BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

A duhet që Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë të administrohen nga KOASH Shqiptar?

A duhet që Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë të

Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 117 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar si Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë.  Duke patur një Popullsi prej 1.8 milionë banorë nga të cilët rreth 100.000 janë serbë sipas Censusit të vitit 2011, po pritet të realizohet Censusi i vitit 2024 që ka nisur që nga 5 prilli i këtij viti.

-Pak Histori e Religjioneve në Kosovë

Historia e Kristianizmit në Kosovë ka nisur herët në shek e parë e.s, madje që në fillimet e saj gjatë pushtimit romak në gadishullin ilirik, kur Shën Pali mbriti në Durrës dhe Apolloni. Me ndarjen e Perandorisë Romakë të atë të Lindjes apo Bizantine me qendër në Kostandinopojë me Perandorin e parë Ilir nga Nishi, Kostandini i Parë 306–337, Kosova që në atë kohë quhej Dardania ashtu si dhe Arbëria dhe Epiri u përfshinë në ritin lindor fetar ortodoks kurse disa qytetenë Perëndim të Arbërisë dhe Epirit patën ritin perëndimor katolik të kombinuar me atë lindor në varësi të pushtimeve. Me ardhjen e popullsisë sllave të jugut në shek vi, edhe sllavët morën të njëjtën fe si dhe banorët vëndalinj shumica morën ritin lindor dhe pjesa perëndimore afër bregdetit adriatik patën rit katolik. Kështu popullsia jo slave Dardane, arbër dhe epirotë si dhe sllavët patën të njëjtën fe sipas linjës së Teodosit pas vitit 395 e.s., (Perandori Theodosius I); në perëndim katolikë (kroatët dhe dardanët) në lindje orthodoksët (serbët, dardanët, arbërit dhe Epiri). Shumica e Kishave dhe Manastireve u ndërtuan në fillim nga dardanët dhe arbëri, dhe pas ardhjes së sllavëve kishte dhe kisha serbe dhe darddane të kombinuara sepse nuk kishte etni të përcaktuara dhe martesat ishin të përziera për shkak të feve të njëjta, porse shkrimi sllav dominoi në këto treva kurse shkrim latin dominoi në zonat bregdetare katolike. Pas qershorit të vitit 1389 kur Perandoria osmane mundi koalicionin ballkanik të përbërë nga arbër, dardanë, serbë,bullgarë, Kosova ra nën sundimin Osman, dhe që aty mori emrin sepse Car Llazari fushën e Mjelmave ku u bë beteja, e quajti Koso-vo polje (serbisht), dhe osmanët e e quajtën ashtu sipas thënieve të serbve dhe kështu mbeti edhe sot e kësaj dite. Pas vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar Skënderbeu, një pjesë e madhe e dardanëve dhe arbërve orthodoksë që mbetën në ato treva, për të ruajtur fenë dhe pronat (por brezat e mëvonshëm harruan gjuhën), i u afruan afër kishës serbe, sepse ajo kishte marrë leje nga Sulltani për të mbijetuar me disa kushte por kishte të drejtë të ruante pronat dhe fenë duke paguar taksë. Dardanë dhe arbërit që i u afruan kishës serbe, u quajtën shkie nga shqipfolësit dhe dardanët arbërërit që u konvertuan në islam. Kjo shkaktoi një konflikt të vazhdueshëm për pronat ku baza ishte edhe përplasja fetare. Shfuqizimi në vitin 1766 i patriarkanës ortodokse serbe në Pejë (Pejë) nga osmanët, e zvogëloi ndjeshëm rëndësinë e Kosovës si qendër kulturore serbe. Sot serbët pretendojnë se janë vetëm kisha serbe duke mohuar të kaluarën, para se ata të vinin në gadishullin ilirik, sepse fenë e morën nga vëndalinjtë e atëhershëm. Pas shkatërrimit të Perandorisë osmane, shteti serb u bë i fuqishëm pasi mori tokat e shqiptarëve Kosovën, Metohinë (Dukagjinin), dhe pjesët që ka sot Maqedonia, duke përvehtësuar edhe trashëgiminë e vjetër fetare të dardanëve, arbërve, të cilët ndërtuan dhe u lutën në kishat e ritit lindor së bashku me serbët. Nga pushtimi serb në 1878 e deri më 1999, Kosova dhe popullsia shqiptare mbeti pa të drejtat themelore të njeriut dhe të pronave. Vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s , Kosova u bë shtet. Sot, në tërë Kosovën ka 42 kisha orthodokse. Kosova ka 156 manastire dhe shumë kisha, dhe manastire ortodokse serbe, nga të cilat tre janë objekte të trashëgimisë botërore të Serbisë si monumente mesjetare në Kosovë: Manastiri Patriarkal i Pejës, Visoki Deçani, Zoja e Ljevishit dhe Graçanica. Kisha më e vjetër që njohim në Kosovë është kisha e Ulpianës, e cila daton në shekullin IV-V (para se të vinin sllavët e jugut). Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë, edhe pse disa janë të krishterë (ortodoksë, katolikë ose protestantë). Pothuajse të gjithë serbët e Kosovës i përkasin KOS-it (kisha ortodokse serbe). Shumica e ashkalive, boshnjakëve, egjiptianëve, goranëve, romëve dhe turqve etnikë janë gjithashtu myslimanë, ndërsa shumica e malazezëve etnikë dhe disa romë janë të krishterë ortodoksë. Popullsia serbe, e llogaritur në 140,000 njerëz, është kryesisht ortodokse serbe.

Dhjetra kisha u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan155 kisha ortodokse serbe u shkatërruan nga shqiptarët e Kosovës ndërmjet qershorit 1999 dhe marsit 2004, pas përfundimit të qeverisjes serbe në vitin 1999, dhe 35 të tjera u dëmtuan në javën e dhunës shqiptare në mars 2004. Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. Ky fakt u bë argument bazë i serbëve për të kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve të Kosovës se kishat orthodokse serbe kanë qenë dikur jo serbe por Dardane dhe Arbër. Aktualisht ekziston një konflikt fetar i fshehur në Kosovë, konflikt që ka ngjyrime të theksuara politike. Ka një numër të panjohur të shqiptarëve ortodoksë, por shumica prej tyre nuk duan t'ia tregojnë publikut fenë e tyre, për faktin se do të kërcënohen, edhe rezultati fetar i Kosovës është 2/4, që nuk është perfekt, krahasuar. tek shqiptarët duke dominuar me 4/4. Por në Kosovë ka edhe kisha Protestante e Kosovës (dhe Kisha Protestante Shqiptare) u themelua nga Gjerasim Qiriazi por ka pasur përpjekje protestante më parë. Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj ishte një institucion me bazë protestante që synonte Perandorinë Osmane. Rreth 93 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë etnikë. Në 7 përqindëshin tjetër përfshihen boshnjakët, serbët, turqit, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët dhe romët. Kisha Katolike ka një popullsi në Kosovë prej rreth 65,000 banorësh në një rajon prej rreth 2 milionë banorësh.60,000 të tjerë katolikë kosovarë janë jashtë rajonit, kryesisht për punë. Ata janë kryesisht shqiptarë etnikë, me pak kroatë. Dioqeza Prizren-Prishtinë (deri më 5 shtator 2018, Administratë Apostolike e Prizrenit) është rrethi kishtar i Kishës Katolike në Kosovë. Ai ka qendër qytetin e Prizrenit. Peshkopi Dodë Gjergji shërben si peshkop dioqezan që nga viti 2019. Që nga viti 2019, Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën si shtet sovran.

 

-Përse Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë do të mund të administrohen në KOASH-i shqiptar?

Ky opsion mund të jetë mundësia më e mirë për të ruajtur trashëgiminë religjioze dhe kulturore të Kosovës duke qenë se Kisha Orthodokse Serbe është e politizuar dhe mund të pengojë qetësimin e situatës fetare në Kosovë. Përse e them këtë? Së pari, kjo mund të shpjegohet se në Shqipëri ka një bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer fetare, dhe një nga promotorët e kësaj bashkëjetesë dhe tolerancë maksimale fetare është komuniteti shqiptar orthodox i drejtuar nga KOASH pavarësisht se kush mund të jetë në krye sot ose nesër, së bashku edhe me fetë e tjera: myslimane dhe katolike gjë që e cila mund të realizohet edhe në Kosovë, nëse Kisha do të jetë e drejtuar nga KOASH. Së dyti ka një argument të fortë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mund të administroje dhe të drejtojë jetën religjioze orthodokse të pakicave në Kosovë sepse historikisht, dardanët dhe arbërit orthodoksë të Kosovës , ata që u quajtën shkie gjatë pushtimit Osman pas vdekjes së Skënderbeut e deri më28 nëntor 1912, patën një Shënjtore arbër të cilës i faleshin dhe i luteshin në ato kisha serbe; dhe kjo ishte Shënjtorja Angjelina Arianiti kunata e Skënderbeut dhe bija e Gjergj Arianitit, një pjesë e lipsanit të saj gjendet në Manastirin e Krushedolit Serbi. Ajo përkujtohet çdo 30 korrik, si në Serbi ashtu dhe në Shqipëri, pavarësisht se KOASH-i ynë harroi të përkujtojë 500 vjetorin e vdekjes së saj në 2020 (vdekur në 30 korrik 1520). Së treti kalimi i kishave dhe manastireve orthodokse të Kosovës në administrimin e KOASH-it shqiptar do të mundësonte jo vetëm qetësimin social dhe zbutjen e armiqësive fetare por do të krijonte edhe precedent për të hequr frikën e shqiptarëve të Kosovës që dikur ishin orthodoksë por sot kanë frikë të shprehen nga shkaku i dhunës, sepse ka plot serbe me prejardhje shqiptare përveç shkijeve të cilët janë serbizuar nga shek XVIII- XIX si në fshatin Vitomiricë, fshatin Korishë komuna e Prizrenit dhe arnaute e fisit të kabashëve, në Prishtinë, Kolovicë, fshatrat e komunës së Gilanit, madje mbiemra që janë shqiptarë por që u janë shtuar prapashtesat `iç` ose `viç` si Brego-viç, Dac-iç, Arnauto-viç, Kapedano-viç, etj, etj. Së katërti, sa për Maqedoninë ku elementi Kristian shqiptar është më i evidentuar si në komunën e Rekës dhe dikur nga Vilajeti i Manastirit ku dhe u mbajt Kongresi i gjuhës Shqipe ne 1908, si dhe të dhënat nga Josif Bagëri një përfaqësues i shquar i lëvizjes atdhetare, por ky Problem për Maqedoninë mund të zgjidhet edhe me një marrëveshje midis KOASH shqiptar dhe Kishës Autonome Maqedonase e cila duhet të lejojë predikimet në shqip në Kishat e saj sepse edhe fenomeni i sllavizmit bullgar në Maqedoni ka qenë i njëjtë si dhe në Serbi për Arbër&Epirotët që ruajtën pronat dhe fenë por humbën etninë. Këtë e vërteton edhe debate nëse janë bullgarë maqedonasit ku përfaqësuesit e shtetit maqedonas e ndjejnë veten maqedonas dhe jo bullgarë megjithëse flasin të njëjtën gjuhë dhe kjo nga që po ti `gërvishtësh` pak maqedonasit dalin arbër&epirotë të sllavizuar… Nuk jam dakort me z, Dritan Tali kur thotë që të Quhet Kisha Orthodokse e Kosovës, sepse nuk ka baza ligjore, por se do të ishte me të vërtetë juridike dhe më e drejtë që kishat dhe manastiret orthodokse që gjenden në Kosove pavarësisht se janë nën juridiksionin e KOS, mund të kalojnë në juridiksionin e KOASH shqiptar për arsyet që përmenda më sipër. Në përfundim mund të them se ky opsion për Kishat dhe Manastirët orthodokse të Kosovës mund të administrohen nga KOASH i Shqipërisë, dhe kjo do të ulte tensionet religjioze dhe urrejtjen fetare midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.