BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Opinion / Editorial

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel,

Sulmi kundër një institucioni mediatik kombëtar më i fuqishmi në vend, në çfarëdo rrethanash është një akt kriminal i rëndë the i patolerueshëm. Ajo që është tragjike, nuk janë plumbat kundër xhamave dhe kangjellave, por humbja e jetës së punonjësit të sigurisë së objektit të Top Channel.

Sulmi me breshëri kundër xhamave të objektit të Top Channel, në mendimin tim, nuk ishte sulm kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë, pasi po të ishte ky qëllimi, nuk do të lëshohej breshëri në fasadë, por do të hyhej brenda dhe do qëllohej te gazetarët. Fjala në Shqipëri sot, është aq e lirë, sa e ka kaluar lirinë e fjalës deri në atë masë inflancionuese sa nuk ka më vlerë as rëndësia e fjalës dhe as vlera e saj.
Mendoj se sulmi kundër Top Channel ka të bëjë me hesape marrëdhëniesh të aferave të pronarëve të mediave me grupe interesash, trojesh, mardhëniesh financiare dhe deri trafiqe… rrugë me të cilën ka nisur udhën Top Channel dhe media të tjera duke përdorur pushtetin mediatik si pazmore të bizneseve të pista në aleancë me pushtetet e korruptuara duke u shpërblyer nga këto pushtete me punë publike, tendera reklama. Media, duke i dalë në krah pushteteve të radhës për përfitimet e radhës së pushteteve, kur i prishen pazaret dhe shteti përdor forcën nëpërmjet ligjit seleksionues të prishjes marrëdhënieve me nje media që ndërton pa leje, shfrytëzon toka publike dhe merr ato deri dhe prona private me fuqinë e “pushtetit të katërt” per t’i shërbyer pushtetit korruptiv dhe kriminal që pushteti i ka shpërblyer me sherbime klienteliste siç thashë më lart, aty nxirret “gjethja e fikut” së fjales së lirë!

Pjesa më e madhe e pronarëve të medias që nuk kanë asnjë lidhje me median dhe gazetarinë, e mandej ka dhe të tillë që as të shkruajnë nuk dinë, i kanë ndërtuar mediat si mjet pressioni ndaj pushteteve të inkriminuara dhe korruptuara për të shfrytëzuar në fovoret e bizneseve te pista te tyre dhe përfituar llokmën nga pushtetet si klientelë e maskaradës pushtet-media, media-pushtet.
Në këtë frymë filluan të luajnë këtë skemë moderatorë emisionesh, portalesh, radiosh dhe gazetarë gjobaxhi. Kjo u bë mënyrë jetese dhe bandat kriminale, oligarkët financiarë të lidhur me krimin, pronarët e mediave, moderatorët the gazetarët gjobaxhi hidhnin vallen së bashku dhe i bënin presion njëri-tjetrit duke kërcyer dhe bërë jetë luksi, duke u botoksuar me këtë para kriminale. Litari këputet duke u trashur zullumi,- thotë populli.

Që media në Shqipëri në të përgjithshmen nuk ka lidhje me fjalën e lirë, apo me misionin e pushtetit të katërt që është informimi me publikun dhe transperenca me publikun, kjo tashmë është dukshëm dhe e qartë.

Fakti që në një Shqipëri me 28 mijë km katrorë dhe 2 milionë popullsi ka 20 televizione lajmesh, banaqe kafesh në 99% me emërime të huaja, 120 radio dhe 800 portale, tregon jo vetëm gjendjen e mjerë të medias, por edhe funksionimin piramidal të medias në Shqipëri. Pas rënies së piramidave financiare të Sudes, Xhaferrit, Popullit, pas diskretitimit të piramidave universitare tip Henri Çili, tashmë rradhën e ka rënia e piramidës mediatike e diskredituar në misionin e saj të informimit publik-kulturor.
Tashmë si lufta e bandave që bashkëpunojnë deri në një pikë dhe pastaj mundohen të eliminojnë njëri-tjetrin. Ketu ka arritur mardhënia pushtet-media-oligarki kriminale financiare në Shqipëri.

Hetimet e policisë së shtetit duhet të përqëndrohen në mardhëniet dhe transaksionet financiare të pronarëve të Top Channel, në pronat dhe konfliktet që kanë pronarët e këtij televizioni, jo për lirinë e fjalës dhe mbulimin me lirinë e fjalës kjo media dhe të tjera. Nje kontroll financiar i të gjitha mediave i nxjerr zbuluar si CROOKS of the freedom of speach.