Nga Ylli Meçe
Mos u çuditni dhe askush te mos bëjë habinë duke vendosur duart ne faqe sikur të ketë ndodhur ndonjë gjëmë e madhe, pra që se si është e mundur që ky artikullshkrues, pa pikë ndroje, aq më tepër teksa sot “Shqipëria aspiron për demokraci” na del këtu dhe na bënë propagandë marksiste?! Kjo nuk është aspak e vërtetë që këtë propagandë e bëj unë, por është vet sistemi kapitalist i instaluar në Shqipëri i cili vërteton katerciperisht tezat e Marksit mbi shfrytëzimin kapitalist dhe se është po vet ky sistem, që jo vetëm nuk mundet ti fshehë plagët që po e çojnë drejt katastrofës katastrofë kjo që ja ka përcaktuar historia, por ai po manifeston pikërisht po ato tipare te cilat i kish parashikuar Marksi këtu e nje shekull e gjysëm më parë . Profesori i universitetit ne Angli dhe ish ministri i ekonomi- financës se Greqisë Jani Varofakis pa as më të voglën mëdyshje deklaron se te gjitha ato çka shkruar Marksi me përjashtime shume te vogla e te pa rëndësishme i ka vërtetuar katerciperisht koha. Borgjezët e mesëm tronditen shume kur mendojnë se kapitalizmi dhe zëvendësohet ne mënyrë te pa diskutueshme nga komunizmi, pa e kuptuar aspak thelbin e marksizmit si teori dhe praktike revolucionare e cila bën përmbysjen e madhe te marrëdhënieve kapitaliste sidomos këtë ne fazën e fundit te tij ne imperializëm. Po pse pikërisht ne imperializëm?! Sepse imperializmi, jo vetëm bën koncentrimin e kapitalit mall- para, por ai krijon dhe kushtet e ekonomisë globale te lidhura e te ndërvarura me njera tjetrën dhe ashtu sikurse koncentrohet ky kapital, po ashtu koncentrohen dhe shtete duke formuar perandori të mëdha kontinentale te cilat herë a herës janë në unitet me njëra tjetrën dhe hera herës ne kontrakdita te ashpra po me njëra-tjetrën. Nëse në të ardhmen do të ndodhin luftëra botërore shkaktar i tyre jane perandoritë e mëdha imperialiste sikurse jane Evropa..Rusia..Amerika..Kina.. India apo dhe disa te tjera qe aspirojnë për të qenë superfuqi dhe luftën nuk e bëjnë aspak presidentet e këtyre vendeve, sado agresivë të jenë, por e bën rivaliteti për tregje e zona influence. Lufta e parë botërore solli aleanca trepaleshte midis Austro – Hungarisë e Gjermanisë ( me vonë dhe Italia) nga njëra anë…dhe nga ana tjetër Anglia Franca e Rusia( paçka se kjo e fundit ne vitin 1917 u tërhoq nga aleanca për shkak te Revolucionit bolshevik te Leninit). Pra kjo luftë ishte nje luftë ndërimperialiste për zgjerim territoresh, por nga kjo luftë lindi pre herë të parë dhe shteti i proletarëve që kurrë në historinë e njerëzimit nuk ishte parë ndonje herë. Lufta e dytë e përbotshme dhe kjo ishte nje luftë imperialiste e filluar nga vet imperializmi gjerman i cili ishte “dënuar” gjate luftës së parë dhe që ishin bere shumë kufizime gjë që e pengonte shume ekonominë gjermane. Do të duhej nje A.Hitler te ulërinte si i marrë “për të çuar ne vend nderin dhe dinjitetin e Gjermanisë se neperkembur”. Qellmi, nuk ishte thjeshte për te vene ne vend nderin e nje kombi, por Gjermania duhej te behej kombi i cili duhej te sundonte boten. Po çuditërisht lufta dhe fitorja mbi nazi-fashizmin solli shume vende qe mbas çlirimit ato kaluan direkt ne nje sistem tjetër politik ne nje sistem te demokracive popullore dhe rrugës drejt socializmit. Këto janë fakte të dukshme dhe te pakundërshtueshme historike, sepse është dhe tjetër gjë , qe ato nuk munden dot ta përballonin ekspansionin ekonomik dhe diversionin ideologjik te te gjithe botes kapitaliste e imperialiste, sepse ne fund te fundit ne luftën për fitore midis dy sistemeve te kundërta midis kapitalizmit dhe socializmit do te triumfonte ai rend ekonomiko shoqëror i cili do te kish rendimentin e punës me te larte. Këtë e patën deklaruar dhe vet udhëheqësit e vendeve socialiste. Rezultoi qe rendimentin e punës me te larte ne te dy këto sisteme te kundërta ekonomiko- shoqërore e kish kapitalizmi dhe imperializmi. Mos vallë kjo do te thotë se dhe sikur te tentohet përsëri për nje sheqeri te barabarte nuk u dashka ndërmarrë nje hap i tille sepse rendimentin e punës me te larte e ka kapitalizmi ?! Jo ! Kjo është nje teze e gabuar sepse defektet e ish vendeve socialiste qëndronin pikërisht ne nënvleftësimin e faktorit ideologjik, duke ju futur dhe garës se armatimeve ata e nënvleftësonin presionin e madh politik dhe ekonomik dhe kjo beri që nje pjesë e udhëheqjeve te partive por dhe vet partitë e tyre ru frikësuan disa te tjera rranë ne gabime te mëdha ideologjike ato u burokratizuan dhe nga “shërbëtore te masave” u kthyen ne”zotërinj te masave “ por jo kapitalistë të mirëfilltë me prona te trashëguara dhe me fabrika ku shfrytëzonin krahun e punëtorit, por me triskën e komunistit në xhep te cilët me teorinë dhe praktiken e tyre i çuan këto vende drejt kapitalizmit, i çuan keto vende deri ne atë pike, sa qe dhe vet klasa punëtore u çorodit aq shumë sa qe humbi besimin te Partitë Komuniste. Po mos vallë ky është komunizmi i Marksit dhe kështu do te përfundonte çdo revolucion leninist?! Nëse do të ish kështu, atëhere do të ishte e kotë të luftohej për nje jetë tjetër pa shtypje e shfrytëzim klasor. Nese do të ish kështu ne djall dhe librat e marksizmit dhe teoritë revolucionare të Leninit ! Por ja qe absolutisht që nuk është ashtu , sepse tradhtia qe mund tu behet idealeve, apo dhe rrugët e shtrembëta e jo të drejta qe mund te ndiqen nuk do te thotë se i tillë na qenka “Kapitali “ i Marksit, se ..”Revolucioni leninist” qenka nje aventurë e kote qe shkakton gjakderdhje. Jo absolutisht qe jo! Degjenerimi i Partive komuniste dhe largimi nga rruga revolucionare e Marksit dhe kalimi ne “mënyre paqësore ne rrugën kapitaliste” vërteton edhe nje here ligjësitë ekonomike janë përcaktuese. Kjo do të thotë se nëse ne këtyre ligjësive nuk u përmbahemi me rigorozitet atëherë prona socialiste degjeneron dhe degjenerimi i parë i saj manifestohet me sasinë dhe cilësinë e dobët ne njësinë e kohës duke mos ecur paralelisht me revolucionin tekniko- shkencor. Ja pse kapitulluan njëra mbas tjetrës shume vende te ish bashkësisë socialiste, ja pse dhe vet R. Alia si nje autor dhe aktor kryesor i “Tradhtisë së madhe” e deklaroi jo vetëm hapur kalimin ne kapitalizëm por ajo që është dhe ngelet turpi më i madh i historisë është deklarate e tij se.. “Me kalimin ne ekonominë e tregut kapitalistet e rinj do te jemi ne, ne ish komunistet dhe kurrë s’kemi për t’jua u dorëzuar pushtetin klasës qe përmbysëm”. Më hipokriti i cili derdhte lot mbi arkivolin e Enverit dhe betohej pre rrugën e vazhdimësisë. Mjerani nuk e kuptoi se ai dhe kasta e tradhtisë qe e shoqëroi ne Kongresin e 10 te PS…përmbysi gjithe fitoret dhe pikërisht jua u dorëzoi pushtetin borgjezisë së re, asaj borgjezi e cila si rezultat i tradhtisë dhe degjenerimit material, moral e shpirtëror vinin nga komunizmi. Pra “Kapitali” i Marksit ne aspektin filozik është nje uragan i madh nje furtunë që paralajmëron rënien e pashmageshme te kapitalizmit dhe imperializmit, por ky “Kapital” ( ky libër kaq i mallkuar qe tmerron borgjezinë) për here te pare u bë jo vetëm mallkim për kapitalizmin dhe imperializmin, por ky “Kapital” mbase pa e ditur dhe vet Marksi do te behej nje mallkim për degjenerimi e gjithe atyre partive dhe komunisteve te cilët devijuan, tradhtuan dhe ju larguan aspiratave te popujve te tyre. Ka me shume se 150 vjet qe Marksi e shkroi këtë libër. Mbase atij kurrë nuk do ti shkonte ndërmend se do te kish dhe Parti Komuniste qe do e nëpërkëmbin mendimin e tij ne fushën e ekonomisë dhe te filozofisë materialiste. Atij kurrë nuk mund ti shkonte nder mend se vendi me tipik i shfaqjes se tipareve thelbësore te kapitalizmit klasik do te ishte Shqipëria vendi nga ku për hir te”demokracisë se vërtetë te munguar” do të kthehej ne nje anarko shtet ..”që nuk e merr vesh qeni të zonë”, ne nje shtet ku klasa e përmbysur e bejlerëve dhe agallarëve të dikurshëm para çlirimit apo dhe borgjezëve te Lumo Skendos apo dhe kapedanë te tipit Rrem Bajraktari dhe E.Toptani , do të njehsoheshin me Sali Baben me dyzet e kusur hajdutë, me aventuriere si Nano narkoza, me trima kokë mendje shtrembër si Meta, me aventuriere si Ramë karagjozi etj..etj. Kemi me shumë se tre dekada qe plaga e hemorragjisë dhe rrjedhjes së rinisë shqiptare nëpër Evropë s’ka te ndalur, ashtu sikurse s’kanë te ndalur vrasjet qe shteti u bën shtetasve te vet, jemi populli me i varfër i Evropës qe vidhemi nate e dite qe na pine gjakun, qe na vrasin ne mes te bulevardit, qe na mbytin ne Otranto sikur te jemi fëmijë jetimë, qe na pushkatojnë ne mes te bulevardit, qe na kurverojne si te duan e kur te duan qe na kanosin me dy kushtetuta njëra e xha Saliut dhe tjetra e Lekës se Dukagjinit.
E papritur/ Ndahet çifti i shumëpërfolur i Big Brother Vip 3
Pas mbarimit te BBV, u ve re mes nje afrimiteti mes Drini Zeqos dhe Dea Vierit. Shpesh ne rrjet u...
Lexo më shumë