merturit, Shalës e Postribes, vendos bashkëpunimin me qarqet antizogiste në Shkodër (Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot për të? - Telegrafi -Telegrafi). Me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924 trupat e Zogut nuk u përballën me njerëzit e Currit. Letrat e Zogut, ku i shkruante për t'u larguar përkohësisht nga Shqipëria, Curri nuk i pranonte. Mes kërkesave të palës për mosprekjen e Currit dhe Kryezinjve që donin të merrnin hakun, Hasan bej Kryeziu si prefekt i Krumës mobilizoi xhandarët për ta ndjekur, deri atëherë kur u vetëvra më 29 mars 1925. I rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe pa shpresë shpëtimi, Bajram Curri vrau veten më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë (Tropojë). Më 30 mars 1925, nga bjeshkët e Dragobisë, komandanti i kompanisë së xhandarmërisë që realizoi operacionin, nëntoger Kadri Malësia (Mustafa), njoftoi telegrafisht Tiranën: “U lajmërojmë se në një luftë të përgjakshme i arratisuni i quejtuni anmik i shtetit shqiptar Bajram Beg Curri u vra dekun dhe i arratisuni Shefqet Draga u zu rob .Varrimi u bë në Krumë. ``Janë plot 2000 veta që e përcjellin në Krumë ku varroset me nderime shtetërore. Disi me ironi “Politika” e Beogradit pak ditë më vonë do të shkruaj duke aluduar për benjamimin e vet Zogun, sesi ka mundësi ta ketë vrarë qeveria e tij, kur autoritet i bëjnë ceremonialin.Varrimi i tij u bë në prani të autoriteteve shtetërore dhe sipas riteve fetare`` (Historia dhe raportimi i rrallë për vdekjen e Bajram Currit (kultplus.com). Më 1926 u vendos t'i jepej pension familjeve të Bajramit dhe të nipit, Hysni Currit, për shërbimin e tyre ushtarak. Mikut të tij ngushtë dhe bashkëluftëtar i tij, Fan Noli i kushtoi një vjershë të shkëlqyer dy strofat më të bukura janë më poshtë:

O Bajram, bajrak i gjallë,

More nam me gjak në ballë,

Te një shpell' e Dragobisë,

Yll i rrall' i burrërisë.

Thon' u-shtri e thon' u-vra,

Po ti s'vdiqe, or Baba,

As te shkëmb' i Dragobisë,

As te zëmr' e Djalërisë.

Pas Vdekjes Kuvendi Popullor i dha Bajram Currit titullin `Hero i Popullit Shqiptar dhe për nder të tij u vendos edhe emri i qytetit - qyteti Bajram Curri.